Aludimet e Bashës për komplot ndërkombëtar, ministri gjerman: PD të lërë bojkotin Parlametar, po largon Shqipërinë nga BE

17 Prill 2017, 13:58Politika TEMA

“I bëjmë thirrje kujt bojkoton parlamentin, të lërë bojkotin dhe të rikthehet në Kuvend. Kush nuk e bën këtë e largon Shqipërinë nga BE dhe kjo nuk është në interesin e shqiptarëve”.

Kështu i tha ministri i jashtëm gjerman kreut të Partisë demokratike Lulzim Basha.

Gjatë fjalës që mbajti në konferencë për shtyp me ministrin Bushati, Sigmar Gabriel i cilësoi absurde  akuzat e Bashës  për ndërkombëtarët. Më tej gjatë fljalës së tij ai tha se kush bllokon reformën në drejtësi i bën dëm vendit dhe shqiptarëve, dhe këshilla ime do të ishte të gjendet mënyra për të lënë bojkotin dhe për të gjetur zgjidhje për reformën.

 “Me gjithë respektin, do them se në momentin që vjen në rajon, kupton se kur nuk gjendet një lloj zgjidhje, shpiken këto teoritë e komplotit.

Çdo qytetar në Shqipëri mund të pyesë pse duhet që komuniteti ndërkombëtar të ketë interes për të ndryshuar ligjet dhe Kushtetutën këtu në Shqipëri, çfarë interesi do të kishte një ndërkombëtar të ndalonte luftën ndaj korrupsion, apo të bllokojnë procesin për verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ka paragjykime ndaj Shqipërisë, dhe ajo që opozita po bën këtu forcon mendimet e shumë njerëzve jashtë Shqipërisë.

Kush bllokon reformën në drejtësi i bën dëm vendit dhe shqiptarëve, dhe këshilla ime do të ishte të gjendet mënyra për të lënë bojkotin dhe për të gjetur zgjidhje për reformën.

Kush dëshiron të shkojë i sigurt drejt BE, duhet të punojë si vend në forcimin e Parlamentit, zbatimit të Kushtetutës e me radhë. Janë qytetarët e një vendi ata që vendosin për të ardhmen.

Minimi apo sabotimi i shtetit ligjor nuk është në interesin e BE apo ndërkombëtarëve. I bëjmë thirrje kujt bojkoton parlamentin, të lërë bojkotin dhe të rikthehet në Kuvend. Kush nuk e bën këtë e largon Shqipërinë nga BE dhe kjo nuk është në interesin e shqiptarëve”, tha ministri gjerman

2 komente në “Aludimet e Bashës për komplot ndërkombëtar, ministri gjerman: PD të lërë bojkotin Parlametar, po largon Shqipërinë nga BE”

  1. besniku says:

    Ate qe nuk e dine mire shqiptaret se perse eshte ngritur Cadra ne Bulevard, eshte fakti se Salih Karaxhici dhe Lulzime Basha, nuk duan qe Shqiperia te filloje bashkebisedimin me Evropen, dhe nuk eshte as Vettingu, as Reforma ne Drejtesi, as zgjadhjet, por vetem deshira keqdashese e PD per te penguar perparimin e Shqiperise drejt Evropes. Nuk mund te pranojne qe PS dhe LSI mund te hapin negociatat me BE. Nese behet kjo, do te qe fatkeqesia me e madhe per PD, se tani nuk ka se me cfare t’u mburret te veteve, militanteve dhe mercenareve te Cadres.
    Prandaj o popull, ja si sillet Partia Demokratike (e quan veten demokratike, por ne fakt asnjehere nuk e treguar veten te jete demokratike), ndaj interesave te Shqiperise dhe te popullit shqiptar. E tille ka qene qe kur u krijua,m e tille vazhdo dhe e tille eshte edhe sot e kesaj dite, parti antidemokratike, antishqiptare, parti fashiste, proserbe dhe proruse. Dhe kete po e tregon cdo dite qe po kalon!

  2. Lil Toronto says:

    Kesaj i thone, hedh nje budalla nje gure ne lume e 100 te tjere s’e heqin dot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje