Negociatat në pikën zero, Basha: Nuk tërheqim asnjë kërkesë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Takimi i dytë i negociatorëve të qeverisë dhe opozitës nuk ka prodhuar akoma uljen në tryezën e dialogut të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Negociatorët Balla dhe Bylykbashi u takuan të hënën paradite, por nuk konfirmohet ndonjë avancim domethënës në bisedime. Pengesë është kushti i opozitës për qeverinë teknike, të cilin Lulzim Basha e rikonfirmoi, ndërkohë që negociatorët ishin ende në takim.

“Tani do thotë dikush negociatë është, çfarë do lëshosh dhe çfarë do lëshojë. Po i them që këto nuk janë kushtet e mia, këto janë kushtet e popullit dhe harrojini që do të lëshojmë ndonjë gjë nga këto kushte. Asgjë. Vetëm qeveri teknike që do të zbatojë ligjin e dekriminlaizimit, do të luftojë drogën dhe do të krijojë kushte për zgjedhje të lira e të ndershme. Asnjë tërheqje”, deklaroi Basha.

Për herë të parë, Basha foli për faktorin Meta, por sipas analizës së kreut të opozitës, edhe ai dukej i pamjaftueshëm për Edi Ramën.

“Ndodhemi në një situatë ku Edi Rama ka ofertën e Ilir Metës për një koalicion edhe për zgjedhjet e ardhshme. Pse nuk e dorëzon karriken për të patur zgjedhje të lira e të nderhsme? Ka frikë se edhe po ta ketë Ilir Metën në varg, po i iku karrikja, po i ikën veglat me të cilat ka ndërmend të shkatërrojë zgjedhjet e ardhshme, ai e di se gjykimi popoullor do të jetë i pamëshirshëm me votë të lirë e të ndershme”, tha Basha.

Kryetari i PD, që nuk hoqi dorë nga akuzat edhe për përfaqësuesit e huaj, u duk i vendosur për arritjen e qëllimit final të protestës.

“Do të përpiqen të kërcënojnë kë të mundin e të blejnë kë të munden, shqiptarë e të huaj, sado zhage të nxirrni e kujtdo t’ia jepni, zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk ka për të patur”, shtoi Basha. (TCH)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Negociatat në pikën zero, Basha: Nuk tërheqim asnjë kërkesë”

  1. Ata votuan mosndeshkimin e tyne says:

    Ahahaaaa, taulant palla, ish pionier i enverit qe i tha emigranteve: “E DREJTA E votes se emigrantit eshte bllokuar nga PD”.

  2. Toni says:

    Ne pidh te satome shkofsh Bashar!! Nje ore e me pare ! 313 po te pret!!

  3. Fatosi-kosove says:

    Po per cilin popull flet ti o vrases,per ata qe ke ne qader apo per ata qe ke vrare,nese ti mendon se populli je ti dhe sali berisha ateher mjer shqiptaret qe nuk dalin ne rruge dhe te te rrethojne ne ate qader dhe tmos lene te dalesh nga aty deri sa te ngordhesh si baba millosheviq yti ne qeli,tashme jo vetem une jam bindur por te gjithe shqiptaret dhe bota po ashtu se ti je kriminel i qmendur qe tka lene droga,prandaj ti shane e sulmon dhe kercenon çdo ke qe nuk te mbeshtet,e fale Zotit ata qe ste mbeshtesin jane mbi 95%,kurse ju qe jeni “mbyllur” ne ate qader sikur te isha une shteti do te kisha treguar per kushtet qe ti vendos dhe kercenimet qe ban,ti duhet te ejshe ne burg e jo ne negociata mafiozi-millosheviqi i ballkanit dhe gjakpiresi i shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *