Berisha dhe Basha tani do bërtasin: Amerikanë, larg duart nga Ballkani Perëndimor!

17 Prill 2017, 18:06Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

 

Tani e gjithë bota politike e ka të qartë një fakt: Ballkani Perëndimor është interes i dorës së parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe Shqipëria kërkohet të jetë aleati kryesor i tyrë në këtë zonë.

Këtë interes shihet që ka edhe Bashkimi Europian.

Po në Shqipëri çfarë po ndodh?

Në Shqipëri, ish pushtetarët e korruptuar jenë mbledhur në një një çadër dhe kërkojnë bllokimin e reformave antikorrupsion në Shqipëri dhe njëherësh edhe destabilizimin e Shqipërisë.

Në fakt, kjo është skema që ka projektuar për të shpëtuar nga reforma antikorrupsion Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Por janë të dëshpëruar, se janë antiamerikanë dhë kanë frikë që ta shprehin hapur këtë. Janë kundër politikës antikorrupsion që po ndërmerr Uashingtoni dhe Berlini politik në Tiranë, por kanë frikë të dalin hapur, dhe godasin ambasadorët: ambasadorin amerikan dhe ambasadoren e BE-së.

Por, a do të dalin hapur?

Besoj se po, dhe kulmi do të arrijnë kur Basha dhe Berisha nga çadra do të bërtasin:

“Amerikanë – larg duart nga Ballkani Perëndimor!”

Ashtu sikundër që bërtiste Enver Hoxha kur izolonte Shqipërinë.

Por a do ta realizojnë dot skemën e tyre?

Kjo është një pamundësi absolute, se politika perëndimore: Uashington-Berlin i ka goditur, dhe këto ditë do t’i godasë hapur sërish, por me më shumë forcë.

Në fakt, të korruptuarit e çadrës që po kërkojnë “zgjedhje të lira” pa bërë zgjedhje dhe pa marrë pjesë në zgjedhje, janë pa shpresë, por nuk e kuptojnë që të tërhiqen sa më shpejt, se rezistenca e paprinciptë që po bëjnë i dëmton shumë rëndë. Politika amerikanë në këtë zonë është domosdoshmëri amerikane dhe gjermane njëherësh.

Sa herë që politikanët e Shqipërisë kanë qenë në hall të pushtetit personal, ose kanë izoluar Shqipërinë, ose kanë krijuar destabilizim shoqëror.

Shqipëria ka qenë një shtet i pambrojtur. Pasi u krijua në aleancë dhe me ndihmë të drejpërdrejtë të Austo-Hungarisë, ajo mbeti e vetme dhe në dorë të elitave shqiptare pas Luftës së Parë Botërore.

Këtu fillon realisht historia e trishtë dhe pa rrugëdalje e Shqipërisë, gjithmonë e drejtuar nga një njëri, dhe në funksion të pushtetit të një njeriu, i cili gjithmonë ka shkelur interesin kombëtar për intetesin e vet.

E çfarë vlera ka patur në historine e Shqipërisë interesi vetiak i Ahmet Zogut që ka dominuar mbi interesin kombëtar?

Çfarë vlere ka pasur interesi vetiak i Enver Hoxhes që ka shkelur mbi intetesin kombëtar?

Dhe, për këta të sotmit: çfarë vlere historike do të ketë Sali Berisha dhe disa të tjerë që për interesat e tyre të ngushta nuk duan që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian?

Asnjëherë e drejtuar nga njerëz që ta ndienin interesin e kombit të tyre si kusht dhe për interesin e tyre vetiak, historia e Shqipërisë u sorrollat nga Italia ku e çoi Ahmet Zogu, dhe me radhë më pas: në Rusi, e nga Rusia në Kinë, brenda një izolimi tërësor, sipas trajaktores makabër të interesit personal të Enver Hoxhës.

Kjo është eksperienca jonë e trishtë, por sot është e pamundur që interesi i një fluksi të korruptuarish dhe jashtë pushtetit real, të ketë mundësi që ta shkëpusë politikën shqiptare nga interesi i vet perëndimor, drejt Moskës apo politikës aktuale lindore.

Për Shqipërinë dhe shqiptarët, gjithçka është vendosur: Shqipëria do të jetë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian, do apo nuk do korrupsioni aktual shqiptar.

10 komente në “Berisha dhe Basha tani do bërtasin: Amerikanë, larg duart nga Ballkani Perëndimor!”

  1. Lennard says:

    Te lumte Pena Z.Ngjela .Gjithmone Efikas dhe i sakte.Analizat tuaja jane shprese dhenese.I gjithe populli shqiptar ka besim se po vjen Dita qe te shohim Shqiperine nZONJE dhe te barabarte me shtetet e tjera Europiane.Kete gje e meriton .Boll kemi vuajtur nga Politikanet medioker dhe bandite.Zoti te degjofte Avokat i Nderuar .Te pafsha Prokuror te Pergjithshem qe te besh nje Histori te Vecante me grabitsit ,shperdoruesit e Pasurive Publike dhe Tradhetaret e Shqiperise.Penda tu Befte Plumb per Zagaret e Ndyre.

  2. Sonja says:

    BASHA, OSE ËSHTË ÇMENDUR, OSE NDJEHET I HUMBUR DHE SI KA MBETUR Ç’TË HUMBAS TJETËR.
    TÊ LUFTOSH KUNDËR BE-së DHE SH.B.A-së,OSE JE I ÇMENDUR ,OSE JE I MBYTUR DHE I PA SHPRESË.!
    PËR FAT,PJESA MË E MADHE E SHQIPËTARËVE,ËSHTË
    ME MEND NË KOKË .!
    KA QËNË DHE ËSHTË ME AMERIKËN DHE BE-në.!
    FITORJA PA TJETËR QË NË KËTË KRAHË DO TË JETË .!
    RROFSH AVOKAT, PËR KONTRIBUTIN.!
    JE FLAMURTARI I BETEJËS.!??????????????????

  3. Ela says:

    Ashtu u bëftë!!!

  4. Xha Selimi says:

    Avokat boll u mburre me koqet e te tjerve !

  5. Tralala says:

    Ky vend nuk kthehet mbrapa. Hajdutve, bashke me veglen e tyre politike PD, u ka ardhur fundi. Edi Rama do mbahet mend si njeriu qe duke nxjerr jashte loje hajdutet e ankoron anijen shqiptare ne portet e perendimit. Eshte nje rikthim te endrra e vjeter shqiptare cka e sqaron dhe foto e Ismail Qemalit ne zyren e tij, fakt me shume kuptim.

  6. Marulja says:

    XHA SELIMI, PASKE RRJEDHUR,!
    AVOKATIT TI VISHË ANËS.!
    SHKO PAS BASHËS E BERISHËS.!
    SE DO HASHË KOQET E THANËS.!??????

  7. A.C. says:

    …shkon nga shkon dhe tek Enveri do ndalosh patjetër.. dhe menjëherë të zbehet analiza dhe nuk shtyhet leximi shkrimturës.. na e trego njëherë ku ka qënë interesi personal i Enverit mbi interesin kombëtar?… të paktën lëre Enverin në fund të tregimit.. krahasimi e personazheve historikë dhe barazimi ndërmjet tyre është injorancë… imagjino (shëmbull për ta kuptuar) që sperma e qënieve të tokës të jetë e barabartë se çfarë rrumpalle bëhet në tokë…

  8. Xha Selimi says:

    Keshtu e leme o Marule , une po ha koqet e thanes ti futi nje te ngrene koqeve te avokatit ! Jo per gje po edhe emrin pune koqesh e ke , koqemare !

  9. goni says:

    Avokat,
    Te hidhur e ke bere kafen.
    Mos I hidh uje rakise here tjeter.
    Hape me shpejt klubin.

  10. alo says:

    komenti im eshte per EDI RAMEN te vet shpallet mbret i atij vendi mbasi eshte i vetmi njeri qe mund ti jape drejtimin e duhur atij vendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje