Lulzim Basha nuk ka fjalë për shpullat e kryediplomatit gjerman: Nuk e komentoj, thjesht çmontova gënjeshtrat e Ramës

17 Prill 2017, 16:32Politika TEMA

Lulzim Basha nuk kishte asnjë fjalë për të thënë për kritikat e forta të kryediplomatit gjerman Gabriel për qendrimin e tij dhe të opozitës.

Basha tha se nuk i komenton deklaratat e tij, pas takimit që mbajti me Gabriel.

Basha ka thënë gjatë një dalje për mediat, pa Gabriel në krah, se gjatë takimit me këtë të fundit, çmontoi gënjeshtrat e Ramës për vetingun dhe realitetin në Shqipëri.

Sipas tij, Shqipërinë e ka kapur krimi dhe mafia, dhe ai këtë gjë ia tregoi me fakte dhe argument Gabrielit.

Ai tha se PD do të votojë gjashtë ligjet e vettingut, vetëm kur Rama të tërhiqet dhe të zbatojë marrëveshjen e korrikut, pasi sipas tij, ajo është prishur nga Rama.

Ora është 16: 27. Takimi im ka zgjatur shumë me ministrin e Jashtëm gjerman. Ishte detyra ime, jo veç si lider i opozitës, por në emër të gjithë qytetarëve shqiptarë, që të paraqisja situatën e Shqipërisë.

Nuk komentoj deklaratën e tij të mëparshme.

Një gjë është e qartë, se gjithçka që depoziton opozita, është e bazuar mbi fakte dhe të verifikuara ndërkombëtarisht.

Realiteti nuk mund të fshihet pas propagandës së Edi Ramës.

Kjo i shërben vetëm atyre, mbushjes së Shqipërisë me drogë dhe prishjes së zgjedhjeve.

Ne jemi të vendosur që t’i shkojmë kësaj deri në fund.

Kam pasur rastin të shpjegoj për renat e Edi Ramës.

Ai shkeli marrëveshjen e korrikut. 6 ligjet janë pa miratimin e opozitës”, tha Basha gjatë fjalës së tij.

“I paraqita fakte dhe argumente për të çmontuar të gjitha gënjeshtrat e qeverisë.

E kam bërë këtë me qetësi dhe në mënyrën më evropiane të mundshme.

Injorimi i tonelatave të drogës, është ndëshkim për Shqipërinë.

Ja pra që beteja jonë në mënyrë absolute bëhet për Shqipërinë europiane”, vijoi Basha.

Ai tha se i bëri të qartë Gabrielit që nuk është Partia Demokratike që po bllokon reformën në drejtësi dhe procesin e Vettingut.

Vettingu nuk do bëhet siç e do Edi Rama, as siç e dua unë.

Vettingu nuk do bëhet si e do asnjë kryeministër, sepse është konflikt interesi, sepse qeveria ka në dorë paratë, krimin në këtë rast.

Kush do ta hetojë? Gjyqtarët që do të caktojë Edi Rama?! Opozita do kthehet të votojë 6 ligjet kur Edi Rama të shpërbëjë thyerjen e paktit.

Zgjedhje të lira e të ndershme do bëhen vetëm përmes një qeverie teknike”, tha ai.

19 komente në “Lulzim Basha nuk ka fjalë për shpullat e kryediplomatit gjerman: Nuk e komentoj, thjesht çmontova gënjeshtrat e Ramës”

  1. Ata votuan mosndeshkimin e tyne says:

    Si shpejt u kujtove te na kujtosh ka droge dhe mafje ne Shqiperi, sikur se dinim ne. Ajo u shpik dhe u rrit nen PD. Kaq kujtese te shkurter ke o LuLbashe!


    Ta futi Meta dhe spo gjen justifikim per te dale nga kjo mesele e gatuar me helmin LSI Meta.


    Ajo qe eshte e vertete , ajo qe ti nuk i thua shqiptareve eshte:
    .. frika nga Vetingu e reforma ne drejtesi
    .. frika per humbjen e padiskutuar te PD se ne zgjedhjet e 18 Qershorit
    ..frika se do humbesh lirine dhe pasurine nese do vendoset ligji i se drejtes ne Shqiperi

    Thjesht , kerkon garanci per amnisti absolute ti dhe familja jote kriminale. Ti kurre ske qene demokrat, si ish punonjes i Rinasit. Ne demokratet e vertete morrem arratine se e kuptuam qe kishim te benim me Banden PD, BANDEN E RRUGACEVE DHE ATE TE HAJDAREVE.

  2. beni says:

    Hahaha…ik mor vrases hajdit e genjeshar as cilimijte juk te besojne ty or idiot.

  3. beni says:

    Hahaha…ik mor vrases hajdut e genjeshar as cilimijte juk te besojne ty or idiot.

  4. Mihali says:

    Per vetingun(reforma me drejtesi) per ne
    Qendimi i Bashes:” qaart i kjaaart por i mpin dhembet”.

  5. Artur Nika says:

    Luloqe po flet me vete. Je per tu vizituat te psikiatri. Cadra nje cerdhe krimi qe duhet shperbere njehere e mire. Ora e 18 Qershorit po afron

  6. Dajti USA says:

    A more Lulush,gjithe fajin e ka Dibra,aty ti kuptove se populli nuk te do,njesoj si Saliu qe kuptoj me humbjen e referendumit ne 1994-en se populli nuk e donte,prandaj beri kasaphanen ne zgjedhjet e 1996-en.Kot rri ne cader,populli as nuk te do e as ka per te dashur,perkundrazi sa me gjate ne cader me i neviritshem behesh.

  7. arben muhameti says:

    Mbaje veten o lideri boteror ,te them se ngjan me kIm Yong apo me gruevskin edhe mundet ,te them se ngjan me enverin cudi ,nuk e kuptoj sa mban akoma ,por dite me te veshtira shof per ty ,e meriton gelbazen e shqipetareve .

  8. fakti says:

    Lidheni Budallain !

    Ju drejtohem demokrateve e simpatizanteve te PD.
    Populli yne thote se : kur nje person mer per se koti e fillon te bej dem ,Ai duhet lidhur.
    ça prisni ? Te mblidhet e djadhta europiane e ta perjashtoj PD nga radhet e saj ?!
    Ky torollaku ka per t,ju lene pa parti fare vetem se do te shpetoj by.. e tije e te Saliut !

  9. fakti says:

    Saliu 8 Vjet ne pushtet e Merkel nuk pranoj ta takonte, tani ne opozite po kjo do t,ja bej “gropen ” duke e degjelitimuar krejt si PD e duke i çuar para drejtesise Saliun ,Lulin e CO !

  10. Lakja says:

    Ktij palles ju duk sikur ndejti gjate ne takim?

    30 minuta nga hyrja te dalja e rognerit.

    Hyrja 15:56
    Dalja 16:27 para gazetareve

    Ky ka marre fund. I ka dhen vetes dhe nje shikim killeri psikopat, dhe sdi çflet!

    Eshte shah mat dhe nuk pranon e thote se duam remi (qeveri teknike)

    Do shkojn për lesh shum shpejt…

  11. s says:

    Epo te kesh dy bythe,nje ta shqyesh e nje ta mbash.Gjithmon nga bytha flete ky Basha.Krimineli Basha flete per Edi Ramen qe nuk eshte kriminel.Sikur nuk i di populli se kushe eshte kriminel.Deri sot Edi Rama dhe qeveria aktuale nuk kane bere ndonje krim.Ato qe thot Basha dhe Berisha jane shpifje. Krimet e Berishes dhe te bashes,jo vetem qe jane shume,por edhe te evidentuara,te regjistruara,te hetuara,dhe te njohura nga populli.

  12. Korçari says:

    “Fola në emër të gjithë qytetarëve shqiptarë”, kështu na thotë Lul-ushi i Saliut të shpellave. Po çne në emrin tim të flasësh ti mor kriminel gjakatar, vrasës i protestuesve në Bulevard, spiunues i luftëtarëve të UÇK-së, hajdut i Rrugës së Kombit, tradhtar që i fale Detin grekut.
    Sikterr mor q e l b ë s i r ë !

  13. Legenburre says:

    Te erdhi fundi,qen….

  14. sokrat says:

    Ka kaluar ne sizofreni te plote dhe nuk degjon askend! Edhe vete nuk di se cfare flet! Jane pellitjet e fundit perpara se me bisht nen shale te pranoje deshtimin e hidhur! Do jete me e ndershme qe tu thote te veteve se erdhi koha te braktisim cadren dhe te degjojme nderkombetaret! Te shkoje ne parlament, te filloje pergatitjet per zgjedhjet dhe ta provoje sa i vlen lekura.

  15. Sanua says:

    LULUSHE ,S’JE PËR KËTË PUNË,
    KEQ FARE U NGATËRROVE,
    PO ME GJERMANIN , A I VRARË,
    ÇPATE QË KAQ SHUMË E KROVE??
    ????????????

  16. Asus says:

    Lul, shume mire qe cmontove rrenat e Rames, po zgjidhja si behet? AI burri qe perfaqeson vendin me te zhvilluar te evropes thote se duhet te shkosh ne parlament, te votosh Vetingun dhe te marresh pjese ne zgjedhje. Kush ka te drejte, ti qe vazhdon monologun apo ai qe drejton evropen? Lul, ke hyr ne nje lloj tuneli qe vetem zoti te shpeton se robt s’kane cfare te te bejne. Kjo ndodh kur ne sistemin demokratik nuk degjon perendimin po komunistin.

  17. Treviso says:

    Nje shprehje popullore thote: Lulzim Bashes i ka hupur per koke. Nuk e kuptoj se ç’far kerkon me?

  18. Kosova Verdha says:

    Basha ke qene dhe je nje cun koti as mund te flitet per lider ne rastin tend.Ik ne Hollande para se ti hiqet shtetesia Aureles dhe vajzeve per ti sjelle ketu qe tite japesh llogari me kuptove apo jo.

  19. shoku says:

    Luli me veprimet dhe reagimet e tua, duhesh qe ke qene djale i perkedhelur. Te kane plotesuar deshirat dhe te kane duruar prinderit, por populli s’ta ka borxh. Djale i mbare mblidh mendjen sa s’eshte vone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje