Nga 10 maji, fluturime me kosto të ulët nga Amsterdami në Tiranë. Përfituesi më i madh…Lulzim Basha

Avioni i linjes ne Rinas

Duke filluar nga 10 Maji Kompania Transavia do të flurojë tre herë në javë nga Amsterdami në Tiranë me një kosto të ulët”.

Lajmi u dha nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në një konferencë për mediat me homologun holandez Bert Koenders, ku ndër të tjera shtoi se kjo nismë do t’i japë një tjetër nxitje turizmit.

Gjatë bisedës pata mundësinë për ta siguruar ministrin Koenders për angazhimin e qeverise shqiptare për vazhdimin e reformave, për sundimin e së drejtës dhe ligjit në ekonomi, për një ambient tërheqës për investitorët e huaj.

Kemi një ambient të pashfrytëzuar për sa i takon investimeve dhe turizmit. Ndaj një lajm i mirë është se duke filluar nga 10 Maji, kompania Transavia do të fluturojë tre herë në javë nga Amsterdami në Tiranë me një kosto të ulët.

Pata mundësinë t’i shpreh mirënjohjen e popullit shqiptar për mbështetjen e pakursyer në rrugën e reformave dhe veçanërisht për reformën në drejtësi”, tha Bushati.

Ku një përfitues direkt dhe më i madhi është kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili udhëton çdo javë tek familja e tij në Holandë. Megjithëse nuk nevojë për para, pasi me një “dorë” mori 230 milionë eurot e Rrugës së Kombit. Imagjino nga falja e detit Greqisë etj.

Nga ana e tij ministri Koenders u shpreh “Jemi investitori i dytë më i fuqishëm në Shqipëri. Do të bëjmë me tepër në fushën e veshjes dhe të modës, ashtu siç kemi bërë në fushën e bujqësisë.

Siç tha edhe homologu Bushati, nga muaji tjetër një kompani do të fluturojë nga Amsterdami në Tiranë tre herë në javë”.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *