PD shpërthen ndaj ministrit gjerman: Gabi i Europës, foli si e ëma e Zeqos në majë të thanës

Bledi Kasmi

Kryeredaktori i organit zyrtar të PD-së “Rilindja Demokratike”, Bledi Kasmi, ka sulmuar ashpër ministrin gjerman Gabriel, pas deklaratave të forta të këtij të fundit kundër opozitës.

Sipas tij, ai mbron interesat e Ramës.

“Gabrieli dhe e ëma e Zeqos në majë të thanës!

Të shikosh një ministër të Jashtëm gjerman që vjen zyrtarisht si artikulues i interesave të një partie të shndërruar në një organizatë të krimit të organizuar mund të shërbejë për të mos njohur Gjermaninë, por mund të shërbejë të paktën për të kuptuar se përse sot realitet në Europë është Brexit në Angli, se përse komiku Grillo kërkon të bëhet e ardhmja e Italisë, dramatikja Le Pen, e Francës apo Erdogan i padiskutueshëm në Turqi.

Gabët kudo në Europë kanë prodhur dhe po prodhojnë të paimagjinueshmen.

Janë fundi i pafund i kësaj Europe!

Të fala Renzit”, shkruan Kasmi.

Pas tij, ka reaguar edhe Flamur Noka.

“Z Gabriel :

A keni ju 14% te parlamentit te mbushur me kriminele, vrases, trafikante, perdhunues etj? Dhe te gjithe te jene te perzgjedhurit e kryeministrit???Une jam i sigurt se jo..Ketu po.

A keni ju kryeminister te lidhur me krimin dhe qe i sherben krimit dhe qe ka shnderruar vendin ne baze te krimit organizuar ? Sigurisht qe jo e as ja lejoni vetes ta mendoni e jo me ta beni realitet.

A keni ju administrate te mbushur me kriminel ??Sigurisht qe jo e as qe mund ta mendoni ??Ketu qeveria e ka bere realitet kete gje.

A keni norme ju atje blerjen e votes nga qeveritaret tuaj? Sigurisht qe jo . Ketu po dhe e ke me ze dhe me figure ne cdo pal zgjedhje te pas 2013-es.

A perdor qeveria juaj bandat dhe krimin e organizuar per te tjetersuar me arme e dhune vullnetin e popullit ??Sigurisht qe jo.Ketu ka ndodhur ne cdo pale zgjedhje qe nga 2013 e deri me sot .

A keni ju minister te brendshem ushtar te krimit orgnizuar dhe kryetrafikant droge? Sigurisht qe jo .

Ketu po ,sepse deri dje makina dhe skafi i tij perdoreshin per trafik droge nga trafikantet kusherinj te ministrit ..

A keni tani minster te brendshem nje ish hetues te Stas-it ? Sigurisht jo por ketu po.

A keni ju sot nje Gjermani te lulezuar nga droga e mbjelle nga bashkepunimi qeveri-krim ? Sigurisht jo.

A perdoren ne vendin tuaj nga qeveria mliardat e eurove te droges per te mbajtur ne pushtet qeverine tuaj nepermjet blerjes votes??Sigurisht jo. Ne vendin tone jane perdorur ne te gjitha zgjedhjet e pas 2013-es.

Ndaj dhe nuk mund ta kuptosh opoziten dhe kryetarin e saj ne kauzen e shenjte per te cilen luftojne..

Ndja z Minister minimumi mos lejo te te keqinformojne..”, shkruan Muli.

Ndërsa gazetari i Shkëlzenit, Bledian Koka, shkruan:

“Amazing Europe!…

Edi Rama i dergon 300 mije emigrante ne 3 vjet, Ministri i Jashtem i Gjermanise vjen e i thote Lulzim Bashes kthehu ne Parlament.

Edi Rama u dergon te pakten 1 ton hashash ne dite, Ministri i Jashtem i Gjermanise vjen e i thote Lulzim Bashes, nuk e kuptojme kerkesen per qeveri teknike. Edi Rama po e shnderron Shqiperine ne nje shtet oligarkik si fjala vjen Rusia, Ministri i Jashtem i Gjermanise vjen e i thote Lulzim Bashes ji me i qarte me kerkesat per zgjedhje te lira e te ndershme. Nje Europe qe nuk degjon opoziten qe denoncon krimin e korrupsionin, por i del ne krahe qeverise qe mbron dhe e promovon ate, nuk eshte ajo qe duan dhe enderrojne 99.9 % e shqiptareve, mua perfshire…

p.s…Sepse me keto ritme shume shpejt nuk do te habitemi me pse Britania e Madhe mori plaçkat e iku nga syte kembet prej Europet”.

Tashmë për PD-në është e qartë: Të gjithë e kanë gabim, vetëm ata kanë të drejtë.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...