Ministri gjerman pas takimit me Ramën: Fund bojkotit, të diskutohet në parlament, jo në çadër. Përpara interesave personale, janë ato të qytetarëve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, në një dalie për media bashkë me kryeministrin Edi Rama, theksoi edhe njëherë se Shqipëria duhet të punojë për të shkuar drejt Bashkimit Europian.

Ai edhe njëherë vendosi theksin tek bojkoti i opozitës, duke thënë se bojkoti është absurd.

Gabriel tha se ky nuk është opinion i tij, por i qeverisë gjermane.

“Fillimisht më lejoni të them se vendet e Ballkanit Perendimor mund të ecin drejt BE-së.

Forca e BE-së për të siguruar integrimin është e njëjtë.

Ne jemi të detyruar që ne të krijojmë mundësitë dhe infrastrukturën për të shkuar përpara në këtë rrugëtim.

Ne jemi të bindur se mund të bëjmë shumë më tëpër,” tha diplomati.

Diplomati i lartë gjerman bëri me dije se në zhvillimet ekonomike dhe në sigurinë sociale, duhet bërë më tepër.

Ndërkohë Rama falenderoi publikisht ministrin për kontributin e dhënë në mbështetje të Shqipërisë dhe të procesit të Berlinit për të rritur bashkëpunimin rajonal, si dhe në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Ne i jemi shumë mirënjohës qeverisë Gjermane, kancelares gjermane, ministrit të pranishëm që kanë mbështetur reformat dhe kryesisht asaj në reformës në drejtësi,” tha Rama.

Ai tha se u fol për punën e Shqipërisë, por edhe për çështjet e rajonit.

“Ndamë së bashku pikpamjet për procesin e rëndësishëm të Berlinit ku ministry Gabriel po luan një rol të rëndësishëm. Së fundmi, ne rikonfirmuam vullnetin tonë për të vijuar me reformat dhe për të qëndruar krah për krah me Gjermaninë,” nënvizoi Rama.

Rama shkëmbeu edhe një batutë me diplomatin e lartë.

“Është i vetmi vend ku goli i kombëtares shqiptare dhe asaj gjermane janë brohoritur po njëlloj,” tha Rama.

Më herët ministri i Jashtëm gjerman u shpreh kritik ndaj opozitës së vendit duke thënë se bojkoti i parlamentit dhe çadra ishin tepër absurd për të dhe për Bashkimin Evropian.

Ndërkohë  i pyetur lidhur me akuzat e adresuara nga Lulzim Basha për ndonjë komplot të ndërkombëtarëve ndaj opozitës së vendit, ai tha se këto janë teori të shpikura për të justifikuar diçka.

Ai bëri disa here apel për rikthimin e jetës parlamentare si dhe vendosjen e dialogut mes palëve.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *