Lugano vazhdon marshimin drejt Europës me dyshen Sadiku-Alioski

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Skuadra e Luganos ka regjistruar sot fitoren e tretë radhazi në kampionatin zviceran duke qenë pretendente shumë e fortë për të siguruar një vend në Ligën e Europës në sezonin e ardhshëm.

Sigurisht që protagonistë kryesore të suksesit 2-1 ndaj Tun ishin Ezgjan Alioski dhe Armando Sadiku, që aktualisht formojnë dyshen më në formë të sulmit në Zvicër.

Të dy futbollistët krijuan vazhdimisht panik në prapavijën kundërshtare gjatë gjithë pjesës së parë me kombinimet e tyre.

Por ata arritën të thyenin rezistencën e skuadrës mike vetëm në fillimin e pjesës së dytë.

Alioski kërkoi Sadikun me një pasim nga e majta për në qendër dhe Falçineli, duke menduar që të devijonte topin me një rrëshqitje të dëshpëruar për të mos mbërritur te sulmuesi, shtyu vetë sferën në rrjetën e portës së tij, shkruan panorama.

Për të hipotekuar fitoren mendoi Alioski në minutën e 64 të ndeshjes, kur lëshoi një diagonale të pakapshme për portierin kundërshtar.

Goli i shënuar në shtesë nga Tun shërbeu vetëm për të inatosur pak Paolo Tramexanin i cili synonte që të mbyllte ndeshjen pa pësuar gola, por gjithsesi Lugano mori tri pikët që i duheshin në luftën për Europën.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *