Shqipëria, “parajsa” e punës për të huajt: Dynden turqit dhe italianët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Shqipëria duket se është kthyer në një vend të preferuar për të punuar për turqit dhe italianët.

Të dhënat zyrtare për vitin 2016 tregojnë se shtetasit me origjinë turke zunë 28% të të huajve që kanë zgjedhur të punojnë në vendin tonë vitin e kaluar, ndërsa italianët rreth 23%.

Kjo lidhet kryesisht me aktivitetin e shërbimeve apo edhe të ndërtimit që përbëjnë edhe fushat më të preferuar nga të huajt.

Të dhënat e siguruara nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ( Shërbimi Kombëtar i Punës) tregojnë se listën e të huajve të punësuar në vend në 2016-n e pasojnë shtetasit shqiptarë të Kosovës (7%), por edhe ata kinezë ( 6%) e grekë (5%), shkruan Monitor.

Më të paktë në numër janë ata kanadezë, egjiptianë, maqedonas apo edhe indianë.

Në total për vitin 2016 u llogaritën 3,326 leje të reja për shtetas të huaj, me një rritje prej 6% në krahasim me një vit më parë.

Pjesa më e madhe e lejeve (rreth 40.5%) janë në rajonin e Tiranës, por ka dhe në Durrës (10% e Totalit), Lezhe (7%), etj. Nga 3.326 shtetasit e huaj të punësuar për 2016, rezulton se 1,825 janë pajisur me leje  pune dhe 1,501 të tjerë me vërtetime deklarimi për punësim.

Sipas ligjit shqiptar, shtetasit e huaj që dëshirojnë të punojnë në Shqipëri para fillimit të punës pajisen me një leje pune, ku të përjashtuar nga ky detyrim janë vetem shtetasit e Bashkimit Europian,  shtetasit e zonës Shengen, shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe shtetasit e Republikës së Kosovës dhe ata të Republikës së Serbisë me përkatësi etnike shqiptare, të cilët para fillimit të punës pajisen me një Vërtetim deklarimi për punësim.

Në rritjen e numrit të të huajve të punësuar në Shqipëri ka ndikuar padyshim ndërtimi i veprave të mëdha në sektorin e energjisë, siç është gazsjellësi TAP, apo edhe hec-et mbi lumin Devoll.

Sipas këtyre të dhënave aktiviteti që tërheq më shumë të huaj mbetet ai i ndërtimit (20% të totalit), e më pas shërbimet (18%),  industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese me nga 6%, aktivitetet profesionale dhe teknike me nga 9%, telekomunikacioni me 7%. Akomodimi dhe shërbimi ushqimor mbeten më pak të preferuara, pasi të huajt që punojnë në këtë sektor zënë vetëm 1%.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/tabele-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/tabele.png","attachment_id":"668241"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/tabele-1-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/tabele-1.png","attachment_id":"668242"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/tabele-2-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/tabele-2.png","attachment_id":"668243"}]

1 komente në “Shqipëria, “parajsa” e punës për të huajt: Dynden turqit dhe italianët”

  1. kanina says:

    Çfare eshte ky titull pseudo-lajmi o gazetare zhele? Si jua pret mendja se paskan ardhur 2-3 mijë veta nga vendet fquinje dhe na qenka kthyer Shqiperia ne parasjse pune? A de dini ore zhele se mes tyre ka edhe trafikante e persona qe pstrojne para te pista ne nje vend pa shtet e drejtesi dhe dilni e thurni lavde here njeres pale here tjetres: here PD-se dhe heres PS e LSI-se te Ilir mafiozit. NUk keni asgje et perbashket me misionit e mirefillte te gazetarit…neveri e peshtirosje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *