Kryeministri Rama post “Çadra”?!

17 Prill 2017, 09:12Politika TEMA

Nga Ben Andoni

Askush nuk mund të parashikoj në këto orë të mes-prillit sesi do jetë zgjidhja e krizës politike shqiptare. Arsyeja është e thjeshtë: vetë politikanët shqiptarë e kanë të pamundur t’i japin zgjidhje katrahurës që kanë bërë. Gjithsesi, këtë javë ato marrin udhë, falë dhe investimit ndërkombëtar. Znj. Kryemadh, numri 2 de facto i LSI-së, e konvertonte një segment kohor me një aksh minus vendesh pune. Në fakt, argumenti i fundit ka qenë i dyshimtë gjatë këtij mandati sa i përket statistikave, paçka se Shqipëria për hir të së vërtetës ka përmirësime në disa lëmë, që nuk mund të mos vihen në dukje.

Gjithsesi, ato janë tejet larg propagandës së madhe që bëhet dhe varfërisë që ka rënë mbi njerëzit e thjeshtë, sa i përket përballjes me jetën e përditshme, mungesës së investimeve të huaja, mos hapjes së vendeve të punës, pensioneve etj. Në të gjithë këtë hulli, Edi Rama mbart peshën e reformave si kosto të mandatit të tij, por edhe si pasqyrim të punës së vet, që e ka personalizuar, falë dhe kultit që po i ngrihet pareshtur nga formacioni i tij.

Ligjërimi i tij, mbushur me retorikë, stigmë dhe jo pak herë fyerje, më shpesh i ka bërë dëm dhe atyre gjërave pozitive që janë dashur të nënvizohen.

Kjo mbase është arsyeja pse thirrjet e tij për dialog me opozitën shikohen ende me dyshim nga e ashtuquajtura “Çadra” (Vend-mbledhja e Opozitës), mbetur në një udhë pa krye prej drejtimit kuturu të Lulëzim Bashës. Vetëm se “Çadra” i ka dhënë argumente shtesë figurës së Ramës për të shpalosur idenë se ai është njeriu i mirë i dialogut, kurse të tjerët janë thjesht njerëz që nuk e kërkojnë atë, por duan pushtet të pamerituar. Meta ia ka dhënë më së shumti argumentet me luftën ambigue, ku ai artikulon në formë të përgjithshme parimet, kurse njerëzit e tij lëshojnë bomba tymëse, sikur të mos jenë pjesë e kësaj qeverie. Sa për Lulëzim Bashën është e vështirë t’i thuash në këto momente se kriza që krijoi duke e faktorizuar disi e ka zhvleftësuar, në vend që ta ngrejë.

Në të gjithë këtë katrahurë, po e pëson populli, për të cilin kujtohen në ditët e mitingut të radhës elektoral, në ditët e votimit dhe pastaj kaq. Aq i pavlerë është populli saqë ai është i privuar jo thjesht ligjërisht prej zgjedhjes së presidentit, deputetëve, por edhe nga pronat shtetërore dhe publike që shndërrohen sërish nga pushtetarët e sotëm (njësoj të djeshmit) për interesa mirëfilli, kurse pronat sot e kësaj dite për një pjesë jo të vogël të shqiptarëve mbetën pa përgjigje, ashtu si koncesionet e shumta që rëndojnë mbi fatet e vendit.

Një lëmsh i pazgjidhshëm, që ky mandat, jo vetëm nuk e zgjidhi, por që e teproi. Dhe, ajo pyetje që mbetet për ditët që po vinë dhe ku kriza po i afrohet fundit, është e thjeshtë: Po Rama çfarë do të bëj më pas? Kuptohet se do të përpiqet të marrë dhe një mandat dhe gjasat janë të tilla. Por, realisht çfarë do gjejë t’u thotë njerëzve pas “Çadrës”, simbolikë me të cilën njerëzit sot identifikojnë fundin kohor të mandatit të tij?! Këtë rrezik as vetë Rama nuk di ta thotë, sepse më së pari i duhet të ndryshojë sintaksën përballë atyre që ka përballë dhe që rëndom i damkos, kurse e dyta të ndryshojë modelin sesi po qeveris. Por për këtë s’ka nevojë për retorikë, por për fjalë specialistësh, që tashmë rrinë të strukur. Fillimisht nga frika se i fton Basha në përçartjet e tij në “Çadër” dhe së dyti se i përqesh Rama, jashtë saj. (Javanews)

8 komente në “Kryeministri Rama post “Çadra”?!”

  1. nina says:

    Ky Ben Andoni.. Na dhhevi fare me ate analiz te flliqur.. Ok mo se sje ti per asgje… Nuk sheh ti qe ka ndryshime ne cdo vend????? Je normal tiiiii??? Ju vuani te gjithe se doni pak pushtet.. ju doni te vidhni krejt.. Prandaj shan ti Ramen.. se Rama jya hoqi gjithcka nga dora vjedhjen .. Turp te kesh ti qe ben kete analiz.. Dhe beni te mire ate cadren qe ka vrare.. Pse cfar te thot opozita do bej qeveria??? do opozita pushtet, qeveria te jap dorheqje se do ajo qe ishte ne pushtet dhe sberi per shtet dhe popull???? Je normal more Beni tiii?? Cfar idjotesh jeni keshtu??????

  2. Tralala says:

    Sikur nuk ke konkluduar mor Ben. Ne qytetaret e thjeshte nuk na kellcet fare per sherret e politikes, po per ecurin e vendit, per qetsine dhe ekonomine. Une nuk shpresoje fare te Luli I cili ka qene ne disa pozicione te larta dhe nuk ka treguar aftesi. Kurse Rama ka treguar veten kur ishte kryebashkiak, po e tregon edhe tani. Mos u beni nihilist. Nuk ka bere aq sa premtoi, po ka bere dhe ka nis gjera shume pozitive. Ky vend nuk kishte rend fare. Ketu u shkatrru bregdeti, pyjet, lumenjte, dominonin marredheniet fisnore dhe partiake, u vrane njerez, shpertheu bomba atomike ne Gerdec, u prishen me perendimin, pra nuk vinte fare era Shtet. Rama po kthen shtetin dhe Shqiperia ka nje ze dhe kete po e ben duke luftuar me fort me opoziten destructive. Ju prisni qe te punoje me mire Luli me Mediun, Nardin e co? Mos e dhente zoti!

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Cadra ka nje te “mire” ka punesuar rreth 200 veta !

  4. Epirioti II says:

    Artikull, futja kot. Keta gazetaret tane te shitur dhe te pashitur i kane kapslleku.
    As per te dhjere nuk dine me te dhjesin.

  5. shpresa says:

    Te gjithe kur shkruajne ketu artikuj ose komente, thone varferia eshte ne kulm e une habitem ketej pertej reve, se si ka mundesi kjo, nderkohe qe gjithe te rinjte shqiptare i shikoj me ajfone dhe nuk numurohen fotografite e tyre qe percjellin çdo dite nepermjet tyre duke bere qejf,. Por jo vetem te rinjte por dhe te moshuar, pa le me ata te “elites” hajdute qe kane markat me te mira dhe te fundit ose pushimet i bejne ne Dubai, Kanarja apo deri ne Filipine. Pse “qajne” shqiptaret pa i rrahur e futen neper çadra? Une shikoj, nga larg gjithmone, qe qytet shqiptare jane zbukuruar aq shume, rruget, lulishtet, shkollat, urbanet e gjitheçka; shikoj projekte te miratuara qe kjo pune do te eci me tej, lexoj qe pensionet jane ngritur, shendetesia me aparatura moderne, administrata ka nje permiresim te jashtezakonshem, bile nje here qe shkova ne nje zyre , perse te te sherbejme me then, e mu duk vetja sikur isha atje ku banoja; po do thuash qe ka dhe te varfer, ka dhe ne administrate idiote, ka dhe…. po ku nuk ka , ne ç”cep te botes? Por vetem te tille si ata ne çader nuk ka qe nje e quajtur parti opozitare ngul kembe si gomari qe ik ti te vij une! Te tille s’ka ne bote. Dhe ç’duhet bere: duhet lene ashtu si jane deri sa te zene mend, po zune, por nuk duhet lejuar me asnje menyre te infektojne ambjentin si kane bere dikur. Me bisede, me porosi, por edhe me force se demokracia eshte liria e fjales por forca e dhunimit.

  6. TNT says:

    Beni je me fat qe jeton ne Shqiperi dhe te lexojne, kudo tjeter do ishe leter higjenike. Te kesh turp se je lindur e rritur ne Tirane dhe nuk arrin te thuash qe, kushdo qe mbeshtet Bashen mbeshtet regresin. Arroganca Edi Rames eshte e papergillshme krahasuar me injorancen e Bashes…

    1. fllad says:

      shume e sakte!!!

  7. don says:

    O Ben cfare sofizmash thua. Po vazhdove te flasesh percart do humbasesh edhe ate reputacion qe ke fituar me gojen dhe mendjen tende. Mos fol qesim fraza pa llogjike dhe kuptim, ndryshe do te bjesh ne kategorine e Fevziut dhe Andi Bushatit. Sidoqofte sbesoj se do te arrish kurre nivelin e te gjymtuarit menderisht Armand Shkullaku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje