Portali i Zenit: Sigmar Gabriel lexoi deklaratën e Baton Haxhiut të 4 ditëve më parë, ai është i blerë

17 Prill 2017, 17:41Politika TEMA

Në konferencë për shtyp në Tiranë krah ministrit Ditmir Bushati, ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, i quajti teoritë e komplotit të Bashës dhe njerëzve të tij, si budallallëk.

Por teoritë e tyre nuk janë vetëm budallallëk, por edhe në kufijtë e qesharakes, që as militantët më të verbër të PD-së, nuk mund t’i besojnë.

Portali i financuar nga Shkëlzen Berisha, që njihet për teoritë debileske, që i trajton lexuesit e vet si budallenj, shkruan se Gabriel, në fakt në Tiranë ka lexuar një fjalim që ia ka bërë gati Baton Haxhiu.

“Në emisionin e fundit “Opinion” të Blendi Fevziut të enjten e kaluar, të pranishmit të studio dhe shikuesit “shqyen sytë” nga një lajm që zbuloi gazetari Baton Haxhiu, i cili tashmë nuk e fsheh as vetë që është këshilltari-hije i kryeministrit Rama.

Duke folur për krizën aktuale në Shqipëri dhe rolin e faktorit ndërkombëtar, Haxhiu foli për vizitën e sotme të ministrit të Jashtëm gjerman në Tiranë dhe i bindur deklaroi se ai do ti bënte thirrje të prerë opozitës që të hynte në parlament dhe të merrte pjesë në zgjedhje.

Por ajo që i habiti të gjithë ishte fakti, që Baton Haxhiu hapi celularin dhe filloj të lexonte aty se çfarë do të deklaronte në Tiranë Sigmar Gabriel 4 ditë më herët se ai të mbërrinte. Sipas asaj që lexoi paradhënie këshilltari i Ramës, ai do të mbante anën e qeverisë në gjithë këtë krizë. Edhe kur drejtuesi i emisionit e pyeti i çuditur, se të kujt ishin ato fjalë që po lexonte, Haxhiu me siguri dhe kompetencë të plotë tha se po lexonte deklaratën e ministrit të jashtëm gjerman që do ta bënte për çështjen e krizës, katër ditë më pas!!

Në konferencën e sotme për shtyp i pyetur se çfarë do të ndodh nëse zgjedhjet zhvillohen pa opozitën, ai nuk artikuloj fiks çfarë kishte cituar më herët Haxhiu, por në thelb ishte i njëjti qëndrim, duke folur edhe për teori konspiracioni. Ndoshta pjesën që lexoi këshilltari i Ramës, me pikë dhe me presje, e ka lënë ta lexojë kur të jetë përkrah vetë Edi Ramës. Gjithsesi ajo që u kuptua nga e gjitha kjo, me konspiracion apo jo, ishte se qëndrimi i tij në Tiranë, duket se e ka bërë më herët “një xhiro” nga stafi i Ramës”, shkruan ky portal, që shkon më tej duke thënë se Gabriel nuk flet në emër të Merkel, pasi ai është i majtë, ndërsa ajo është e djathtë.

Sipas këtij portali, edhe pse Gabriel është ministër i Jashtëm, pra njeriu i dytë më i rëndësishëm pas Merkel në kabinetin qeveritar për politikat me jashtë, ai nuk flet në emër të qeverisë gjermane dhe Merkel!

Ai paska ardhur në emër të vet deri në Tiranë për të folur kundër Lulzim Bashës, dhe Merkel nuk ditka gjë!

1 komente në “Portali i Zenit: Sigmar Gabriel lexoi deklaratën e Baton Haxhiut të 4 ditëve më parë, ai është i blerë”

  1. Poshtë komunizmi me këlyshët e tij says:

    Po ky MUT portal a nuk ka pronar HALEN?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje