Mesazhi i Holandës: Zbatoni vetingun. Shqiptarët vetëm turistë, nuk ka azil për ta në Holandë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministri i Jashtem i Holandës, Bert Koenders, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë i ka bërë thirrje politikës për zbatimin e reformës në drejtësi.

Jemi plotësisht në mbështetje të qeverisë përsa i përket vettingut”, tha Koenders.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushatin, diplomati holandez kerkoi dialog për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Shqipëria ka bërë përparim përsa u përket reformave. Holanda mbështet prespektiven e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Konfirmoj mbështetjen e Holandës për reformën në drejtësi. Ka ardhur koha që ndryshimet në drejtësi të aplikohen. Zgjedhjet, duhet dialog politik.

Nuk dua të hyj në çështjet e brendshme, por duhet dialog. Me rëndësi që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershmë. Jemi plotësisht në mbështetje të qeverisë përsa i përket vettingut. Mbështesim fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi. Mezi presim zbatimin e reformës në drejtësi, vetingun dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Zbatimi i vettingut është çelësi për çeljen e negociatave.Ndryshimet kushtetuesë të drejtësisë të jetësohen. U bëj thirrje partive të marrin hapa konkretë. Shqiptarët duan të shohin realizimin e reformave.”, tha ministri holandez

Ndërkohë, ai tha Holanda i pret shqiptarët si turistë dhe si krah pune, por jo si azilkërkues.

Sipas Koenders, shqiptarët presin të realizohen reformat në vendin e tyre, ndërsa tha prerazi se Holanda nuk pranon azilantë.

“Rrisni nivelin e ambicieve dhe përshpejtoni reformat se të gjithë po presin të zbatohen dhe shqiptarët duan të shikojnë realizimin e tyre.

Shqiptarët janë të mirëpritur tek ne për turizëm, për të punuar, por vendi juaj nuk është në kushtet për të qenë azilkërkues.

Ne nuk pranojmë azilkërkues dhe nuk ka shanse t’iu pranojmë si të tillë, por si turistë.

Nuk duhet të vini se nuk ka status të pranueshëm për azilkërkuesit”, tha ai.

Nga ana e tij, Bushati, pasi u shpreh mirënjohës ndaj Holandës për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë për reformën në drejtësi, deklaroi se “politika duhet të ndahet nga tradita e mbrapshtë e komentimit apo ankesave ndaj përfaqësuesve të shteteve të ndryshme në Shqipëri”, duke iu referuar deklaratavë të opozitës kohët e fundit.

“Përshëndes angazhimin e ndërkombëtarëve që ne të adresojmë rekomandimet për zhvillimin e zgjedhjeve, në mënyrë që shqiptarët të kenë zgjedhje të lira.

Politika duhet të ndahet nga tradita e mbrapshtë e komentimit apo ankesave ndaj përfaqësuesve të shteteve të ndryshme në Shqipëri. Askush nuk duhet të humbasë kohë. Shqiptarët kërkojnë fillimin e zbatimit të reformës në drejtësi. Vetë opozita ka qenë dakord me vendimet kushtetuese dhe është koha për t’i dhënë jetë procesit të vetting-ut”, tha Bushati.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *