FOTO/ Shqiptari vret me plumb në kokë boshanjkun: Unë jam vrasësi, më arrestoni

17 Prill 2017, 17:02Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Brigittenaun e  Vjenës ku një 27 vjeçar nga Kosova ka vrarë një boshnjak duke e qëlluar me plumb në kokë.

Menjëherë pas kësaj ai i është dorëzuar policisë.

“Unë jam vrasësi, më arrestoni”
. kjo është deklarata e një 27 vjeçari nga Kosova në një stacion policie në Austri, i cili ka deklaruar se ka vrarë me plumb në kokë një person një vit më të ri se ai me origjinë nga Bosnja.

Ngjarja ka ndodhur  gjatë pasdites së djeshme rreth orës 15:00, sipas agjencisë së lajmeve austriake, APA, sipas të cilës hetuesit kanë siguruar edhe armën e vrasjes.

Menjëherë pas denoncimit të burrë, një person është gjetur i vrarë në trotuar me një goditje të vetme në kokë. Autori i dyshuar i ngjarjes ka deklaruar në policie se gjithçka kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje midis tyre dhe se ai ishte autori i vetëm i krimit.

I akuzuari nuk ka dhënë komente të tjera mbi krimin, duke deklaruar se do të fliste më parë me avokatin e tij.

Policia ka gjetur armën e vrasjes, një pistoletë kalibër 7.62 mm, e cila u gjet në makinën e autorit të dyshuar. Hetuesit kanë marrë të dhëna nga veshjet e tij dhe shenjtat e dorës në armë për të shqyrtuar përgjegjësinë. Pas disa ditësh, pritet të dalin përfundimisht rezultatet e hetimit për përgjegjësinë e autorit të dyshuar.

Policia beson se historia e vërtetë. Besohet gjithashtu se viktima dhe autori i dyshuar njiheshin prej disa kohësh midis tyre.

Për rastin, janë marrë në pyetje edhe disa dëshmitarë, të cilët kanë deklaruar se kanë dëgjuar biseda me zë të lartë, por nuk dihet asgjë për përmbajtjen e bisedës së tyre.

1 komente në “FOTO/ Shqiptari vret me plumb në kokë boshanjkun: Unë jam vrasësi, më arrestoni”

  1. ti je muslimon,mos luaj ''shqiptarin'',vendi yt eshte ne keli..........allah uakbar! says:

    Tema[per hir te se vertetes] nuk flitet per ”shqiptar” por turkoshqipfoles …………….allah uakbar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje