Napoli, Hysaj ndër më të mirët në fitoren ndaj Udineses

17 Prill 2017, 18:15Sport TEMA
Napoli, Hysaj ndër më të mirët në fitoren ndaj Udineses

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, po tregon nga ndeshja në ndeshje se është një nga më të mirët e Serisë A në rolin e tij, për të cilin tashmë kanë shprehur interesim edhe skuadra nga “Premier League”, ku një ndër to është Manchester United.

Hysaj ka qenë ndër më të mirët në fitoren 3-0 ndaj Udineses. Këtë e konfirmon edhe një postim i Napolit në rrjetin social “Twitter”, në të cilin kanë evidentuar statistikat e futbollistit të Kombëtares shqiptare.

Hysaj ka arritur ta rikuperojë topin 24 herë. Edhe pse jo në rolin e shkatërruesit në mesfushë, shqiptari ia ka dalë që të jetë më i miri i ndeshjes në lidhje me këtë statistikë, e cila është evidentuar edhe nga vetë skuadra napolitane.

Hysaj deri më tani këtë sezon ka bërë 28 paraqitje për Napolin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje