Lulzim Basha shpërthen ndaj Metës: Pse u tërhoqe nga oferta që na bëre, për të rrëzuar Ramën?

Lulzim Basha ka shfaqur gjithë zhgënjimin ndaj Ilir Metës, ndërsa ka folur nga çadra e PD-së.

Sipas tij, Meta tani është tërhequr nga premtimi që iu kishte bërë, se do të linte mandatet, nëse Rama nuk plotësonte kërkesat e opozitës.

Basha tha se Meta tani ka vendosur të shkojë me Ramën kryeministër në zgjedhje.

“Ai tha se mund të lërë mandatet për interesin e shqiptarëve dhe zgjedhjet e lira e të ndershme, ne e përshëndetëm dhe i thamë nese je i sinqertë, dakord.

Rama ka ofertën e Metës për koalicion edhe për zgjedhjet e ardhshme.

Koalicionin e ka në pushtet, ka qenë për 4 vite, pse nuk e dorëzon karrigen për zgjedhje të lira, për një qeveri teknike?

Sepse ka frikë.

Nga cfarë ka frikë? Ka frikë se edhe po e ka Metën në varkë, po i iku karrigia, i iku mbështetja e drogës, kriminelëve që ka në parlament.

Po i ikën veglat me të cilat ka ndërmend të shaktërrojë zgjedhjet, ai e di se gjykimi popullor do jetë i pamëshirshëm me votën e lirë e të ndershme, ndaj ka bërë e po bën cdo përpjekje.

Tani Meta po bën cdo përpjekje të tërhiqet nga deklarata që ka bërë e të shkojë në zgjedhje me Ramën kryeministër.

Tani ka filluar seriali i Ezelit, do e marri zhaken apo jo, kjo është loja.

Sado zhake të nxirrni e kujtdo t’ja jepni, zgjedhje me Ramën kryeministër s’ka për të pasur”, tha Basha.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...