Mustafa Nano komenton skeletin në dollap të Fatos Lubonjës; dhe thotë se “në burg regjimi komunist futi Lubonjën, jo Fatosin”

Në Zululandin e djeshëm në TemA TV, në pjesën e dytë, Mustafa Nano u ndal te ajo që ai e quajti çështja “Lubonja”, dhe denoncoi hipokrizinë e tij.

Më poshtë po japim të zbardhur një pjesë të asaj që ai tha:

“Është publikuar dosja e hetimit të  Fatos Lubonjës, një hetim që është bërë në vitet 70’ ku është bërë  një gjyq, pas të cilit Fatos Lubonja ka bërë 17 vite burg. Dashnor Kaloçi ka publikuar dosjen e hetimit të tij.

Janë  një befasi disa pjesë të kësaj dosjeje, sepse nga ajo dosje del se  Lubonja ka disa “skeletë” në dollapin.

Nuk e kisha menduar se Fatos Lubonja mund të kishte skeletë të tillë në dollap, pasi ishte vetë Lubonja që i ka bërë të gjithë të besonin se ai nuk kishte një “skelet” të tillë; i ka bërë njerëzit ta besonin këtë gjë nëpërmjet luftës që ai u ka bërë të gjithë atyre që, sipas tij, kanë patur skelete të tilla, dhe i kanë fshehur.

Për çfarë është fjala? Unë kam veçuar disa fraza nga deponimi i tij. Janë frazat që mua më kanë kapur në befasi. Ja:

“Më ka thënë babai se Lenini ka shkruar një letër para vdekjes, ku ka lënë porosi që Stalini të mos zgjidhet se është diktator; me këtë, babai bënte aluzion për shokun Enver e për Stalinin;… babai më ka thënë se Enver Hoxha është diktator;… babai në letër më shkruante gjëra armiqësore pikërisht për shokun Enver, dhe thoshte se e ka humbur ekuilibrin e trurit e të mendjes;… unë i kam folur Besnik Sinanit për librat e Hitlerit që kam lexuar.”

Pas publikimit të dosjes, edhe vetë Lubonja e ka kuètuar që i kanë nxjerrë skeletet nga dollapi, dhe kjo duket nga përgjigja që ka dhënë në një intervistë televizive:

Lubonja ka thënë: “Problemi nuk kemi qenë ne që u përdhunuam, por ata që na përdhunuan, që na futën në burg; është njësoj si t’u thuash njerëzve që u përdhunuan: ore, pse hape këmbët ti?”

Duhet thënë se Lubonja ka të drejtë në këtë reagim që bën, është një fakt shumë i padrejtë që hetuesitm e komunizmit të vënë sot në bankën e të akuzuarve të dënuarit e tyre. Hetuesi Qemal Lame është shumë guximtar që merr përsipër ta luajë këtë rol në këto momente.

Nga ana tjetër mund të jetë e kollajtë për të gjithë ne të tjerët që sot në vitin 2017, nga konforti që na jep liria, të thonim: “Uau, e paska bërë Lubonja këtë?

Paska folur kundër babait të tij në mënyrë që mund të shfaqësojë veten?” Do të ishte e padrejtë  që njerëz të tillë si Lubonja të paditeshin, të akuzoheshin, të kryqëzoheshin për faktin se kanë thënë gjëra të tilla në rrethana që ne të i njohim mirë se cilat kanë qënë.

Unë kam patur vazhdimisht tezën që regjimi komunist i Enver Hoxhës ishte i çmendur. Të thuash që ishte diktaturë, ti nuk ke thënë asgjë. Ai ishte një regjim absurd dhe i vendoste njerëzit gjithnjë në situatat nga më absurdet. Unë mendoj se integriteti dhe forca morale e dikujt në atë regjim nuk mund të matej me forcën për t’i rezistuar të gjitha sulmeve që regjimi mund t’i bënte dikujt.

Personalisht, nëse do të ndodhesha në rrethanat e Lubonjës, nuk e di si do të sillesha. Unë mund tregoja dobësi më të mëdha se sa Lubonja, mund që edhe të tregohesha i fortë, nuk e di. Por jam i prirur të besoj se do tregohesha më i dobët se Lubonja. Kështu besoj se do bënin shumica e njerëzve të kësaj bote. Ai ishte një regjim i lig, i poshtër. Kështu që problemi i Lubonjës nuk është ky.

Problemi i Lubonjës është tjetër. Ai i ka sulmuar me të gjitha mënyrat të gjithë ata që, sipas tij, kanë patur skelete në dollap dhe i kanë fshehur, në një kohë që ai vetë paska pasur alamet skeleti në dollap. Kjo është gjëja më e padrejtë që Lubonja ka bërë gjithë këto vite. Ka sulmuar të tjerët për një mëkat që e ka bërë edhe vetë.

Çfarë do duhej të bënte Lubonja në këto rrethana?

Lubonja këtë ngjarje të jetës së vet mund ta kishte bërë publike me kohë. Jo për të diskredituar veten, por sepse ky është nga ato momente që të ndihmojnë për të folur për kontekstin historik e për regjimin. Një ngjarje personale e tillë është shumë e përshtatshme dhe të jep mundësinë të arrish në përfundime që i vlejnë të gjithë shoqërisë.

Lubonja ka patur rast ta bëjë këtë, pasi ai ka shkruar edhe një libër për dënimin e tij, në të cilin këtë moment e ka fshehur. Ai, në vend që të gjente forcën për ta bërë këtë, ka bërë të kundërtën, ka bërë një betejë hipokrite kundër kulturës së manipulimit e trukimit që të tjerët i kanë bërë jetës së vet.

Siç duket, është një konflikt e betejë e tij e brendshme e transferuar në jetën publike. Ndodh shpesh kjo gjë me njerëzit.

Ka edhe një trukim tjetër që Lubonja i ka bërë jetës së vet. Lubonja ka pretenduar se është futur në burg si Fatos. Mirëpo nuk është hiç e vërtetë që është futur në burg si Fatos.

Ai është futur në burg si Lubonjë, është futur në burg si biri i babait. Nuk dyshoj se ai e ka urryer komunizmin, por puna është se nuk është futur në burg për këtë gjë. Sikur i ati të mos futej në burg, ai nuk do ishte në burg, gjithashtu. Shkurt, Fatosi nuk ka qenë asnjëherë në burg. Lubonja ka qenë.

Lidhur me kritikat e Fatos Lubonjës mbi Kadarenë, tash e tutje një kritikë nuk duhet t’ia lejojë më vetes, atë mbi kulturën e simulim-manipulimit. E duhet të skuqet që e ka bërë deri më sot në rrethanat që paska qenë vetë pjesë e kësaj kulture.

Kritikat e llojeve të tjera mund t’ia bëjë Kadaresë, piktorit Edi Rama dhe gjithë piktorëve dhe artistëve të tjerë, veçse  jo mbi bazën e vizionit që ai ka për artistët në botë. Përpara disa ditësh ai bëri një shkrim ku midis të tjerash ishte edhe një frazë e tillë: “Artisti i vërtetë ka nevojë edhe për aftësinë për të dëgjuar kritika, edhe për një humanizëm që e tejkalon shumëherë dashurinë vetëm për vetveten”. Sikur të mos e dija se këtë gjë e ka shkruar Lubonja, do të mendoja se është ndonjë frazë e Andrej Zhdanovit, apo e Stalinit, apo e Mao ce Dunit, apo e Ever Hoxhës. Mirëpo, jo, ky vizion banal mbi artistin është i Fatos Lubonjës.

14 komente në “Mustafa Nano komenton skeletin në dollap të Fatos Lubonjës; dhe thotë se “në burg regjimi komunist futi Lubonjën, jo Fatosin””

  1. Rexho Filati says:

    Mustafa, ke gjykuar si Faje Cyrbja. Se dyti pohimi I lubonjes per artistin eshte permbledhje e konsideratave te kritikut Sgarbi. Mos bej me shume zhurme dhe tym, aty ku vjen ere.

  2. olimpia says:

    Ne shkrimet e fundit te Leninit,kur ai ishte semure ,te mos gaboj ne vitin 1922,ur po zhvillohej kongresi i bolshevikeve ,ai i dergoi 2..3 letra …ku pak a shume jepeshin karakteristikat e Trockit ,Stalinit dhe Buharinit…Per Trockin thuhej…Eshte pa dyshim udheheqesi me i rendesishem ,me merita te jashtzakoneshme…por teper ekstremist per te qene sekretar i pergjitheshem…Per Stalinin….eshte nje udheheqes me veti te medha organizative,i vendosur ,por here here brutal dhe kjo e ben te papajtueshme me postin e sekretarit te pergjitheshem ….Per Buharinin ..eshte pa dyshim udheheqesi i ri me i talentuar sidomos ne fushen ekonomike ,ka te gjitha te dhenat per te qene sekretar i pergjitheshem ,po te mos ishte liberal ne disa raste ….Lenini nuk ishte ne kongres ,Stalini ne ato momente u tregua me i moderuar se Trocki ,me i vendosur se Buharini dhe ne garen me Trockin mori prkrahjen e vete Buharinit,Kamenievit ,Xherxhinskit,Rikovit,dhe u zgjjodh sekretar i pergjitheshem …Por posti nuk quhej vendimtsr ,sepse megjith semundjen ,Lenini ishte akoma kryetar i keshillit te komisareve te popullit ,pra kryeministrit qe ishte posti me i rendesishem .Keto letra gjenden ne botimin shqip ..Me keto nuk justifikoj Lubonjen per qendrimin ndaj bashkevuajtesve ,por lur flet per te tjeret ,me pare duhet te gjykosh vetvehten ..Gjithesesi keto thenie i kane lexuar mijra njerez edhe tek ne ,por ti permendje me nenkuptim ishte e rrezikeshme…

  3. Turi says:

    Fiks Muci. Shume na i ka hedhur shuren perpjete ky disidenti i pahepur. Te ai shtegu me verre nje nga nje do shkojne te tere. Kish haruar Luba qe eshtee cale e vjen ngadale

  4. vrkrt! says:

    e mos ja fusni kot tos lubonjes o njeres se nuk e dini ju sesa te poshter qe jane hetuesat,prokuroret,gjykatsat,avokatet e turrlilloj njerziish qe felliqen ne ate qe quhet “sistemi I drejtsise”.
    dhe kjo gje s esht vec per komunizmin por edhe ne demokraci,dhe jo vetem ne shqipni por edhe ne amerik madje.
    ne amerik edhe sot e ksaj dite denohen edhe njers te pafajshem madje,kan shku edhe ne karrige elektrike.
    te pafajshem te ekzekutu!
    pse ? sepse ashtu don drejtesija.
    dhe ka raste kur fajtori del I lir. pse? sepse e don shteti. kujtoni rastin e O>J>Simpsonit… atij futbollistit qe vrau gruan e tij dhe nuk eu denu sepse u be gati gjith zezakerija e amerikes per revolta te dhunshme… nese ai denohej. pra shteti ju neshtru krimit dhe ne tempullin e lart te drejtesis kjo gje! dhe ne ameriken e lir dhe demokratike…
    dhe,perderisa ka edhe ne “boten e lir” padrejtesi drejtesije,atehere vaj hallit se cfar do kemi nga drejtesija e diktaturs!
    cfare mund te ket ndodh me tos lubonjen: historija mund te ket qen e till,sipas gjasave:
    si fillim puntori operativ qe e ka pas ne ngarkim Tosin si objekt perpunimi aktiv 2A,ja ka mbush dosjen me raporte agjenturore operative plot te dhena armiqsore,mund ti jen bere edhe pegjime me teknik operative dhe patjeter edhe survejim dhe kontroll postar telefonik telegrafik. jan bere kombinacjone te ndryshme agjenturoro operative ne ngarkim te tij dhe jane marre pa tjeter edhe denoncime nga populli. dhe pasketaj esht perpilu dosja hetimore ku hetuesi I ka pas te gjitha te dhenat gati te nxjerra nga dosja operative e sigurimit dhe ne vend qe ne procesin e pyetjeve ne hetuesi nga hetuesi te thuhet qe “sipas te dhenave qe kemi ti ke thene keto gjera,duke precizu ato me stalin e Lenin dhe se cfar bisedash I bente babaj I tij…” hetuesi me dobicllik e nxjerr sikur vet Tos Lubonja e akuzon dhe e nxjerr baben e vet ,pra sikur e denancon babain ne hetuesi. ne fakt sigurimi I ka pas dit keto gjera qe me par si pasoj e informatorve ,te cilet kan raportu bisedat e tyre me objektin e perpunimit Tos Lubonja.
    kjo esht ABC ja e hetuesis. edhe te denon edhe te prish marrdhenijet me njerzit,madje te fut ne sherr me te tjeret…
    kshtu ja kan bo patjeter ktij Tosit I cili duhet te thot te verteten sesi ne hetuesi ai nuk ka pas qen “vullnetar” dhe ka then me deshir ato gjera,porse qe hetuesi I ka dit qe me pare dhe vec se ja ka paraqit qe ti nenshkruj.natyrisht presjoni dhe terrori psiqik dihet…
    pik. kjo esht.
    dhe kur ka deshmitare,dhe prova te tjera esht e veshtire ti mohosh faktet. ose do dalesh tip trapi qe te qeshi gjith dynjoja me ty me mohimet absurde qe mund te besh,
    nje gje e poshter po ndodh. edhe e kan denu te shkretin ,edhe po e ridenojn sot duke aludu se paska “spiunu” te jatin.
    poshtersija e komunizmit dhe e hetuesis nuk paska fund.
    gjynof qe edhe amerika vet punon me kta lloj njerzish qe der dje kan qen antiamerikan me citat te enverit n dor. si qemal lame dhe te tjer te sigurim hetuesis komuniste. te cilet der dje ishin klysha te enverit,si ata qent zagar qe lefin per t zotin,dhe kur zotnija I tyre vdiq,atehere keta zagar qe dijn vetem te lehin per tjetrin dhe nuk e dijn si ndjehesh me qen njeri I lir,i lir, kta qener pra u lidhen me zotnin e ri,me ameriken,te ciles I erdh fati n der se fitoj ca klysha falas. e kush nuk I don qent qe te lepijn duart rrugve ? dhe te vijn mas bythe?
    si permbledhje: hetuesi ka paraqit se cfar esht shpreh |Tosi,por jo me hetuesin por me njerzit e tjer,gjera keto qe I ka marr nga dosja operative e mbushur me te dhena te agjentures se sigurimit. dhe na serviret ne sikur vet tos lubonja I paskerka deklaru ne hetuesi!!!!
    kjo gje per te diskretitu tos lubonjen ,si pasoj e intervenimit indirect apo edhe direct,nen rrogoz dhe ne distanc te ismail kadares. I cili per te shpla bythen e tij te pist nga era e qelbur komuniste qe ka mbajt per 50 vjet diktatur,po I fut nje livando demokratike qe esht aq e shplare dhe hundvrasese der ne kuterbim arrogant aqsa te kujton ato livandot qe hidhnin katunaret dikur kur shkonin ke berberi ne tiran pasi vini nga shpellat e tropojs per studime universitare ,si sala mo…
    dhe kemi nje aleanc “shkrimtaresh” dhe shkrimesh. ismail kadare ne aleanc me shkresat e hetuesve qe e paraqesin te spiunuarin ne pozita spiunuese!!! esht sikur te pershkruash jezu krishtin si mysliman apo sikur te pikturosh Don zhuanin apo Kazanoven si pederasta!!!
    paradoski do jet kolosal.
    ky lloj paradoksi esht edhe me tos lubonjen te spiunu nga sigurimi dhe perpjekjet hetuesore per ta nxjerr ate si spiun te babes se vet!!!
    me t poshter sesda hetuesa prokuror gjykatsa.. nuk ka! dhe kta poshtersira kan edhe lidhje te tyre poshtnore si bicim shkrimtare kandidat nobeli (dikur kishim kandidat t byros politike komuniste),apo edhe gazetarjane qe me shpifje bejn hatane..

  5. Çeçua says:

    LERENI LUBONJËN !
    ËSHTË I SËMURË RËNDË!😄
    E KA LËNË TRURI!!!
    🙄🙄🙄
    PSE KA PATUR TRU AI??😜

  6. Ylli says:

    Ja qe vjen nje dite dhe jam dakort me Muc Nanon.Fatkeqsisht ka te drejte.Lubonjes nuk i kerkohet arsye pse nuk ka duruar drurin e Diktatures po pse nuk ka respektuar mundesite e Lirise.
    Lubonja duhet te fliste pa folur te tjeret.Tani eshte vone.Keq per Te dhe sa keq per ne qe kapemi ndonjere mbas virtytit imagjinar , ne gjithe kete llumbetire shqiptate

  7. Rrema says:

    Do te shtoja nhe dicka nga te tjeret, qe Lubonja si individ nuk ka pozitivitet si njeri, eshte i mbushur me energji negative.
    Askush buk duhet te shes vetveten me shume se cfare eshte ne te vertet, sepse nje dite do te diskretitohesh pikerisht per fajin tend se pse e shet veten jo ai qe je. Pra Lubonja si atehere edhe sot ka denuar veten, pa ndihmen e askujt

  8. Ilir says:

    Ju lexova Mustafa, dhe nuk bie dakort me publikimin e refleksionit tuaj, per arsyen si me poshte, shkruar ne komentin derguar H.Cilit, (mos me keqkupto sikur me kete po bej nje barazim personash apo karakteresh, Jo!, juve nuk jeni sic H. Cili) :

    “ E ndoqa direkt këtë “qulls”,me shumë zor, mu neverit. Nuk kam simpati për Lubonjat, at e bir, por mënyra dhe përmbajtja e sulmit ndaj tyre(në veçanti ndaj Fatosit) është e pështirë, e padrejtë. Qoftë Kadare dhe shërbëtori i tij i çuditshëm, Çili, e sulmojnë pikërisht në materialet që e kanë çuar në birucë. Është e pandershme. Këto materiale sot, për situatën që u krijua këto 26 vjetët e fundit, për regjimin e sotshëm, duhet të jenë pronë e personit që e ka pësuar. Publikimi i tyre prej Dash Kaloçit është i ulët, pervers, që të shpie në konkluzionin se dosjet janë në duar të gabuara.
    Sa për fajet e Fatosit, nuk shikoj se janë materiale të stisura që kanë rënduar fajet e të jatit. Ai ka shprehur të vërteta, por që nuk janë ato shkaqet e rënies në birucë të Të atit, Todi Lubonjës.
    Pafytyrësia e Kadaresë dhe e lebelit të tij besnik, Çili, tregohet pikërisht në sulmin që i bëjnë një të burgosuri politik mbështetur në materialet që e ndëshkuan. Po e theksoj se këto materiale duhet të shkëputen nga duart e personave siç ai Kaloçi, dhe të përfundojnë në duart e personave të ndëshkuar prej përmbajtjes së tyre. Në rast se Të ndëshkuarit e dëshirojnë publikimin, vetëm atëherë keto material mund të bëhen publike. “

    Nga detyra qe Ju, Mustafa, ushtroni ne Zululand tek Tema-TV, fare mire mund te kerkoni shpjegimin e Fatosit per deshmite dhe permbajtjen e tyre, te cilat gjenden ne materialet qe e derguan Fatosin ne burg, si edhe refleksionet e Tij per to, tashme ne nje situate krejt tjeter. Eshte me e ndershme keshtu se sa te jepni opinione publike per personin – pa pranine e personit. Eshte pjese e detyres suaj si gazetar.
    Ju respektoj per kontributin tuaj si analist dhe gazetar !

  9. goni says:

    Nano,ku te gjeten Ty te qellosh Lubonjen,ske Tjeter Njeri,per Kritik!Lubonja qnuk ka thene,dhe keto qe kaq thene nuk pretendon tja imponoje Njeriu.Duke pas parasyshy qka ka thene Lubonja,hakmarresit latent qe ka shume mezi presin rastin qe dikush te kritikoje,dhe kte dikush ta mbeshtesin deri ne largimin e Lubonjes nga media.Tash te ka prek fakti qe Lubonja paska thene diqka per Kadarene,Kadare i perkedheluri i Diktatures,i perkedheluri i Demokracise,ka shetit Boten dhe jo vetem Europen si Ju,dhe nuk ka lene Televizion pa dhene idete,dhe intervistat e Tije,Homeri keshtu i ashtuquajtur,ne te vertete Interrnacionalisti Latent,qe kur e lavderon thote kush eshte ky qe me lavderon,dhe sheh te shkuaren e Tije,po te jete me te shkuar qe nuk i pelqen Kadarese thote me vete beji M…in lavdatave te Tije,dhe kur kritikohet sepse i ndjek kritikat hap pas hapi betohet me vete,dhe mbeshtetesit e tije kerkojne revansh.E ben lamsh Homerjaden e Tije,dhe perzien Rapsodet Shqiptare te hershem me lahute me rapsodet boshnjak,hajde merre vesh o mendje normale,kete larje truri qe u behet Lexuesve.Por ka nje ndryshim Homeri ishte origjinal,Kadare nuk eshte!Homeri ishte origjinal,persa i perket krenarise se Popullit te Cilit i perkiste,dhe shkrimet e Tije mbeten ne mijravjeqare,ndersa Shkrimet e Kadare,te i lihet te ardhmes se deri ku shkojne.

  10. daniel kuqi says:

    Desha te jap nje mendim timin personal pa dashur te lendoj ose lavderoj . Te denuar politike ne Shqiperi reale besoj se ka patur deri nga vitet 60.Me pas ishin futja shoku -shokut e per fjale e inate nga me banalet por e dime si ishte ai sistem.Viktime e kesaj rane dhe LubonjatBurg beri Fatosi dheLubonja.Ne te njejten kohe Kadare qe mbetet nje shkrimtar i madh,shetiste neper Europe si pjese e atij sistemi .Fatkeqesia jone eshte se per gjithe sa ndodhi ato 40 vjet nuk mbajti pergjegjesi kerkush.As u kerkua falje as u diskutua per te.Tani pas 27 vitesh nderrim sistemi duan te flasin njerez qe ne ate kohe ishin pjese e tij qe e mbajten te gjalle.Zoterinjte Nano e Cili as kane bere burg as kane shkruar libra vetem dine te bejne para si e ku te munden me tema e ide sipas politikes se dites.Ne vend te merren me denuesit merren me te denuarit.Nuk e kuptoj.

  11. goni says:

    Komenti i mesiperm persaa i perket Kadare,bjen.Kerkoj falje nga Kadare per komentet e tepruara ne adrese te Tije.Kadare eshte pa dyshim Shkrimtari me i mire qe ka nxjerre Shqiperia,dhe nuk eshte turp ta themi,ka permasa Nderkombetare!Kadare e ka merituar qmimin Nobel,por nuk eshte ne dore te Tije ky qmim,dhe kete qmim,tja japin kujt te Duan,Kadare nuk pret te fitoje kete Qmim!Ne lidhje me krahasimin e Tije me Homerin,ky krahasim eshte i pavend,Homeri ishte origjinal per Popullin e Tije,qe tashme nuk egziston.Shqiptaret nuk jane Greket e vjeter,dhe Kadare eshte Shkrimtari me i mire Shqipetare!

  12. daniel kuqi says:

    Kadare eshte i madh pa dyshim. Sa i perket cmimit Nobel letersia jone nuk njihet ne ato nivele ne bote dhe e dyta karta e Kadare si disident nuk funksionon ne boten perendimore.Disidentet kalben burgjeve e internimeve ,disa arratisen jo te dalin tribunave te kongreseve te diktatures.(sa te shkurter e kemi memorien si popull)

  13. koli says:

    Ky medioker, ky Nano, flet oer cdo reme dhe asgje nuk di.
    Tipik njeri kafenesh I pakultivuar.

  14. perinush says:

    Mustafa ti mund te jesh cdo gje por jo burre ne kuptimin e nje gentleman! Sado qe perpiqesh mbetesh thjesht nje ‘Skrapali Oportunist’
    Nuk i del dot ti zot vlerave qe te burgosurit politik percollen ne komunizem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *