Ben Blushi: Ramën duhet ta heqim si kryeministër, se ka vrarë… bletët!

17 Prill 2017, 11:06Politika TEMA

Ben Blushi ka dhënë një tjetër arsye ditën e sotme, përse sipas tij, Edi Rama nuk duhet të jetë më kryeministër.

Sipas Blushit, Rama ka vrarë bletët.

“Edi Rama do mbahet mend per shumë dëme që i ka bërë këtij vendi por një prej tyre është zhdukja e bletëve.

Nga mbiprodhimi dhe kultivimi masiv i kanabisit mësohet se afro 40 për qind e koshereve të vendit nuk i kanë rezistuar dot dehjes nga kullotat e hashashit dhe janë shfarosur.

Nga 360 mijë koshere bletësh që kishim vjet, këte vit kemi 140 mijë më pak.

Dëmi i llogaritur për bletërritësit shkon deri ne 60 milion euro.

A duhen më shumë arsye për ta hequr një Kryeministër që vret bletët?, shkruan Blushi.

15 komente në “Ben Blushi: Ramën duhet ta heqim si kryeministër, se ka vrarë… bletët!”

  1. Kritiku says:

    Blushit i paska ikur “bleta” me kohe dhe po flet sikur ka tymosur hashash. Shqiptareve ju eshte shtuar edhe nje psikopat, si puna e Berishes, qe flet rroklla-per-doklla dhe ky eshte Blushi. Vetem nje psikopak flet te tilla idiotesira.
    Keto idiotesira te dala keto dite nga injorantet e shkences, tregojne nivelin skandaloz te formimit intelektual te nje pjese e njerezve. Shoqata e bleterritesve, na paska dale me nje perfundim, qe humbja e bleteve e paska burimin tek mbjellja e hashashit. Vetem dikush qe sapo ka tymosur hashash mund te shikoje enderra te tilla me sy hapur Asnjeri nuk ka bere nje studim me baze shkencore, por dalin me perfundime te tilla qe jane vetem trillime. Dimri ishte shume i forte dhe shumica e bleterritesve nuk mori masat e duhura, duke i shperngulur diku, ku eshte pak me ngrohte. Ilaçi qe shume bleterrites perdorin, per vaksinimin e bleteve, nuk eshte kontrolluar, nese ka qene i cilesise se duhur. Bleta nuk “dehet” sepse mund te shkoje ne bime hashashi, ore Blush injoranti. Nese keto blete nuk e paskan kaluar dimrin, kjo do te thote qe shkaku kryesor duhet pare tek i ftohti. Hashash ne fushe nuk ka ne dimer, ore injorante.
    Por me problem se sa me keta tipa psikopate, si puna e Blushit, kemi gazetarine shqiptare, qe eshte ne nivelin skandaloz. Gazetaret nuk arrijne qe te dallojne se çfare eshte lajm i duhur per publikun dhe çfare eshte idiotesi. Nese keta gazetare, qe sjellin te tilla idiotesira, te dale nga goja e qelbur e Blushit, Berishes dhe e te tjereve shpellare, duan qe te mbushin gazetat me idiotesira, atehere u keshilloj qe te rrine gjithe diten perpara SHQUP-it dhe perpara ndonje spitali psikiatrik dhe aty kane shume “material gazetaresk”, qe iu pershtatet shijes se ketyre gazetareve analfabete funksionale.
    Na mbyten injorantet!

  2. Mr bean says:

    Po ti blusho je konsumator i rregullt qe sje dehur nga aroma e kanabisit ???

  3. drita says:

    Po mushkonjat i ka vrare, Blushi?

  4. ka’ edhe nje arsur tjerter per edin se po vret apo po shmang gomeret si puna e jote.dhe kjo eshte fatkeqsi e madhe se do ngelemi pa gomer politik qe jane me shumice.

  5. armand says:

    Edhe ty o Blush te kane ikur bletet nga kosherja. E zbuluam qe eshte faji i hashashit.
    Lum Shqipnia per Benet e saj.

  6. Ivan i madh says:

    Jo vetem kete o Blush karabush po edhe tjetera se ka rene shtimi i popullsise se burat e grate jane te dehura nga hashashi dhe se kane mendjen tek seksi. Pasaj vjen me radhe pakesimi i peshqeve te helmuar se jane hedhur tonelata hashash ne det nga trafikantet gjate ndjekjes ne det nga policia italiane e shqipetare. Prandaj te shkarkohet nje ore e me pare po ke te veme valle a e ben dot ti Blush o karabush.

  7. Briklona says:

    Uuuuuu, mortja qe nuk te ha!
    Nga shejtani qe ke ne bark, gjete arsye, pika qe s’te bie!

  8. BERISHA LARGOHU says:

    Ben, qenke shkrimtar idiot ?

  9. Rrok cubi says:

    Po ka mundesi qe te kene vdekur ato qe nuk e perballuan dot te ftohtin e ketij dimri,ato te lodhurat,si puna jote,pritet qe per ti verifikuar tamam te presim qershorin,mbasi ato qe dolen nga dimri dhe kulloten ne pranvere,duhet te japin mjalte ne qershor,po ti nuk je nga ato miza qe ben mjalte,prandaj nuk ke cfare te presesh nga ty.

  10. psst says:

    Mashtrues, Beni si Saliu e Luli, asnje ndryshim nga ata, bletet nuk helmohen nga kanabisi, sic nuk helmohen nga duhani, pasi mjalti i duhanit njihet boterisht. Dhe mendoni qe nikotina eshte helm qe perdoret si insekticid por prap bletet nuk i vret. O Blush ti vlen me pak se nje insekt, bletet jane punetore, ti s’je i afte per asgje. Video e bleteve neper sera kanabisi ne itali(te ndertuara qellimisht per te perftuar mjalt kanabisi): https://www.youtube.com/watch?v=xaMpbCEZqgs

  11. PASHUNI says:

    Me vjen keq per njerez te lexuar si edhe Ben Blushi qe te besojne se zhdukja e bleteve per vitin qe lame pas ka qene shkak bima e Hashashit.Hashashi si bime ben pjese ne grupin e bimeve anemofile qe pjalmimin(çiftezimin) midis bimes femer dhe mashkull e lot era .Pjalmi(poleni) permban gametofite (spermatozoidet) qe prodhohen nga lulet mashkullore dhe jane mjaft te imta te padushme nga syri i njeriut dhe per te realizuar pllenimin(fekondimin) duhet te transportohet tek lulja femerore.Bima e Hashashit permban vetem nje seks ose femeror ose mashkullor pra ka bime femrore dhe bime mashkullore.Pjalmi duhet te transportohet nga lulja mashkullore per tek lulja femerore tek kjo bime si edhe ne shume lloje bimesh te tjera kjo realizohet ne saj te eres duke e shperndare polenin ne distanca te gjata dhe jo te bleteve apo insekteve te tjera pjalmues.Ndertimi i luleve tek te gjitha bimet anemofile nuk i japin asnje shans pjalmuesve per te vizituar ato sepse bleta apo dhe pjalmues te tjere nuk marrin asnje shperblim prej ketyre bimeve,por te gjitha insektet pjalmues si edhe bleta kane marredhenie te ngushta vetem me bimet entomofile ato te cilat kane nevoje per transportin e polenit nga lulja mashkullore tek lulja femerore vetem nepermjet bleteve dhe insekteve te tjera pjalmuese te cilat e perdorin polenin per ushqimin e te vegjelve si dhe nektarin per energji
    Demtimi i madh i bleteve per vitin e kaluar ka te beje me semundjet ,me futjen e preparateve jo efikase,me mungesen e njohjes se sumundjeve etj

  12. Doni says:

    O blushi blidh perpara bletet e tua se te kan ikur nga kosheria e kokes o politikan per post.nuk eshte mire qe nje socialist te behet salinist se su be minister je i deshtuar ne te gjitha drejtimet.nje person qe tradheton kauzen shtepin e tij te nesermen tradheon dhe atdheun.

  13. mira says:

    Me gjithe respektin qe kam per Blushin, me habiti fakti qe beson injorantet. Une jam nga familje qe jane marre me rritje bletesh gjithe jeten breza te tere. Bleta nuk vdes nga hashashi dhe nga asnjelloj bime . Ajo e di instiktivisht se ku duhet te mbledhe nektar dhe pjalm. Bleta kur shkon tek duhani nuk vdes por mjalti del i hidhur. Bleta kete vit vdiq nga i ftohti. Kur temperatura zbret disa grade nen 0 bleterritesit e strehonin brenda shtepise. Gjithashtu te gjitha semundjet e bleteve trajtohen me medikamente te caktuara. Bleta vdes nga pesticidet qe perdor bujqesia. Dhe per kete arsye kur behen sperkatje me pesticide bleterrritesit i hapin kosheret afer mesdites. Blushi po kopjon Salen ! Fatkeqsisht !!??

  14. Flamuri says:

    Me zhdukjen e Bleteve kan probleme edhe shume vende Evropiane
    e jo veq Shqiperia zoteri Blushi

  15. Fari~hu says:

    Po,eshte e vertete qe dhe mund te kete shume vdekje ne blete kete vit nga qe beri shume dimer dhe eshte normale qe ato qe mund te kene qene te dobta,si puna jote dhe ngordhin,po tregus dhe test per to mbetet muaji qershor,se zakonisht ne qershor behet dhe vjelja e pare dhe duket prodhimi,gjthmone per bletet e kemi fjalen,jo per mizat se mizat kane destinacion tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje