TABELA/ Një përgjigjie Bashës: Sa paguante për energjinë në kohën e Berishës dhe sa paguan ai sot

17 Prill 2017, 12:15Politika TEMA

Nga çadra ku prej dy muajsh është ngujuar me një grusht njerëzish, Basha sot ka akuzuar qeverinë se ka rritur çmimin e energjisë elektrike.

Basha shtoi se sot shqiptarët e kanë të pamundur të paguajnë energjinë, të cilës, sipas tij, Rama i ka rritur çmimin.

Por si është e vërteta e kësaj deklarate të Bashës, kur bëhet fjalë për shtëpinë e tij?

Sa paguan Basha sot për energjinë elektrike?

A paguan më shumë sot me çmimin që i ka vënë Edi Rama apo paguante më shumë dje kur paguhej energjia me 2 fasha?

Gazeta TemA ka siguruar tabelat e shpenzimeve të Bashës, ku siç shihet, me skemën e vjetër me 2 fasha në 2013, ai konsumonte 1970kwh dhe paguante 29216 lekë.

Ndërsa sot, me skemën e re ai konsumon 2120kwh dhe paguan 24806 lekë.

Pra llogaria është e thjeshtë.

Basha sot konsumon më shumë enegji elektrike dhe paguan më pak.

Si në çdo familje shqiptare.

Ky është një shembull klasik i gënjeshtrave të Bashës, i cili, siç i thonë “Të gënjen edhe kur e pyet për orën”

Pas këtij lajmi ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, që shkruan:

“Lulëzim, ti përsërit papushim se kjo qeveri e ka shtrenjtuar energjinë për të gjithë dhe u qan hallin të varfërve që i’u hoq fasha deri në 300kw!

Atëherë mësoje të lutem se heqja e fashës nxorri në dritë abuzimet e tmerrshme të kohës së qeverisë tënde, kur shumë njerëz me vila e me biznese fshiheshin pas fashës si të varfër. Ndërkohë sot kjo qeveri u paguan familjeve të varfra çdo muaj diferencën e rritur nga heqja e fashës. Pra për xhepin e familjeve të varfëra pagesa e energjisë mbetet ajo që ishte?

Ndërkohë le ta mësojnë të gjithë se sa paguan ti vetë sot për energjinë krahasimisht me dje, falë investigimit të bërë nga media që tregon këmbët e shkurtra të gënjeshtrave të tua të gjata?✌️”

9 komente në “TABELA/ Një përgjigjie Bashës: Sa paguante për energjinë në kohën e Berishës dhe sa paguan ai sot”

  1. buj says:

    po pra …per kta qe konsumojne shume eshte ne rregull…

  2. Tony says:

    Kaq konsum elektriku, beni nje kontroll se me siguri ka mbjelle vazot me hashash

    1. armand says:

      Me siguri karikon vibratorin,24 h non stop.?

  3. PD-ja eshte renuar totalisht dhe me deklaratat e tij Lulash brilantina eshte bere qesharak ne syte e gjithe opinionit shqiptar dhe jo vetem.. C’fare thone sot,e kundershtojne te nesermen.
    https://www.facebook.com/eaglesvoiceAL/videos/1553105418055911/

  4. Viroi says:

    Pse mo, akoma ju habit Basha? Nuk eshte Basha per burre shteti, o njerez. AI eshte thjesht nje hajdut I perkedhelur.

  5. Eugen says:

    Reforma ne energji eshte nje nga gjerat me te mira qe eshte bere ndonjehere ne Shqiperi, biles cmimi duhet te ishte me i larte. Por ju lutem boll me keto lajme populiste dhe krahasime te tilla, cmimi eshte RRITUR, llogaritjet bejini per nje konsum mesatar nen 500kwh (nuk konsumon asnje familje ne fshat apo familjet me te ardhura te ulta me shume se 200-300kwh)… sic e thashe me siper cmimi duhet rritur akoma dhe te gjithe duhet ta pranojme…

    1. undefined says:

      Jemi c nd i varfer popull i varfer por reforma e energjise eshte domosdoshmeri nuk ka rruge tjeter vrejtje kemiper t v sh eshte e lartw ne vec

    2. undefined says:

      Jemi c nd i varfer popull i varfer por reforma e energjise eshte domosdoshmeri nuk ka rruge tjeter vrejtje kemiper t v sh eshte e lartw ne vec

    3. undefined says:

      Jemi c nd i varfer popull i varfer por reforma e energjise eshte domosdoshmeri nuk ka rruge tjeter vrejtje kemiper t v sh eshte e lartw ne vec

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje