Kjo rrugë mund t’i hajë kokën Bashës, por kujtoni pak Gruevskin!

17 Prill 2017, 17:09Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Shefi i diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel i ka dhënë një shuplakë të fortë interesave të çadrës së opozitës duke përdorur në fjalën e tij në Tiranë terma që ndoshta nuk ishin dëgjuar këtu tek ne, që prej vitit të largët 1997.

Ai e ka quajtur bojkotin e parlamentit “absurd” nga këndvështrimi i një europiani. Ai e etiketoi si klikë kundër interesave të shqiptarëve, bashkësinë e atyre që i kanë hyrë kësaj rruge. Ai ka folur për frikën personale të njerëzve që pengojnë reformën në drejtësi dhe ka huazuar krahasimin e Edi Ramës se në demokraci pakica duhet të panojnë shumicën. Po të shikosh fjalën e tij duket qartë se etiketimet e z. Gabriel i tejkalojnë korrinizat e gjuhës diplomatike.

Ato bëhen dhe më të rënda dhe më të forta në dëm të aksionit të PD-së, sidomos po të vendosen në kontekstin e të singjashmeve të tyre që mbërritën nga Brukseli.

Në fundjavën e shkuar, komisionerët Hahn dhe Mogherini bënë një deklaratë të përbashkët ku linin të kuptohej se aksioni i Bashës ishte prej udhëheqësi të papërgjegjshëm, duke përmëndur në këtë arsyetim mosregjistrimin në zgjedhje dhe mosvotimin e reformës në drejtësi.

Po të vërehen me kujdes këto deklarata, duket se rruga e PD-së po goditet qartë dhe me insistim. Tashmë qëndrimet nuk janë vetëm të ambasadorëve, por edhe të autoriteteve të larta perendimore dhe tendenca tregon se ato do vijnë duke u shtuar dhe rrethimi ndaj opozitës duke u rritur.

Deri këtu jemi tek renditja e fakteve që janë brutale, të pamëshirshme dhe në dukje pa shteg daljeje për Bashën.

Por, ndaj këtij realiteti që nuk mund të mohohet, PD-ja po fsheh kokën si struci. Ajo po sillet sikur nëse nuk i pranon faktet, ato nuk ekzistojnë. Në këtë betejë propogande ajo ka zgjedhur rrugën më të gabuar për të qenë bindëse.

Kur flasin ambasadorët gjithmonë del dikush që thotë se ata punojnë për Ramën. Kur flasin kancelaritë perendimore, ngrihet Lulzim Basha dhe pretendon se ato janë influencuar nga lobistët që ushqehen me paratë e kanabisit.

Madje edhe kur numri dy i qeverisë gjermane, ministri i Jashtëm i Gabriel, zbarkon në Tiranë për të folur troç, shpërndahen zëra se ai nuk qenkesh i partisë së Merkelit, por një i majtë social demokrat më afër Ramës dhe Metës.

Fatkeqësisht e gjitha kjo strategji komunikimi, është tagji vetëm për banorët e çadrës. Ajo as nuk mund t’i bindë dhe as nuk mund t’i bëjë për vete njerëzit me logjikë të ftohtë.

Askush nuk mund ta besojë se edhe z.Gabriel flet me kokën e tij dhe se Anxhela Merkel, si e djathtë, ka një version tjetër që i shkon më për shtat PD-së.

Faktet duhen pranuar ashtu sikurse janë dhe PD-ja nëse do të ketë sukses, duhet të zgjedhë një rrugë tjetër. Jo mohimin e tyre, por përballjen me to. Lulzim Basha dhe njerëzit e tij nuk mund të sillen sot sikur nuk janë të rethuar, por duhet të tregojnë se si kanë ndërmend ta çajnë këtë rrethim.

Pra, kur shefi i diplomacisë gjermane zbarkon në Tiranë, dënon ashpër bojkotin, i bën thirrje pakicës që të pranojë shumicën, bën apel që politikanët të shkojnë në zgjedhje dhe aty t’i shpalosin obsionet dhe kritikat e tyre, këto mendime nuk mund të anashkalohen.

Përkundrazi mbi ato duhet debatuar.

A përdorën, përshembull, të njëjtën peshë dhe të njëjtin metër, si Berlini ashtu edhe Brukseli, për rastin maqedon? A e dënuan ata bojkotin e gjatë të opozitarëve të Gruevskit? A mbështetën ata konceptin që po kërkon PD-ja sot, pra për të shkuar në zgjedhje pa kryeministrin që kishte fituar votën popullore?A mbështetën qeverinë teknike dhe lobuan për shtyrjen dy herë të zgjedhjeve që synonin tërheqjen zvarrë të liderit autoritar të Shkupit?

Po, perëndimi i bëri të gjitha këto. Vendet demokratike i mbështetën të gjitha rrugët ekstra zgjedhore për të rrëzuar një satrap që po i merrte frymën vendit të tij përmes prishjes së rregullave demokratike.

Dhe bënë shumë mirë, duke u sjellë sipas parimeve të etërve themelues dhe besimit se demokracia është më shumë sesa vetëm zgjedhje.

Por me gjithë këto përpjekje kolosale, Gruevski përsëri fitoi vota më shumë se çdo parti tjetër. Dhe perëndimit iu desh të ndërhyjë sërish me rrugë të tërthorta për të penguar rikthimin e tij në pushtet.

Kjo histori e sjelljes së kancelarive euro- atlantike me fqinjin tonë lindor, tregon se në shtetet që kërcënohen nga autoritarizmi, tezat se pakica duhet të pranojë shumicën, se bojkoti është sakrilegj, se mospjesmarrja në garë duket absurde për një europian normal, ngjajnë qesharake.

Nëse një lider autoritar ka kapur për fyti gjithë vendin, zgjedhjet janë thjeshtë një farsë. Nëse ato mund të konsiderohen zemra e një etniteti demokratik, askush nuk mund të na bëjë të besojmë se një trup mund të qëndrojë në jetë kur i janë sëmurur të gjitha organet e tjera dhe vetëm zemra vazhdon t’i rahë.

Në vendin që drejton Edi Rama, ku mediat i ka kullufitur, ku oligarkët që po i nginj me kulla financojnë drejtëpërdrejtë atë, ku kriminelët janë në paradhomë të politikës dhe ku partia në pushtet është partia e klientëve të kryeministrit, duket qartë që zemra nuk mund të punojë normalisht pa u furnizuar me gjak.

Prandaj, vetëm zgjedhjet nuk janë zgjidhje.

Por për të treguar të gjithë këtë histori duhet një rrugë e gjatë. Duhen së pari argumenta, pastaj rrezistencë dhe forcë.

Këto janë sfidat reale të Bashës dhe PD-së sot. Synimi i tyre duhet të jetë t’i tregojnë perëndimit se këtu po krijohet një model tjetër Gruevski.  Ndoshta më i sofistikuar në propogandë, por po aq i rrezikshëm në zhdukjen e lirive dhe hapsirave demokratike.

Por, kjo rrugë e vështirë, e cila mban mbi vete edhe riskun e një hara-kiri, që mund të hajë edhe kokën e Bashës, është rrugë me një kalim. Ajo e detyron opozitën të përballet me faktet. Ti pranojë publikut dhe vetes se ajo aktualisht nuk ka përkrahjen perendimore. Por se ajo po lufton, po përpiqet, madje është e gatshme edhe të sakrifikojë për të treguar se në Tiranë po skicohet një sozi vetëm estetikisht e ndryshme me satrapin maqdon. T’i bindë se pikërisht për këtë, këtu vlejnë më shumë recetat e Shkupit sesa ato të vendeve normale. (Lapsi.al)

39 komente në “Kjo rrugë mund t’i hajë kokën Bashës, por kujtoni pak Gruevskin!”

  1. Paqesori says:

    Mos ja qai hallin Bashes….ka lene si gur te fundit Jamarbin dhe Mbesen e Arte !
    Sa te fusi njeren kembe ajo ne cader dhe shperthen cadra , ska me kufij. Pastaj cader eshte gjithe Shqiperia.
    Gjithe atdheu punon e ka punuar per te mbajtur dhe mbrojtur familjen!
    Mbesa, Asi nen menge !

  2. Tirana says:

    Zoti bushati ! Ju thoni se rama ka kollofitur medjat ,po ju , Lubonjen ,fevziun , Precin, M.Nanaon. Minxhozin, Rakipin, Vasilin,……. Dervishin ,Bazen, Kikin, e tjer i ka kollofitur? ne se po ke te drejte,ne se jo ia ke futur kot………… Mos do qe edhe TI TE DALESH MBI gJERMANET,AMERIKANET…..? sA I VOGEL DUKESH SOT ME KETE SHKRIM !

    1. kujtimi says:

      kur ja shanin gjyshin theshte sa me i madh te jesh aq me shume te shajne…. ky copa e l…. duhet te kuptoje se kur te thone mut bie ere pavarsisht sa lek fiton kur bie ere.

  3. Labi Vlorë says:

    Nipçe i dashtun. Je në mjerim. Kthe rrugë. Luli dhe Saliu janë ë për të cilët Perëndimi kërkon burg të përjetshëm. Po ashtu edhe Shqiptarët. Pastaj mund të merremi me Ramën. Pa u dënuar me burg të përjetshëm dyshja Berisha&Basha nuk mund të flasim për Ramën. Me radhë punët nipçe torollak.

  4. zana says:

    Bushat boll me sofizmat e tua, nuk e dua Edi Ramen por edhe ty te eshte be fiksim. Duket te del naten ne gjume. Bej analiza me te qarta nuk ka asgje qe na bashkon me Maqedonine.

  5. Haka Tekizoti says:

    Me këtë analist tip kllouni nuk ia vlen të merresh, po, meqë e lexova këtë shkrim ngaqë mendoja se mund t’i jetë kthyer donjë xixëllonjë tru nga ai i shëndetshmi që kanë normalët pk i çoj dëm këto shkronja të pafajshme. Ky mendjemender dhe shumica e analistëve të tjerë duan ta shpien edhe njëherë popullin në greminë siç bënë kur rehabilituan Sali Katranin në vitin 2005, falë analizave e opinioneve të tyre po aq antishqiptare saç ishte dhe Katrani ndihmuan të rikthehej në pushtet duke u bërë garant për opinionin se ai kishte ndryshuar, kur në të vërtetë kishin ndryshuaf ata vetë duke u bërë edhe më zemërzinj se Katrani. Farë e ndyrë.

  6. Laura says:

    Krahasimet me Gruevsin jane halucinacione te nje mendje malinje si ty o bastard dhe pinjoll i rregjimit komunist. Edi Rama eshte Kryeministri qe u duhet shqiptareve sot dhe jo sorrat kobzeza qe jane strukura ne cader. Po ti nuk e pertyp dot faktin e te qenit i stigmatizuar si nje nga gazetaret e katundit qe u servirni shiptareve corben ( me falni diarrene) e SHQUP-it

  7. artan says:

    Qesharake! ky gazetaruc I trashe nga koka prodhon nje version te strategjise te Bashes per te hedhur problemet e nje opozite qe nuk ka dashur dhe prodhuar ndonjehere drejtesi dhe mireqeverisje, tek probleme te ‘imagjinuara’ te qeverise, zgjedhjeve dhe te huajve qe skane te bejne me faktet.

  8. Kupton says:

    Hajde idiot gazetar Hajde! Domethene Rama eshte Diktator dhe kete e kupton me mire ky nipi i Hysni Kapos.
    PD-ja te votoje Ventingun njehere. Pastaj fillojne proceset demokratike per te cilat sigurisht ka nevoje nje vend i tille si Shqiperia. POR DUHET me pare SHTETI LIGJORE.

    A kupton o nipi i Hysniut?

  9. inf says:

    bushat dhe ti dole nji hileqar shikon interesin tend si LJUBA
    dhe ti ke gjisht te çaderja e lulkes dhe horrave te tij
    leku PARAJA eshte ti QISH TEMEN E SEMEN
    TE BEN HORR E QELBESIRE PER DY MINUTA O BUSHAT
    O SPERME E BLLOKUT JE TI ptuuuuuuuuuuuuuu servil

  10. Ciku says:

    Bushat, do te perkrahja opinionin tend nese PD do te shkonte te parlament, te votonte ligjet e reformes ne drejtesi dhe pastaj te vazhdonte bojkotin.
    Çdo gje eshte e kote, ata nuk duan vetingun!!!!!

  11. Pragmatik says:

    Po c’fare skenari Meqedona mor pusht. Po opozita ne Maqedoni ishte ne zgjedhje dhe ne parlamenti dhe nuk fshihej ne cadra me 50 veta brenda mor pis. Po ju doni me be popullin budalla, po keni per ta pare ne qershor. Ne vend te kerkoni kthimin ne parlament si gjithe bota e qyteteruar, e beni ju banditat analiste skenarin Maqedonas. Turp tju vi, se keni edhe femije qe ne ate vend do rriten bashke me ju. Po si nuk e the nje fjale per Vettingun mor skuth muti. A nuk eshte mos aprovimi I vettingut skenar Maqedonas dhe Rus? Po nuk ju lexon kush se populli nuk eshte budalla. Nuk keni b’the te beni popullin brainwash ju.

  12. fakti says:

    Kazani i katundit vazhdon te perziej cte mundet ,guzhinjeret si Lubonja,Bushati ,Lela, etj etj vazhdojne punen me vetmohim !
    Sa te neveritshem jeni bere o te mjere !!!

    Katundi sebashku me kazanin po digjen e keta nuk duan ta pranojne ! Torollak apo kamikaz ,qe urrejtja karshi Rames nuk i le te shohin realitetin ?!

  13. Lennard says:

    O Partizan i Vogel Andi-Velo. Po shikon endra me gjermane dhe Ballista.Praj o Ndyresire Mediatike.Ju jane erresuar syte .Nuk doni te shikoni te KEQEN E MADHE te ketij Bojkoti Absurd.Po humbet Shqiperia dhe Shqiptaret.

  14. shushica says:

    Perse Bushati Kapo….eshte antishqiptar.
    Ne Maqedoni kishte nje ministri te brendeshme qe kishte pergjuar ne menyre te paligjeshme mbi 20.000 qytetare,ne radhe te pare shqiptare.
    Ne Shqiperi ka nje Berishe dhe Bashe qe furnizuan Miloshevicin ,dhuruan hapsiren detare ,sabotuan luften e UÇK…
    Ne Maqedoni nuk behet kurre regjistrimi real i shqipetareve,nuk eshte zbatuar marreveshja e Ohrit ,akoma shqiptaret nuk trajtohen te barabarte ,nuk kane as president ,as kryeminister ,as kryetar parlamenti.
    Ne Shqiperi Berisha dhe Basha kane vrare njerez ne Gerdec,ne bulevard ,ne menyre mafioze ,kane shtypur me dhune opoziten ,kane vjedhur ne menyre masive zgjedhjet ..
    Ne Maqedoni shumicen e perben Zaevi me partite shqiptare dhe jo Gruevski ,megjithate presidenti akoma nuk ngarkon qeverine legjitime .
    Ne Shqiperi ka nje shumice dermuese legjitime ne pushtet dhe pakica dy muaj perpara kerkon te beje puc ,per marrjen e pushtetit ne tavoline …
    Djali i perkedhelur Bushat thote se Basha duhet te jete me i vendosur perpara BE sepse sipas tij Rama eshte me autokrat se Gruevski ….Por kush ikomandon gjykatat,prokurorine ,kush e ka presidencen…kush i ka milionat e vjedhura o Bushat…Ne te vertete edhe pse ka shumicen ,Rama nuk ka mundur te ushtroje pushtetin legjitim per shkak te pushtetit paralel te Berishes…Bushati i perkedhelur nuk thote asnje fjale per reformat ne energji ,reformen territoriale,reformen ne shkollat e larta ,rritjen e prodhimit 3,5 perqind ,pagimi i borxheve te Saliut ,rritja e prestigjit nderkombetar dhe trajtimi per here te pare i ceshtjes came ne PE,…nuk ithote sepse eshte thjesht nje antishqiptar.Ai eshte xheloz se perse Rama ka perkrahjen e te dy kraheve te BE ,ndersa Gruevski u trajtua si nje djale i keq .Ne te gjithe historine e gazetarise nuk besoj te kete nje etalon si Bushati qe ankohet se perse vendi i tij trajtohet normal ndersa fqinji i tij qe ben cmos te mbaje nen neneshtrim bashkepatriotet e tij trajtohet ashper… Dhe pavaresisht nga liria e shtypit ,nuk kuptoj te drejten e botimeve antishqiptare ne nje gazete seroze…Gabriel e beri te qarte …qendrimi i Bashes dhe Berishes ne thelb eshte antishqiptar …..kete nuk e ka kuptuar akoma Kuislingu i vogel Bushati..

  15. uskania says:

    Ore nipi i Hysni Kapos! Nëqoftëse je neo-komunist, apo edhe vazhdues i komunizmit, nuk ka asgjë të keqe, sepse jemi në demokraci.Pse fshihesh, dil hapur.Mos u fshih, sepse nuk të nget njeri pse deklarohesh komunist.Por, mos kujton ti se, pasi të plasë një tollovi në Shqipëri, të shkatërrohet rendi, të kalohet në anarshi, komunistat si puna jote do të mund të marrin frenat dhe të kthehen në pushtet?Sipas tezave të Leninit se….”kapitalizmi do të këputet në hallkën më të dobët…”?!!!Pse hedh gurin dhe fsheh dorën?

  16. Ela says:

    Ti more djalë, ke hyrë një rruge pa mend e pa argumenta e veç i bën shërbim pagës mujore!!!
    Po ç’janë këto krahasime që bën?!
    Pse nuk i bëni thirrje pjesës tjetër të PD-së ta analizojë situatën brenda PD-së?
    Basha po përdoret nga Berisha si mish për top, për t’i mbrojtur nga vettingu, kaq!!!

  17. Lulushani says:

    ORE PLEHRË!!
    Po Rama as ka vrarë dhe as ka djegur.!
    Do thuash ,ka vjedhur!?
    Provoja në prokurori dhe fute në burg.!
    Gjykatën dhe prokurorinë s’e ka Rama.Këtë e dimë të gjithë.!
    NE S’LEMË KOKËN PËR RAMËN; POR O I PA FITYRË,S’MUND TË DURROJMË PËRSËRI BERISHËN DHE ATË TË TREFHURIN.!
    KËTË RADHË ,PËR TË MIRËN TONË, PERËNDIMI ËSHTË ME RAMËN.!????????????????????

    1. Tiranare says:

      Ne vijim te tezes tende. Nqs Rama ka ne dore drejtesine sic mund te pretendojne disa atehere perse i duhet reforme ne drejtesi? Se Basha pretendon se Rama e do reformen per ta futur ne kthetrat e time. Ska kuptom qe nese dikush zoteron dicka kryen nje reformd te tere per ta zoteruar ate qe tashme e ka nen kontroll.

  18. shpresa says:

    U dhjefsh me gjithe anal-iste. Bota shkon drejte perendimit ti je kthyer nga Turqia. Dhe dhjetori qe ju pretendoni eshte larg. Ne Shqiperi do vendos shumica dhe ti te pellcasesh bashke me Bashen, se demokracia eshte shumica dhe sikur me 0.1%. Kur te kuptosh kete, atehere do behesh si Lela. Idiot je ti Bushati. Iku koha jote e gjyshit tend dhe e diktatures qe kerkon te besh te fortin nepermjet lirise, por jo lirise se Saliut. Ketu do jemi dhe do ta marresh vesh me 18 qrshor ti, Lulezimi dhe gjithe ata hajdute, kriminele dhe tradhetare. Dielli po shkon ne zenit tani.

  19. LAPRAKSI says:

    komunist i derrit paralelizma te tilla shiti atje ku nuk e kuptojne gjuhen tone nese krahason zajev me bash e gjithka kane bere dhe mund te bejne me pushtetin atehere te them ‘fale zot se ketij i ka mbet vetem kosherja bletet i kane ik me kohe;

  20. Shqiptari Ilirise says:

    O Bushat!
    Si mor bur nuk e ka marre vesh akoma Merkel dhe OKB qe ky Rama nuk ja ndaloi Frangajt ndertimin nd plazh ku ju prishi ju oligarkeve te pa shpallur ambjentet relaksuese prej disa hektaresh?Ky Rama eshte kriminel!Po pse nuk i the sot ministrit te saj mor bur?

  21. ALBAN DEGA says:

    From: Alban Dega
    Date: February 25, 2017 at 07:20:53 EST

    MODELI MAQEDONI APO PROJEKTI
    PUTINIST I BANDES SE BERISHES

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    A nuk e pohuan me gojen e vet lideri de jure Lulezim Basha, UDB-shet Sali Berisha, Flamur Noka, Aldo Bumci e shume telalle te Mafias se kjo proteste organizohet sipas modelit Maqedon!
    Jo vetem Maqedon por edhe Serb, Malazez !?
    Cfare eshte ky model dhe kush fshihet pas tij edhe ne rastin e kesaj cadre!
    Eshte modeli i Ruskaja Intelixhensia Axhensia, Agjencise Ruse te Zbulimit, RIA, ish KGB-ja sovjetike e Vladimir Putinit qe ka filluar mesymjen ne mbare Balkanin perfshi edhe Shqiperine, edhe Kosoven…
    Kush i organizoi pergjimet e niveleve me te larta shteterore ne Maqedoni!?
    Kush kurdisi komplotin per vrasjen e ish- kryeministrit te Malit te Zi diten e zgjedhjeve!?
    Kush sajoi gjoja atentantin ne pergatitje dhe municionet kunder Vucicit ne Serbi!?
    Kush organizoi qendren kryesore te sajimit te lajmeve te rreme per zgjedhjet e fundit ne SHBA kunder Klintonit dhe stafit te saj !?
    Kush!? Disa cunake te Veleshit !? Me vjen per te qeshur e per te qare njekohesisht !!!
    Jo vellezer e motra ishin ujqer te vjeter te ish- KGB-se sovjeto- ruse, RIA-s se Putinit, specialiste te mbaruar te kibernitikes dhe te gjuhes angleze, qe kane arritur te futen deri ne makinat e numerimit te votave ne shtetet vendimtare te votave amerikane, per cka jo rastesisht kembengulin si mushka Berisha , Noka, Basha, Mediu, Pollo… te lidhur me njemije e nje fije te fshehta qysh ne mosha gjimnazi me KGB-ne, UDB-ne, Asfaline… me dreqin e te birin e tyre antishqiptar!
    Ndaj largohuni nga ajo cader! Sot! Neser mund te jete teper vone.
    Ajo eshte cadra e modelit Maqedon de jure e RIA ruse de facto modeli i Sali Berishes dhe Mafias se tij jo e juaja!
    Vigjilence vellezer e motra qe na bashkon shqiptaria, gjuha, gjaku kombi !

    Syceltesi!

    Pse ?! Sepse lufta e tyre per dekriminalizim ashtu si ajo per mbrojtjen nga vjedhja e votave … 4 muaj para se ato te zhvillohen e tre muaj para se te filloje fushata elektorale eshte maska, sebepi, preteksti!
    Rimarrja me komplote, pazarlleqe te pista, me Kale Troje ala Vangjel Dule, ala Agron Duka, ala Ylli Manjani, ala Blendi Koran Toptani e Artur Zheji, ala Fatos Lubonja e Artan Fuga, ala Sazan Guri, ala Genc Pollo. ….ne tavoline e nen rrogoz ala RIA, edhe te pushtetit politik per te ruajtur e mbrojtur me cdo kusht Dinastine e pushtetin ekonomik nga shteti ligjor e Vetingu nga kryereforma e te gjitha reformave te kesaj qeverie reformatore!
    Cfare nuk mund te beje Sali Berisha per pushtet!?
    Per pushtet Sali Berisha nxorri ne prite e vrau Azem Hajdarin! Sali Berisha per karrike e pushtet vrau Azemin por sic e kame shkruar ketu e 18 vjet me pare eshte gati te vrase edhe Shkelzenin!
    Cfare jeni ju per Sali Berishen realisht !
    mashe, nje vegel per pushtet! Ushtare, numerore, mercenare pa asnje vlere sapo te arrije qellimin e tij!
    Cfare nuk mund te beje ai dhe modelistet e tij ala Maqedon domethene ala RIA per te rifituar e ruajtur sundimin e tyre politik, ekonomik, financiar !?
    Ne bashkepunim edhe me RIA-an , edhe me DIA-an, ish- UDB-ne serbe, me Asfaline greke… Sali Berisha mund te urdheroje hedhjen e nje shashke apo granate, apo qelloje kunder cadres suaj!
    Kur vrau krahun e tij te djathte Azemin per pushtet cfare jeni secili e te gjithe ju per ate!?
    Kjo do te nxirrte situaten nga kontrolli e mund te krijonte tragjedi te reja per familjet tuaja dhe per kryefamiljen tone mbare Shqiperine .

    Nena e te gjitha te keqijave!

    A nuk veproi keshtu po ky Sali Berishe me vrasjen e Azem Hajdarit duke organizuar nje grusht shteti klasik qe vetem bythelepirja e Fatos Nanos, qe e shkerdheu per 4 vjet ne birucat e Bences, e shpetoi nga burgu i perjetshem qe do te merrte ne cdo shtet me te vertete demokratik te Botes… Te mos harrojme dhe tragjedine masive te 1997-es ! Eshte teper heret per ti harruar ! As Gerdecit! As Otranton… as… as …
    Shen Petersburgu e Moska, Nena e Serbise , Rusia eshte nena e te gjitha te keqijave per shqiparet si popull e si komb, per Shqiperine si shtet historikisht.
    Cdo sakatim e copetim i trojeve shqiptare, cdo masaker serbi- malazezo- maqedono- greke ne to, sic e ka pohuar edhe vete Trocki, kane intrigat, komplotet dhe bekimin e Rusise!
    Jo vetem agjentet e UDB-es Sali Berisha e Lulezim Basha, Flamur Noke Stanishici e Fatmir Medihoxha, Genc Pollo e krejt Korporata e tyre e krimit te organizuar dhe atdheshitjes, por edhe vete Moska hoqi sot maskat e doli hapur kunder qeverise me te suksesshme, me reformatore dhe me ala amerikane e properendimore ne historine e Shqiperise.
    Si Putini edhe zagaret e tyre te Tiranes do korrin disfate te turpshme perballe 97 per qind te shqiptareve qe perkrahin Reformen jetike ne Drejtesi, Vetingun, SHBA-ne e BE-ne.
    Kur Enver Hoxha ca pushke me gjalme e topa te ndryshkur gjermane trofe lufte i perzuri me bisht ne shale kete shtrire te vjeter dhe krejt Trajtati e Varshaves, Shqiperia ne NATO dhe aleate e Amerikes u mall daten si Putinit edhe kelysheve te tij te Tiranes!
    Shqiperia eshte e shqiptareve jo e tradhetareve dhe e zagareve !

  22. s.g says:

    Ne makedonia telashet jane naconale ne SH. jane mase personale

  23. Pilo says:

    Mor legen,po ata te cadres kane vrare e kane konsumuar te gjitha elementet e krimit mor qorr. Phy ty bashke me cadren.

  24. s.g says:

    Ne povardarie serbojevet e kane me shqiptaret qadra per interesa mase personale,krim.

  25. ladi says:

    gjynahqe je nip i Hysni kapos o pizga e Hysniutti duhet te zhdukesh ne breket e Saliut o bajge gici.

  26. altun says:

    Cfare idioti! nga njëra anë merrë si argument faktin që perëndimi ishte me Zaevin për të thënë që Gruevksi është i keq, dhe nga ana tjetër merr si argument faktin që perëndimi është me Ramën për të thënë që perëndimi e ka gabim. Atëherë perendimi ja fa futur kot dhe në maqedoni dhe duhet të mbeshteste gruevskin meqë po mbështet Ramën!!!
    I vetmi konkluzion o koqe gomari është që Gruevsi dhe Rama janë e kundërta e njëra tjetrës dhe se Berisha me Gruevsin janë njësoj”. Përëndimi nuk është i mirë kur të intereson ty dhe bëhet i keq kur nuk të intereson ty.

    Ps. Nuk arrij ta kuptoj këtë blerjen e mediave kur Surrati i Lul Bashës është gjithë ditën në Ekran, edhe pse flet si pacient i spitalit 17

  27. BUJARI JU DEGJON says:

    Shkrim shume kuptimplote…
    Autori meriton Medaljen “GELBAZA”…
    Nishani nuk duhet te kursehet per te tille talente…

  28. Geri says:

    Ore kaq shume ju paguan Zeni dhe Basha qe jeni gati ti thoni derrit daje dhe teze bashke??? E zeza mbi te bardhe eshte e thjeshte, Lulzim Basha parashtron kerkesa absurde qe nese plotesohen nga Rama krijojne nje precedent te rrezikshem, i cili e kthen Shqiperine qindra vite pas. Neser mund te dale nje parti tjeter qe te thote une nuk futem ne zgjedhje nese Luli nuk ndahet nga Aurela. Pasneser te dale nje parti tjeter qe te thote nuk futem ne zgjedhje nese Edi nuk ndahet nga Linda etj, etj…

  29. Vesi says:

    Ju thoni se “Nese nje lider ka kapur per fyti gjithe vendin, zgjedhjet Jane nje fars”. Po kush e verteton kete, ju nje tifoz I semure apo gjermani asnjanes?

  30. Edheune says:

    Ky Bushati eshte nje nga ata qe nuk e do drejtesine sepse me vendosjen e saj do te dale se kush ja mbush gojen me keto qelbesira qe bashke me Lubonjen, Zhein, Cupin, Zogajn, ………se fundmi dhe Lelene nje Gjekmarkaj kane qelbur kete vend per 27 vjet.
    Njerez pa shpirt. Mblidhen ne skuta te erreta e gatuajne se cfare do hedhin ne medja ne daljet e rradhes per te helmuar shpirtin e shqiptareve apo coroditur mendjet e tyre.
    Keta njerez te liq mbeshtesin fuqishem Sali Berishen e cadren e tij duke u mare per cdo nate me ngjyrat e corapet e Edi Rames.
    Thjesht mbeshtesin hajnine, vrasjet e rrumpallen e PD sepse nuk mund te nxjerin perfitime me pone te ndershme.
    Per 27 vjet jane paguar per te mbuluar punet e ndyra qe jane bere ne kete vend.

  31. Të ecim në gjurmet e 21 janarit says:

    Qe PD të fitoje në akuzon e saj duhet të ushtroje dhune; qeveria duhet të vrase manifestuesit e dhunshem.
    Kete standart e ka vendosur Kryeministri i PD, Sali Berisha në 21 janar. Të tjerat janë pallavra

  32. Turi says:

    O bushat po behesh me qesharak se basha me keto shkrime mediokre. O Bushatttt. O mistrec i vogel e i vogel dhe shume po shum fare i vogel. Ik bej cicin.

  33. albani says:

    Ja cfare deshiroj te them per keta analiste “te djathte”, se keshtu e quajne veten ata, si Andi Bushati (i biri i Mehdi Bushatit, per te cilin dyshoj se kur ka qene shefi i sigurimit te Hotel Dajtit, te kete patur ne lidhje si bashkepunetor Z. Sali Serbin, si spiun te sigurimit.
    Te tjeret jane, Zhei, Lubonja, Leli, Margjeka, Qim Peka, Frrok Qupi, Zogaj, Balliu e disa te tjere. Cfare nuk kuptojne keta analiste dhe ata qe i nxjerrin qe te genjejne dhe te mashtrojne njerezit (ata qe i degjojne ne emisionet perkatese), ne vend qe te vene vetullat nxjerrin syte, sic thote populli, ne vend qe t’u bejne mire Salihit dhe Bashes, i demtojne moralisht dhe politikisht. Po si eshte e mundur qe te mbrohet Salihi apo Basha ngha keta njerez, te cilet u jane neveritur njerezve, nuk mund t’i shohin me, pale t’i degjojne cdo nate. Po ke te degjosh, Z. Zogaj, qe ka qene spiun qe ne gjimnaz, apo Balliun, apo Cupin? Keta mendojne se njerezit jane ende me psikologjine dhe njohurite e 1992, apo 1997. Shkurt, te folurit e tyre eshte nje bumerang qofte me Berishen, qofte per Bashen. Me c’po ndodh, se shpejti PD do te shkrihet, ose do te kaloje nje organizate, dhe njerezit do te thone se dikur, ka qene nje PD ne Shqiperi, por e shkaterroi Basha, Berisha dhe analistet.
    Prandaj, nga nje ane, keta analiste duhet te falenderohen per punen qe po bejne. Dhe kjo u provua edhe ne zgjedhjet e vitit 2013, analistet e Berishes, luajten nje rol te rendesishem ne humbjen e madhe historike te PD.

  34. demokrati says:

    E lexon nje here, i kthehesh prape dhe nuk eshte e mundur te ndjesh urrjetje per nipin e Hysniut dhe as ti mbushesh mendjen vetes se ky eshte vetem nje idiot. Nje paralelizem te tille zor se mund ta kaperdije edhe nje mendje gjysmake, duhet te kesh nje verberi totale por edhe nje urrejtje diabolike te marresh guximin te justifikosh qendrimin antieuropian, antidemokratik, antishqiptar dhe antishoqeror te bashes dhe bandes se tij. Po rasti antieuropian i bashes ka te krahasuar vetem me Enver Hoxhen e viteve 45-46. Hoxha ne perballje me Europen kishte perkrah Hysniun e madh, basha ka hysniun e vogel, hoxha kishte myslim pezen basha ka flamurin, hoxha kishte todi lubonjen basha ka te birin e todi lubonjes dhe shkullakun, ne lufte kunder Europes qe eshte lufte ndaj shqiptareve. Hysniut te vogel ndarja fiktive me Europen e Merkelit nuk i ben dem ashtu si nuk i beri andit ndarja e hysniut nga Europa e Adenauerit. Hoxha nuk ishte i vetem ne marrezine e tij, shume ndanin te njejtin medim me te, rasti fatlum kur Europa kerkon verte nje Shqiperi dinjitoze eshte ky, prandaj ky eshte momenti qe nese shqiptaret per ndarjen nga Europa mund te justifikojn edy murtaja te medha si pushtimi turk dhe komunizmi, nuk mund te justifikohen se i ndaj nga Europa ne shekullin e 21 nje breksalep si andi i hysniut, nje mitoman si fatosi i todit, nje personazh qe kerkon se paku therapy si shkullaku dhe ordiner si lulezim basha.Dy here e humben atdheun shqiptaret, a treta eshte fatale.

  35. Arber Iliri says:

    O nipi gjyshes po ti kishte kollofitur mediat Rama ti s’do guxoje te flisje keshtu i pari meqe vjen edhe familja e Kapove qe i lepinin bythen Enver Hoxhes, se nje here kur sulmoi gjyshen tende ministre u bete pershesh gjithe ju klani Kapo, se mban mend ti se jeshe i vogel por i permendi Volvon qe kishte blere gjyshja.Ik o Bushat ha persheshin e gjyshes e mos na meso se jena bo me te zgjut se klani KAPO.Sas per Lulin ecut ne vetvrasje , nuk ka me ze prej Perendimit.Ministri i jshtem gjermaN ISHTE SHUME BILES PER NE.Nese nuk e kuptoni jeni koqe kandari.Nuk investohet me bota me ca idiote si Basha qe s’kane kuptuar hic gje nga politika nderkombetare.Basha iku per lesh tani nuk mund te rikuperohet me.Gruas i thane te marre burrin se ndryshe i hoqen shtetesine hollandeze.

  36. Isuf Karaj says:

    Mos kini merak, Luli do ta fitoje dhuraten e radhes. Ai dhurat e pati perfshirjen ne KOP, dhurate pati Bashkine e Tiranes, posti i Kryetarit te PD Ju dhurua, pse mos te kete dhurate edhe postin e Kryeministrit?

  37. betixho says:

    Te habit ky djale me budallallekun qe shpreh me kete analize.Te jete budalla?,te beje nje analize te drejte,ne se ke arsimimin perkates dhe qe e ka ne fakt,ai duhet ta shtronte ndryshe problemin.Bushati duhesh ta orjentonte analizen ne ndihme te Bashes.-sepse aty synon me ate arsyetim-nene peshen e gjykimit kronologjik.Ai duhesh te paraqiste dramatikisht gjithe situaten e shtetit Shqiptar nene uzurpimin e pushtetit te partise demokratike per rreth 15 vjet,gabimet e medha,shkeljen me te dya kembet te demokracise progresive,renimin e ekonomise,shtetit,vjedhjen e zgjedhjeve,vrasjet e vitit te mbrapshte te 1997-tes,gerdecin,vrasjen e protestuesve ne bulevard,mareveshjen e detit me Greqine,vjedhjet ne rugen e kombit,legalizimin nene mbrojtjen e qeverise te parceles te hashashit Lazarat uzurpimin e instituctioneve si gjykata,prokurori,media dhe me radhe gjithe te tjerat per te mos u zgjatur,dhe vetem pas kesaj Bushati mund ngrinse te friken-tani me te drejte nene friken e se kaluares-se mos Z.RAMA do perseriste te kaluaren Berishiane.Edhe per kete duhesh te parashtronte treguesit reale se si operon pushteti i se majtes.Vetem atehere edhe une do e mbeshtesja artikullin.Por ai nuk e trajton keshtu.Pse? Se eshte i paguar dhe kaq.pike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje