Plani rezervë i Bashës: Bashkimi me ekstremistët e djathtë të Europës, nëse PD përjashtohet nga PPE?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Gjithçka merr një tjetër kuptim dhe fuqi politike nëse Marie Le Pen bëhet presidente e Francës të dielën e ardhshme, akt ky që i jep Europës politike një tërmet euroskeptik dhe një shtytje partive ekstremisto-populiste.

Delegacioni i posaçëm i një emisari të Angela Merkelit në Tiranë, por edhe zyrtar i lartë i partisë Popullore Europiane pritet të shënojë një marrëdhënie fatale mes PD-së dhe PPE-së.

Nëse do të vazhdojë kjo marrëdhënie e tendosur, atëherë plani që i është rezervuar VRMO-së së Nikolla Gruevskit mund t’i ndodhë edhe PD-së; pra një ngrirje e marrëdhënieve në kuadrin e Partisë Popullore Europiane.

Nuk ishte rastësi vendosja protokollare në Kongresin e Maltës në karrike ngjitur, e Lulzim Bashës dhe Nikolla Gruevskit.

Burime brenda opozitës shqiptare bëjnë të ditur se kjo mundësi jo vetëm është sinjalizuar, por është paralajmëruar në mënyrë të hapur nga Majlinda Bregu, e cila duke pasur mundësitë e kontakteve permanente në Bruksel si kryetare e Komisionit të Integrimit, ka sjellë jo vetëm sinjalet, por edhe mesazhet që vinin nga krerët e partive aleate.

Dhe Basha ka menduar një plan rezervë, plan që nuk duket se është rastësi dhe që shfaqet si një rrjedhojë logjike e gjithë atij diskursi politik të opozitës shqiptare që ka sfiduar hapur dhe pa asnjë vetërpërmbajtje të gjitha thirrjet dhe mesazhet e instancave më të larta diplomatike të aksit euroatlantik, përfshirë dhe vetë Merkelin e superpushtetshëm.

Në këtë diskurs, siç është vënë re, një model jo-institucionalo dhe europeist; por një retorikë e thatë, të egërt dhe denoncuese që ngjan shumë me mënyrën sesi forcat e djathta larg qendrës, por edhe ato të majta si Tsiprasi në Greqi po tentojnë suksesshëm të bëjnë politike fituese në vendet e tyre.

Siç mësohet, Basha ka bërë gati kërkesën për t’u aderuar në Unionin e Partive të Djathta që përbëhet nga Le Pen e Francës, UKIP-i britanik që drejtoi suksesshëm fushatën Brexit, partia e Lirisë e Geert Wildersit në Holandë dhe ajo e Bepe Grillos në Itali.

Një media pranë mazhorancës, dy muaj më parë publikoi një lajm sipas të cilit Fatos Lubonja, analisti i njohur ka siguruar kontakte në Itali mes partisë “Pesë Yje”-ve të Beppe Grillos me PD-në e Lulzim Bashës.

Po kjo media theksonte se dhe kontaktet e Lulzim Bashës me partinë Geert Wildersit në Holandë datojnë që prej vitit 2014, kur në Parlamentin holandez dolën disa dokumente që pak kohë më parë Sali Berisha i përdori si akuza ndaj Edi Ramës.

Duke ditur relacionet me Holandën, vend ku Basha është shtetas, media pranë mazhorancës theksonte se kontaktet e kreut të PD-së me eksponentë të partisë së djathtë holandeze janë shpeshtuar.

Por në rastin e sotëm, kjo tezë po merr gjithnjë e më shumë peshë më relevante.

Wilder në Holandë drejton një parti të eksstremit të djathtë ku diskursin e saj politik e ka përqëndruar tek retorika anti-muslimane, ku jo si rastësisht edhe rrotull Bashës eksponentë të tillë kanë marrë peshë specifike, ku veçohen dy sosh që janë gjithnjë të pranishëm në një presj studiove më të njohura të debatit politik.

Wilders, deri para pak muajsh ishte një rrezik potencial se mos fitonte zgjedhjet dhe mund të rritej vala anti-europeiste, sinjal që çoi edhe në heqjen e votimit elektonik në Holandë me frikën se mund të hakeronte Rusia, siç ndodhi në SHBA.

Partia e  Wilders-it doli parti e dytë, por deputetët e tij kanë qenë determinant në shtyrjen e vendimit të marrjes së statusit kandidat nga ana e Shqipërisë.

Deri para vitit 2013, Holanda ka qenë një vend shumë pro zhvillimeve demokratike në Shqipëri dhe integrimit të saj në BE, por pas 2012-s kur Wilders u rrit dhe në çdo zgjedhje është rrezik për të fituar, e kanë bërë Holandën një faktor më shumë eurospektik.

Dhe  po ta shohësh me vëmendje, si gjuhë dhe filozofi, PD prej kohësh nuk është një parti e qendrës së djathtë, por një grupim miks ku brenda saj ka ish-socialistë idhnakë, anarkistë dhe ekstremistë të djathtë që bashkohen së bashku me gjuhën e ashpër, urrejtjen dhe dhunën verbale për të arritur tek pushteti.

Kohët e fundit sidomos në Europë këto grupime po hasin rezistencë dhe nuk kanë arritur të dalin në krye.

Ëildersi përfundimisht humbi zgjedhjet parlamentare dhe vazhdoi të dalë parti e dytë. Grillo i “Pesë Yje”-ve ende ka zgjedhjet përpara dhe pas Trump-it në SHBA po mbahet dhe fryhet për të qenë shpërthimi i fortë i grupimeve ekstremo-majtiste-djathtiste, kryesisht pas fitores së Tsipras-it, i cili jo rastësisht koalicionin e ka bërë me një parti të ekstremit të djathtë si ajo e ministrit të Mbrojtjes, Panos.

Të dielën e ardhshme është prova më e rëndësishme në gjithë këtë spektër, zgjedhjet presidenciale franceze ku mbarë bota mban frymën se mos fiton ekstremistja Marie Le Pen, e cila para dy ditësh deklaroi se rusët janë populli më i madh dhe i rëndësishëm europian. (Tesheshi.com)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

13 komente në “Plani rezervë i Bashës: Bashkimi me ekstremistët e djathtë të Europës, nëse PD përjashtohet nga PPE?”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    Nje korrak sunit mes antimyslimoneve evropiane!!!!!???
    jeni ne mendje mo me keto dokra qe shkruani!!!! ajo qe i mund te bej Basha eshte te bjere ne prehrin e baba Doganit me sumen e rrujt……………..

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Jepjani komanden “Djathtas kthehu” !
    Ajo qe me habit eshte qendrimi I Metes,ku ne mes te kesaj kokfortesie berishjane,kerkon nje tjeter “konsensual”, Presidetin !
    Kriza e zgjedhjes se Presidetit,solli ndryshimin kushtetues,me 71 vota.
    Meta po shfrytezon thenien ‘Kur zihen dy vet,perfiton nje I trete”,boll me keto palocolleqe.
    Berisha e futi Bashen ne cadre,kurse Meta po mban peng brena cadres.

  3. pjeter says:

    nuk e lexova fare artikullin, me mjaftoi vetem titulli per te dhenen nje koment, c’fare do lloji argumentesh te jene shtruar ne kete artikull, nuk mund ta mbeshtete domedhenien e ketij titulli, sepse e para, basha nuk ka ate rendesi aq te madhe sa te vendose ne emer te te gjithe pd-se ti bashkohet ksenofobeve te evropes si le pen, e dyta mund te jete politikisht pak inteligjen, i parritur , mashtrus, por gjithsesi jo aq budall sa nuk mund te kuptoje qe le pen me shoqeri, jane te deklaruara antishqiptare, dhe pd-se i duhet te prezantohet si parti shqiptare, dhe kete aksion qe basha apo pd-ja nuk mundet asnje here ta ndermarri, ndryshe eshte 100 per100 e sigurt, zhdukja e pd-se nga dalja e ppe-se.

  4. shushica says:

    Grillo dhe Basha jane dy te kunderta absolute…..Lubonja dhe miqte e tij akoma nuk e kane kuptuar se Grillo dhe pese yjet jane ne radhe te pare parti antikorrupsion ,antiestablishment,dhe vettingun do ta kishin votuar qe oren e pare…Po keshtu edhe Syriza eshte e kunderta e PD…..PD praktikisht nuk ka asnje paralele ne Europe ,sepse te djathtat populiste ,kudo ,ne GB,France ,Holande,Hungari ,Poloni jane parti shume te organizuara,me shume jane afer ideve musoliniane per shtet gjithperfshires ,ndersa PD ..eshte nje parti anarkofashiste e tipit oriental ,parti e korruptuar dhe bandite ,kunder ligjit dhe drejtesise…Natyrisht te djathtat europiane edhe mund ta pranojne pasi atyre nuk u intereson Shqiperia ,u duhen numurat,…Grillo,Syriza ,Podemos nuk i pranoje as tek porta…

  5. Faja says:

    Mos harroni te merrni dhe Sali islamikun me vete.

    Kushtet qe PDja duhet te plotesoje, qe te ket shans te pirdhet nga te djathtet ekstrem:

    Lulezime Basha do e nderroj emrin ne Kristian Vogel Muhamed

    Saliu do e nderroj emrin ne Björn BinLaden (ne nder te miqve qe strehonte ne vitet 90)

    Xen Sykoqepordha do e beje emrin Jürgen Pallaveshi

  6. Bozen says:

    O Tema – akoma kerkoni qe Luli te jete ne krye te pd. Se shpejti ai e ka vendin tek 313.Te fala beni edhe salushit.

  7. Kellira says:

    Partia Islamike me Radikalet e Djathte?!

    Cfar bari keni tymos?! Ulni dozen te pakten…

  8. american2016al says:

    Shqiperia nuk ka nevoje per fashiste nqs do te ndodhi kjo,qeverise i jepet e drejta qe te gjithe lideret e PD ti syrgjynosi ne qeli per relax dhe kthellim te gjykimit.

  9. tomsojeri says:

    Ky kelysh kurve ,hibrit i klonuar kriminelesh e tradhtaresh ,per te shpetuar ndeshkimit krijusit ,mbeshtetsit dhe telekomandusit te tij si dhe mekateve te tij ,esht gati ti bashkohet edhe Djallit ,sepse ska ftyr, ska nder, ska personalitet e do varur nga ato dy gishta qe ngre me te dy duart qe na kujton kriminelin e madh kur mashtroi ket popull budalla qe akoma futet ne ate cader , shikon ekstazen e vrasesve te tij dhe e duartrokasin !!!O Zot sa turp ! O Zot jepu pak mend shqiptareve te shkarkojn nga trut kta plehra te paftyr ,armiq te tyre ……..

  10. Sa per te mashtruar popullin. says:

    Shqiptaret tashi jane me largpames se ne vitet e para te pluralizmit politik qe nuk dinin se kush ishte kush.
    Po mire…Cfare lidhje ka e djatha shqiptare,dmth. (Pd) me te djathten ekstreme Franceze qe ka vetem nje qellim! dhe ai eshte Franca per fancezet,dhe gjth te huajt te deportohen,ose te burgosen. Mendoj se Nikolla Gruevskit kjo linje i shkon per mbare,dmth bashkimi me te djathten ekstreme (Me Marie Le Pen) pasi ben spastrimin etnik te Shqiptareve ne Maqedoni!! te pakten ai mendon se mun d ta beje!!? Por Bashes dhe Saliut perse i nevojitet e djathta ekstreme? kundra kujt do luftoje ne Shqiperi? do luftoje qe ti perzere edhe ata pak Shqiptare qe kane mbetur ne Shqiperi!? apo do luftoje kundra Ranes dhe metes,me ndimen e Le Penit. Zotit Rama i duhet qe te jete largpames, te beje reforma,plane zhvillimi,dhe te ngjalle shprese per popullin e vet! pastaj votat rrjedhin vete ne anen e Pd,pa bere rama fushate fare.

  11. Treviso says:

    PD-ja eshtenje parti e perbere me perfaqsues qe kane nje te shkuar shume te rrezikshme. Partia e Bebe Grillos eshte e perbere me njeres shume te paster nga ana politike. Perfaqsuesit e 5 Yjeve jane te pakorruptuar dhe kane nje vizion qei pelqen shume italianeve. Difekti i 5 Yjeve eshte se nuk kane eksperjence politike. Partia Demokratike nuk ka asgje te perbashket me partine 5 Yjet.

  12. Francezi says:

    Marine Le Pen nuk ka ASNJE shanc të behet présidente në France : se pari, sepse zgjedhjet presidenciale në France janë me 2 ture, dhe se dyti, edhe nese ajo shkon në turin e dyte, sondazhet e nxjerrin rendshem humbese perballe cilitdo kundershtar (Macron ose Fillon ose Mélenchon). Le Pen ka zero shance për tu bere présidente.
    Konkluzion: vetem të jete debil qe Luli të prese rezultatin e zgjedhjeve në France

  13. Maloku says:

    Nuk e kuptoj ,si besoni se Basha ka aq tru te mendoje kaq thelle,se ndryshe del te quhet politikan kur ne te vertete ai eshte nje gjumash e sharlatan e ne vend te tij ka punuar , vepruar e ushtruar forcen ne PD vetem dinaku pa skrupull e moral S.B ,as emri nuk meriton ti shkruhet.

Lini një Përgjigje te Sa per te mashtruar popullin. Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *