Fatos Lubonja: Ndërkombëtarët e kanë humbur kredibilitetin, shqiptarët të marrin vetë fatin në duar e tyre. Por Basha s’ka as mbështetjen e popullit

Fatos Lubonja ndërsa ka komentuar deklaratat e ministrit të Jashtëm gjerma, Gabriel, thotë se ndërkombëtarët e kanë humbur kredibilitetin.

Sipas tij, atyre iu intereson më shumë kredibiliteti i vendeve si Shqipëria, se sa demokracia.

“Mendoj se çadra ndonëse ka të drejtën e vet, në lidhje me pretendimet, i mungon mbështetja e lëvizjes popullore, pra populli i madh, dhe ndërkombëtarët.

Shkaqet se pse nuk i ka, mendoj se ndahen sërish në dysh, se kjo opozitë ka qenë në pushtet dhe ka humbur kredibilitetin, ndërsa ndërkombëtarët i kanë dhënë një lloj besimi kësaj qeverie, dhe ata janë gjithnjë mbrapa nesh në diagnostfikimin e sëmundjeve tona.

Kështu e shoh mbështetjen e ministrit gjerman për Ramën.

Faktori ndërkombëtar ka kohë që ka humbur një lloj kredibiliteti, i mëshojnë më shumë stabilitetit se sa demokracisë.

Ndërkombëtarët gjithnjë i japin mbështetje qeverisë, që do të thotë se shqiptarët duhet ta marrin vetë situatën në duart e tyre”, ka thënë Lubonja për News 24.

I pyetur se çfarë duhet të bëjë Basha, pas shuplakave të ministrit gjerman, Lubonja tha:

“Në mungesë të mbështetjes popullore, i duhet patjetër të ofrojë mjete politike, dialog, takime, negociata.

Nuk mund të qëndrojë me ultimatumet e tij, kërkesat maksimaliste.

Duhet të marrë parasysh edhe ekzistencën e partive të tjera. Mendoj se duhet të bëjë diçka më tepër.

Por ndërkombëtarët duhet të sqarohen. Mbyllja e syve përpara tonelatave të drogës, blerja e policëve, shtohen vazhdimisht këto lajme.

Kam dëgjuar shumë tani që lënë bujqësinë, mbjellin kanabis e fitojnë më shumë.

Këta njerëz kapen nga krimi, kapen nga policia e lidhur me krimin, është katastrofë. Situatë alarmante”, tha Lubonja.

I pyetur për ndonjë situatë destabiliteti, Lubonja tha:

“Unë mendoj që më mirë të rrijë kjo qeveri e ta rrëzojmë avash avash se sa të bëhet sërish ’97-a. Çadra, Blushi apo LSI-ja secili po jep ndikimin e vet në opozitë”.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...