EMRAT/ “Furtunë” në dogana, arrestohen 18 punonjës. “Shkrihet” policia e Portit të Durrësit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Prokuroria për Krimet e Rënda ka urdhëruar arrestimin e shefit të stacionit policor dhe 9  punonjësve të Policisë në Portin e Durrësit, si edhe 8 doganierëve të Qafë-Thanës, Durrësit e Tiranës, të dyshuar se kanë siguruar kushtet për kalimin e dy ngarkesave të ndryshme, me peshë totale 10 ton kanabis sativa, nga Shqipëria në Itali.

Këto ngarkesa kanë kaluar në shkurt dhe mars të këtij viti.

Për të gjithë këta persona, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se kanë konsumuar elementët e veprës penale të “trafikut të narkotikëve” në bashkëpunim. Për këtë arsye, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg”, të cilat u zbatuan nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, si edhe Policisë së Shtetit, për zbatim.

Të arrestuarit janë:

1.    Ymer Blloshmi, doganier, përgjegjës turni, Qafë-Thanë

2.    Iliras Malja, doganier pranimi/verifikimi, Qafë-Thanë

3.    Maliq Kadilli, agjent doganor, Qafë-Thanë

4.    Kastriot Topulli, agjent doganor, Qafë-Thanë

5.    Gëzim Dervishi, specialist në Policinë e Portit Durrës

6.    Mexhit Xhixha, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

7.    Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

8.    Agron Kapllani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

9.    Gentian Selmani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

10.    Medi Demiri, kontrollor, Policia e Portit, Durrës

11.    Fatmir Plaku, kontrollor, Policia e Portit, Durrës

12.    Julian Doraci, Shef i Stacionit Policor, Porti Durrës

13.    Edmond Luzi, doganier eksporti, Porti Durrës

14.    Ylli Vogli, doganier peshore, Dogana Vorë (Tiranë)

15.    Vladimir Ziu, doganier regjimi, Dogana Vorë (Tiranë)

16.    Erald Kulla, agjent doganor, Dogana Vorë (Tiranë)

17.    Behar Sula, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës

18.    Nezir Bardhoshi, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës

Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të informacioneve të siguruara nga autoritetet italiane për kapjen e këtyre ngarkesave me lëndë narkotike, ka nisur hetimet, nga ku janë siguruar të dhëna, të cilat krijojnë dyshimet e arsyeshme për përfshirjen e zyrtarëve policorë dhe doganorë në trafikun e lëndëve narkotike.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në “EMRAT/ “Furtunë” në dogana, arrestohen 18 punonjës. “Shkrihet” policia e Portit të Durrësit”

  1. Xhemi says:

    Hajde-hajde, gjithe populli per ne burg……..
    ……. nuk paska pasur faj “diktatori”, qe izoloi Shqiperine si ne burg.

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nuk jane vetem, fitimet i ndanin me ata qe i emeronin,disa nga emrat kane qe kur jane hapur doganat !
    Duhen arestuar edhe ata te “Antikontrabandes” !
    Ligji antimafia duhet t’ju konfiksoj vilat dhe pronat.

  3. ti je muslimon,je moszbatues i ligjt,vendi yt eshte ne keli..........allah uakbar! says:

    totalisht sunite,Corapekuq nuk behet stani me lepuj……………..race e degjeneruar arabesh!

  4. Vesi says:

    Xhemi! Doganieret Jane aleat te krimit dhe te parase. Prandaj farefisi punesohet neper dogana. Provo te punesohesh atje dhe do e kuptohesh.

  5. sapa says:

    Po mire po a kane mbetur njerez te ndershem qe do zevendesoje hajdutet qe kapen cdo dite prej 27 vjetesh?nga ana matematike i bie qe te mos kete me asnje te ndershem!te pakten nga informacjonet e gazetave qe japin prej kaq vitesh.Nje gje dihet qe keta persona pas disa ditesh gjykohen ne gjendje te lire si te tjeret para tyre.

  6. Tralala says:

    Njerez te drejte e punetore ka sa te duash po nuk u jepet mundesia, se s’te le tarafi dhe politika. Kjo zgjidhet kollaj: atyre qe flaken per korrupsion, mos u jep mundesi te dyte punesimi ne administrate. Te rinjte merri me konkurus ku te perfshihen dhe te huaj si, italiane, grek, rumun, Polak etj. Ashtu sic Kane ardhur mjek dhe biznesmene ne kete vend, apo sic kane shkuar Shqiptaret jashte.

  7. Poku says:

    Κα plot njeres te ndershem po nuk i emerojne se nuk marin dote fitimet e tyre.ne dogana jane akoma njerzit e Saliut dhe LSI se nuk i hoqi Edi keta hajdute po i la akoma ne pune.te pastrohen njehere e mire gjithe doganat ne shqiperi mjafte me me njeres qe kane blere diplomat e i quajne intelektuale po te vene njeres te afte e me shkolle te rregullt .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *