Të gjithë ata, që nuk “shpëtojnë” dot Lulzim Bashën!

17 Prill 2017, 18:57Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në çdo betejë, një komandant i mirë bën kujdes të lërë shtegun hapur, për t’i ikur rrethimit. Lulzim Basha është i vetmi udhëheqës, që para se të nisë betejën, bën kujdes të mbajë peng ushtarët, që të vdesin bashkë me të.

Kështu po ndodh pak a shumë me historinë e çadrës së tij, e cila ngjan me një “summer school”, por jo me një pranverë shqiptare.

I izoluar ndërkombëtarisht dhe me një mungesë të theksuar të mbështetjes popullore në vend, deri në bezdi, ai po mbyll çdo rrugë për t’u konsideruar serioz dhe për t’i mundësuar faktorëve të tjerë, përveç tij, daljen nga çadra.

E ka bërë këtë fillimisht me faktorin ndërkombëtar, që mund të ishin ndërmjetësit më të mirë për ta shpëtuar “nderin e çadrës”. Në vend t’i përdorte ata si aleatë dhe t’u thoshte demokratëve, se arriti të marrë fjalën e Perëndimit për betejën kundër qeverisë, i nervozoi ata si një mashtrues dhe demagog, të cilit nuk i besohet asgjë. Ai e ka humbur betejën me Perëndimorët, jo duke bërë betejë me ta, por duke folur me ta, dhe duke u përpjekur të sajojë një betejë. Ai është armiqësuar me ta, pa folur kundër tyre, por duke injoruar këshillat e tyre dhe duke u përpjekur t’i keqpërdorë. Ai ai ka shmangur pranimin e pozicionit të tij zyrtar kundër Perëndimit, duke luajtur me teori komplotesh, “Soros”, “Perëndimorë të paguar nga droga”, “mafia ndërkombëtare që kontrollon Vetting-un” etj.

Tani që Perëndimi i duhet për ta nxjerrë nga halli i jetës së vet, ai është lideri më i poshtëruar prej tyre publikisht dhe po rrezikon të krijojë një frymë anti-Perëndimore në PD. Po të shikosh postimet e disa kokëtulëve që ka aty rrotull dhe që nxjerrin në pazar atë që dëgjojnë në shtëpi, e kupton se ku po rrëshqet Partia Demokratike.

Nga ana tjetër, Basha po përpiqet të nxjerrë jashtë loje dhe lidershipin e Partisë Demokratike, të vjetër dhe të ri. Në një konflikt kaq të egër me Perëndimin, është e pazakontë që një parti të jetë e gjitha e rreshtuar kundër Perëndimit. Për më tepër, partia që është krijuar me moton “për ta bërë Shqipërinë, si gjithë Europa”.

Lulzim Basha mendon se i ka marrë peng edhe ata, përmes listave që bën me Kunatin, apo makinacioneve meskine për karrierën e tyre brenda PD. Në fakt, ai thjesht i ka mbyllur derën vetes. PD ka plot personalitete që nuk mendohen për të zgjedhur mes Luzlim Bashës dhe karrierës së tyre nga një anë, dhe Perëndimit nga ana tjetër. Ata mund të ishin në këtë moment, një shpëtim për PD dhe për vetë Bashën, duke sulmuar fort Bashën dhe duke e “detyruar” të dalë nga çadra dhe të futet në zgjedhje.

Por ata nuk e bëjnë. Nuk e bëjnë dhe heshtin gjithë cinizëm, për ta lënë Lulzim Bashën në fatin e vet pa asnjë rrugëdalje, nga një çadër që në fakt është pa dyer fare. Heshtja e plotë e emrave dhe individëve në PD, që mund ta ndryshonte këtë situatë, nuk do të thotë se ata janë kundër Perëndimit si Basha, por se ata janë duke e lënë Bashën të konsumohet i vetëm në këtë betejë donkishoteske, duke i lënë si badigard në betejën me Europën, vetëm Flamurin.

Lulzim  Basha po ashtu, ka nxjerrë jashtë loje nga kjo betejë dhe bazën e Partisë Demokratike, ata që përbëjnë bërthamën “ideologjike” të asaj partie. Shumë prej tyre janë të pashkolluar, ta pagdhendur, të paditur dhe të pa llakosur, por merren me politikë për shkak të historisë së tyre me komunizmin dhe instiktit pro Perëndimor që kanë. Ata mund të jenë qesharakë, apo njerëz me drama të forta në jetë, mund të jenë ish-zyrtarë, ose njerëz që kurrë nuk kanë punuar në shtet, por i përkasin asaj pjese që voton PD, si parti që u ngjalli shpresat për Perëndimin.

Aftësia  e tyre për ta ndjerë luftën me Perëndimin, është e fortë dhe nuk e pranojnë. Lulzim Basha mund të përpiqej të përdorte instiktin e tyre, për të dalë nga kjo histori, por  në fakti ai po bën të kundërtën, po përpiqet t’i nxjerrë jashtë loje, duke i gënjyer e duke iu thënë se e ka Perëndimin me vete, por seç janë ca të paguar me para hashashi që mbrojnë Edi Ramën.

Në fund, Lulzim Basha ka nxjerrë jashtë loje dhe po merr më qafë dhe aleatët e tij politikë. Disa parti politike të opozitës janë regjistruar e ç’regjistruar në KQZ, nën mashtrimet e Lulzim Bashës për të rezistuar së bashku, pasi gjithmonë ka një gënjeshtër që “javën tjetër” do t’i vijë një telefonatë Ramës dhe ai do japë dorëheqje. Javët shkojnë dhe telefonata për dorëheqje mbërrijnë vetëm në çadër. Tani Basha duket se është nisur në rrugën pa kthim të shkrirjes së Partisë Demokratike, por aleatët e tij janë duke u prerë në besë. Të paktën presioni i tyre, mund të ishte sërish një barkë shpëtimi për Partinë Demokratike. Por Basha dhe këtë barkë e ka shpuar dhe po e fundos bashkë me anijen e vet.

Pas gjithë kësaj, i vetmi shpjegim është që Basha ka marrë garanci të forta nga Berisha në këtë lëvizje vdekjeprurëse për PD. Dhe qetësia me të cilën po e çon PD drejt shkrirjes së saj, mund të nxjerrë në skenë sërish Sali Berishën, si shpëtimtar të saj, duke urdhëruar Lulzim Bashën të hyjë në zgjedhje dhe të “dëgjojë” këshillat e Perëndimit. Kështu jemi të qartë të gjithë që Basha nuk ka pasur faj. Po as parti! Ka pas detyrë vetëm të ringjallë “Babain” e Republikës së Vjetër!

23 komente në “Të gjithë ata, që nuk “shpëtojnë” dot Lulzim Bashën!”

  1. Nari says:

    Mendoj se Hjenat e vjetra të PD-së, po presin që t’i sulen e ta shqyejnë prenë,pasi ta ketë mbytur Luani.!
    Po i ruajnë fuqitë për goditjen finale.
    Ata e dinë si do të përfundojë ,Ai dhe Berish
    Janë skile të vjetra.!
    Jo Muli, Ai, përshesh ha!???????

    1. U degjuan krisma zonja Merkel....nuk jemi ne 4 shkurt 1944 says:

      O NARIIIIIIII

      keshtu thane shqiptaret para 5 vjeteve ne 2011 ne votimet e bashkise Tiranes kur Rama i kishte 90 perqind te fituara…
      .
      a ju kujtohet mengperveshuri arvizU

      a ju kujtohet gjermani i OSBE Wolfmuti
      .
      aju kujtohet italiani hettore sequi..sa bukur ja futen Rames ?
      .
      A nuk ju duket o shqiptare se jemi bere si te filmi LUL KUQET MBI MUR ?
      ..
      A NUK DUHET TE THEMI:

      ZOTI TRAMP U DEGJUAN KRISMA

      ZONJA MERKEL U DEGJUAN KRISMA NE 21 JANAR….

      BOLL E PERKEDHELET NJE KRIMINEL..
      .
      KESHTU SI PO SILLET PERNEDIMI NE SHQIPERI PAS 1990 TE KEQEN E PUSHTIMIT FASHIST ISHIN ME TE SINQERTE KOLONELET FASHISTE SE KETO DIPLLOMATE ZHAMBASDORE
      Pse Lul Basha e hedh shurren perpjete?
      1.Sepse ne Hollande zoteronte nje pashaporte amerikane jane dhene dhe numrat e saj qe nuk ju sqarua kurre burimi.
      2.Sepse anti -ambasdori Arvizu i tha yll ne ngjitje kur akoma ishte i fresket gjaku ne bulevard..
      3.Sepse anti-ambasdori Arvizu ne menyre te lexueshme ishte me Lul Bashin ne votimet e Tiranes ku me “menget e perveshura” i vodhi hapur votimet e 2011
      4.Sepse ambasdorja amerikane M.R dhe ai i kosoves Kristofer Dell duhen te arrestohen nga gjykata e Hages per pothuajse 1 miljard dollare vjedhje e dokumentuar.
      5.Sepse drejtoresha e Ballkanit ne Amerike Victoria Nuland kur vinte per vizite ne Shqiperi e kishte merak ti fuste nje puthje ne faqe ketij bimbashi….A puthet nje kriminel ne faqen e gjakosur me gjak shqiptaresh (kokpalaresh.)
      6.Sepse Greqia suksesin me te madh pas L2B quante marreveshjen tradhetare te detit.
      7.Sepse ku Esat Pashe Junior kur viziton ameriken perqafohet me vellezerit e tij qe jane GRUPI (SILOGU) THELLESISHT ANTISHQIPTAR I HIMARES DHE VORIO EPIRIT.
      8.Sepse kur punonte ne kosove me UNMIKUN ishte menaxheri i dosjes per krimet e UCK ne shqiperi dhe kosove dhe per cudi ka koqevare qe nuk shikojne “nentoken e tij serbe..
      ……………….
      Shkurt:
      Segmente antishqiptare ne amerike dhe europe..por dhe stratege perendimore qe vlersojne me shume poziten gjeografike te Greqise apo Serbise ne BALLKAN

    2. Kujtimi says:

      Disa parti te opozites duhet te regjistroen dhe te marin pjes ne zgjedhje. Dash Shehi AGRON Duka e ndo nje tjeter duhet te marin ne kete vendim. Nuk duhet te jen kaq te varura nga fatet e PD qe ka nisur rugen e mutit

  2. lul luftetari prej silikoni says:

    Nqs e kraheson manekinin Lul Basha me nje “komandant” i nderuar artikull shkrues paske mbaruar…
    .
    Nqs se nuk e kupton qe komandanti qe komandon Lulin eshte jashte kufinjeve te Shqiperise qenke mashtrues
    ==============
    Luludhe Bashes ..yllit ne ngjitje te ambasdorit “deleted” arvizu ose
    .
    -DUHET TI JAPIM NJE MEDALJE QE PO PSHURR EURO-AMERIKEN
    .
    -OSE DUHET TE MENDOJME SE AI ESHTE NJE “SKUTH” I TYRE
    .
    -OSE TE SHENJTEROJME ENVER HOXHES NQS SE NUK I VIHEN PRANGAT LU BASHES. DHE SALI HORRIT
    .
    Njihuni me dosjen kriminale TE LUL BERISHES dhe eshte turp per USA-BE-NATO-OBAMA-MERKEL & TRAMP qe keto monstra po mbrohen kaq hapur nga segmente pafundesihst antishqiptare ne washington-bruksel-berlin-athine-beograd

    I pandehuri Lulzim Basha mund t’i ketë shokët e rrallë edhe në Evropë, si një politikan i cili në një hark kohor relativisht të shkurtër, ka krijuar një profil kaq të lartë kriminal dhe korruptiv.
    dosja kriminale e Lulzim Bashës
    1. Shitja e detit, Greqisë
    Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Por në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Më pas, kryeministri grek Kostas Karamanlis erdhi në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës.
    2. Pazaret me Bakojanis, Kushtetuesja konfirmoi fajësinë e Bashës
    Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje – nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë.
    3. 21 Janari
    21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, sot i pandehur për vrasje, ai pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Edhe sot vijon të shtrohet pyetje se kush dha urdhër për vrasjet? Të gjitha përgjigjet të çojnë drejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por ky i fundit arritë të shpëtojë, të paktën përkohësisht Bashën dhe veten. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrase. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
    4. Skandali me rrugën Durrës-Kukës
    19. 9 Tetor 2007: Plas skandali më i madh financiar i qeverisë Berisha me rrugën Durrës-Kukës.
    Protagonist është sërish Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura mbi 1 miliardë euro. Lulzim Basha shkoi para gjykatës, por Sali Berisha arriti t’ia mbyllte gjyqin me procedurë dhe ta shpëtonte përkohësisht duke e veshur me imunitet deputeti. Por kjo dosje mund të hapet në çdo kohë. Fakt dhe provat janë aty. Lulzim Basha është përgjegjës për zhdukjen e 220 milionë eurove. Nuk mund të ketë gjykatë në planet që mund t’i hedhë poshtë ato prova.
    5. shume pasaportat e dyshimta
    Lulzim Basha ka shtetësi të shumëfishtë pasi ka përdorur shtatë pasaporta. Të dhënat e TIMS tregojnë se Basha ka përdorur tri pasaporta të zakonshme dhe katër diplomatike. Shtatë pasaportat janë lëshuar gjatë periudhës kohore 13 dhjetor 1995 dhe 10 maj 2010. Nga analizimi i këtyre të dhënave rezulton se këto pasaporta janë përdorur nga zoti Basha, madje njëra prej tyre edhe për blerjen e shtëpisë në Hollandë. Për periudhën 4 gusht 1997 deri më 4 gusht të vitit 2002, Lulzim Basha ka disponuar dhe ka përdorur njëherësh dy pasaporta. Për periudhën 29 maj 2002 deri më datën 4 gusht 2002, Lulzim Basha ka disponuar tri pasaporta kurse për periudhën 10 tetor 2003 deri më 10 tetor 2008, Basha ka disponuar 4 pasaporta, tri nder të cilat diplomatike. Për periudhën 10 tetor e në vijim, Basha disponoi tri pasaporta diplomatike. “Në pasaportën e z. Basha që është përdorur për blerjen e shtëpisë në vitin 2001 ndodhen dy vula shtyrje të afatit të përdorimit. Basha pretendon se ka bërë dy herë shtyrje afati në vitin 2001 e 2002, por në sistem këto dy shtyrje nuk ekzistojnë. Ai kurrë nuk ka dhënë nje sqarim për këtë çështje.

  3. ALBAN DEGA says:

    From: Alban Dega
    Date: April 10, 2017 at 13:44:56 EDT

    PROFESORI HAJDUTO- VRASES EDHE I NDERKOMBETAREVE!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pasi i lau duart si Pons Pilati me Edi Ramen dhe krejt mazhorancen e hallaktur shqiptare , lideri i opozites ne koma Lulezim Basha iu versul edhe nderkombetareve!
    Te shitur, te blere, te korruptuar flet zevendes kspoja i “Bandes se gangstereve” dhe qeverise me te korruptuar ne historine e Shqiperise, zevendes i Il Capo dei Capi te Coza Nostras shqiptare, Lulezim Bashici!
    E shihni kush na jep leksione kunder korrupsionit jo vetem ne shqiptareve por edhe nderkombetareve !
    Nje kurve politike !
    Nje megakusar i degjeneruar i 500 milione eurove vetem nga nje afere korrupsioni qe bashke me Sali Karaxhicin e ktheu Autostraden e Kombit ne Autostraden e Kusarise se Kombit…
    Nje hajdut qe bashke me banden e gangstereve te Sali Kadafit vodhi ne syte e shqiptareve dhe te nderkombetareve zgjedhjet e 8 majit 2011!
    Nje ekzekutor i kater protestuesve paqesore ne nje buke add ku nuk patente ekzekutuar as nazi- fashizmi dhe as komunizmi…
    Ministri i Brendshem i Republikes saliiste te Lazaratit…
    Nje humbameno, loser , qe e filloi karrieren politike e familjare me Gjalicen dhe po e mbyll si kollovar i Berishes me cadren e krimit qe eshte bere si shpella e Sali Babes me 800 hajdutat qe me qofte e pica ne goje e spicat e Sali Toptanit ne bythe cirren gjithe diten e naten : kapeni hajdutin!
    Nje hor pa dine e pa Iman qe reciton me ze te cjerre e te shtjerre te njejten poezi donkishoteske qe e ka bere gazin e Botes!
    Per ata qe kane kohe per cadra le te lexojne portretin e meposhtem te ketij sharlatani e dhjeramani te pafytyre e kllouni tragjik qe na can trapin me spitullimet e nje prostitute ala hollandeze !
    Behet fjale per hic me pak e hic me shume se
    Lulezim Bashiqin dora vete !
    Ky eshte mbiemri i vertete i gjyshit te tij hoxhe ne sherbim te serbeve !
    Kesaj i thone hic me pak e hic me shume se bem gjysh te te ngjaj !
    E nipi ka dale tre fish me faqezi se gjyshi: spiun i UDB-es e serbeve dhe hafije e dore e zgjatur e Putinit dhe RIA-s ruse !
    Kesaj i thone hic me pak e hic me shume se:
    Bir Selman e nenes ke te qaj me pare!?
    Sali Rame Gerdecin a Lul Kollovar!!!
    Njeri si Hitleri tjetri Cheguevare!
    Njeri ultimatume ze cjerra
    Tjetri “zgjidhje perfundimtare” …

    1. wagner says:

      o alban dega

      pse tregohesh “low life” a derzi..

      gazetar je
      i mencur je
      gjuhe te huaja di
      eksperince ke
      n amerike je
      shoqeri ke

      pse nuk i pergjigjesh nje nga lulbashisteve me te medhenj te amerikes qe qeshorin qe kaloi beri nje artikull si me poshte (sekuenca)

      ……

      Kongresi Amerikan & Wagneri “fundos” Edi Ramën,
      “Ylli” politik që ka rënë, ja dështimet e tij!
      Lulzim Basha yll i ri ne ngjitje.

      Nga Dr. Abraham Wagner (FRAGMENT NGA KY ARTIKULL)
      —Historia, mund ta njohë këtë “epokë Rama”, si një epokë të periudhë të errët të rritjes së ulët ekonomike dhe keqmenaxhimit të reformave jetësore të zotit Rama. ( KA HARRUAR DR I NY SE DOKTORRI VICIDOLIT E VRAU ATE SHTET)
      Rama, është bërë i njohur për rrethimin e vetes “…nga baronët e pastrimit të parave dhe trafikantëve të drogës, për të cilët shpëtimi i vetëm është Partia Socialiste në mënyrë që t’i shmangen drejtësisë. Guximi i Zotit Rama për t’u shfaqur në publik me kriminelët më të njohur të Europës, nuk ka një paralele me liderët e tjerë të demokracive Perëndimore dhe përtej saj”, shkruan Adam Fairmont në “Foreign Policy News”.
      Në një kthesë politike, Lulzim Basha, lideri i opozitës së rinuar të Shqipërisë, e ka vënë në mënyrë të vazhdueshme në dyshim lidershipin e Ramës dhe e ka akuzuar atë për shpërndarje dhe zgjerim të krimit financiar për të përfituar personalisht ai dhe rrethi i miqve të tij, që thuhet se përfshin shumë figura të botës së krimit.
      Falë një demokracie funksionale, Basha e monitoron rregullisht dhe publikisht pikëpamjen e menaxhimin vulnerabël ekonomik të Ramës.
      “… unë jam këtu për të hetuar shifrat shokuese të korrupsionit dhe mekanizmit, me të cilin 2.2 miliardë euro janë marrë nga shqiptarët në taksa dhe prokurime publike… Vendi është një krizë ekonomike totale. Banka Botërore konfirmon se 46% e njerëzve jetojnë nën minimumin e pragut të varfërisë”, tha Basha. ( KA HARRUAR DR I NY SE BASHA ESHTE KRIMINEL-TRADHETAR-SUPERHAJDUT)

      ————————————
      Abraham R. Wagner
      Adjunct Professor of International and Public Affairs; Senior Research Scholar (part-time)
      Dr. Wagner teaches in the areas of national security law and intelligence
      at the Columbia Law School and Columbia University’s School of
      International and Public Affairs, where he is a Senior Research Fellow at
      the Saltzman Institute of War and Peace Studies. He has recently served
      as a Visiting Professor at New York University and the UCLA School of Law
      on topics of national security strategy, intelligence operations, and legal
      issues related to surveillance.

      ++
      prandaj i nderuar alban po pate bythe meru me wagnerat elez beberet dhe lobin grek te amerikes
      dhe mos u trego kaq nivel i ulet ..blogaxhi…turp

      1. andi says:

        Per aq sa ka shkruajtur kushedi sa eshte paguar Wagneri. Ka plot Amerikan profesora qe per para hane dhe mutin per cokollate.

      2. ALBAN DEGA says:

        TRAGJEDITE ME TE MEDHA SHQIPERISE E
        SHQIPTAREVE U KANE ARDHUR NGA SHQIPTARET

        – Kryetragjedia e ka emrin Sali Berisha !

        Asnjehere nuk jam marre me bandite e telalle te huaj te paguar sa frengu pulen nga kusaret e vrastaret e Sali Karaxhicit per tu fshehur e zbukuruar krimet pa fund.
        Jo fajin e ka gomari jo samari…
        Shkaku eshte “banda e gangstereve” dhe ” Kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” jo Wagnerat e laperat si ai jane gati me i shkerdhye edhe nenat e bijat e veta per para kryebanditesh e kryemafiozesh si Sali Gerdeci, Lulezim Antikombi, Fatmir Xen Kodoshi, Genc Pollo Asfalia, Flamur Stanishici, Aldo Bumc Gerdeci, Oerd Bylykbash Bimbashi…. e krejt Korporata e Krimit te Organizuar Shteteror politik e familjar te tyre !
        Sa per Wagner eshte hera e pare qe e degjoj emrin e tij e mos harro qe edhe ketu ne SHBA ka jo pak Universitete Plepash e Akademi Domosdove qe shesin diploma, tituj shkencore sipas parimit ” Kush paguan me shume” !
        E kryesorja e kryesoreve ” The New York Times”, “The Times” e Londres qe shkruajten per Mafian jashte kontrollit apo banden e gangstereve = qeverine e Berishes lexohen nje milione here me shume se pacavuret ku shkruajne Wagnerat e laperat e sterlaperave Shqiptare!
        E sic thote nje shprehje spanjolle ” nuk ia vlen me harxhue fisheke per trumcake” !

  4. Epo kjo pune! says:

    o Mero bjeri rrotull sa te duash, eshte veper e serbit e grekut per ta marre ne qafe kete vend… nuk eshte se kane vjedhur, se hajduti merrte placken e nga syte kembet por jane ne mision o Mero vellai, shiten detin, cfare pret ti… prandaj nuk dalin nga cadra se duan mundesisht te provokojne rremuja dhe pse jo gjak sepse e kane bere me pare… po te flase amerikani, ti shkele syrin Rames dhe me eskavator ta heqin ate kermen cadder nga bulevardi dhe te filloje fushata, po te kene mendere, te fitojne vota…

  5. butrinti says:

    JAM DAKORT MOR MERO ,POR BABAI TANI ESHTE MAFIE KUFOME .

  6. Mihali says:

    Basha e ka nje rugedalje nga cadra,ajo do Pak kurajo dhe sa me shpejte,te nxjerij nga cadra PD-n dhe ta futij Urgjent ne zgjedhje .
    Rugdalja e dyte eshte inisiativa e nje grupi te keshillit dtejus te PD-s dhe te kerkojne votbesimin e kryetarit te PD-s Lulezim Basha ,te caktojne nje grupi drejtusish me detyre te futen me zjedhje te pergjithme parlamentare,te votojne ligjet e vetingut dhe nje kohesisht te organizojne zgeshjet e brendshme ne parti nga Baza Deri Tek kryetarit I partis.Ne keshillit duhet te perjashtohet kategorikisht Sali Berisha dhe te inkriminuarit e tjer si Ristani dhe te tjeret we Jane perfshir be aferat korupsjonit me cesin,privatzimet dhe vjedhesit e ndryshem dhe trafikantet e kultivusit e droges qe dot Jan ne mjdiset e umbrella se turpit.

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Yes sir!!

  8. Korçari says:

    Kush janë këto parti aleate të Bashës o Mero? Mediu e Shehi? Po ata përsheshin e Sali Kriminelit hanë mo, se janë bërë mender deputetë nga lista e Saliut e po u ndanë nga Lul-ushi nuk bëhen më deputetë dhe madje ai krimineli Medi Gërdeci duhet të përfundojë në burg. Unë çuditem vetëm me atë Agron Dukën që i kanë futur në kokë trutë e gomarit dhe po e ndjek Saliun që e ka pagëzuar si “Duka i Krimit”.

    1. droga te ben dem, shikoni Koqon says:

      Sakte! Edhe Mero e di qe “partite” aleate te PD nuk marrin as votat e familjareve te tyre por keshtu ja do puna te shkruaj dhe i trajton sikur jane parti. Sa per Duken e ke gabim, se GOMARIT nuk ka kush ti fuse ne koke trute e gomarit. Pak me gomar nga Duka eshte vetem Nari me Mulin.

  9. Peco says:

    Ore po ku eshte Skypioni, dini gje? Se vetem ai mund ti beje balle intelektualisht kesaj situate. Ai mund dhe duhet ta keshillonte Bashen se si stoikisht ti rezistonte presionit euro-amerikano-sorosian, Me ka marre malli keto dite per komentet e tij te tipit Gebels-Beria, qe shikojne drite edhe ne hapsiren nderplanetare, ate drite qe buron nga udheheqja e ndritur qe zoti Basha po i bene Partise Demokratike

  10. kasem gahinji says:

    kur isha i vogel,gjyshja nga nena ime,zagorite,me tregonte nje histori ‘-nje vajze e vogel,aty ne fshat,shkon tek gjyshja e saj per ta ndihmuar.gjyshja sa e pa filloi te rrenkonte’oh,jam keq ,do vdes’duke perseritur.mbesa i ofron ‘ nena do nje cike rrush??dhe nena avazin’jo jam keq do vdes.mbesa e dhembshur vazhdoi ti ofronte supe,molle dardhe uje,qetesues,embelsire,dhe per cdo oferte merrte te njejten pergjigje. ne fund vogelushja ,duke humbur durimin i thote flake per flake’ti nene kete se do kee se do.epo …ha nje mut atehere.”keshtu dhe puna me lulushet e pd.

  11. Nepi says:

    SKYPION!!!!!
    LULUSHI KËRKON NDIHMË!!
    MOS E LERË NË BALTË!!
    DIL BRE BURRË, KU JE FUTUR.!
    MOS KI FRKË NGA GJERMANI .
    AI TË KA XHAN !
    THUAJ DHE LULIT QË TË DALË NGA ÇADRA.!?????????????????????

  12. DETARI [email protected] says:

    Thjeshte ,kjo organizate kriminale e certifikuar ,tani do te dali ne mal !!!!!!
    Do te fillojne dinamitet ,vrasjet politike ,aktet terroriste !
    Pra,presim nji talibanizim te ketij kontigjenti njerezish.
    Kompania Azem Hajdari, do te dali edhe ajo ne mal me veshje gjahtaresh ,per te rrezuar qeverine.
    Shkrirja e kesaj Kolereje qe shkaterroj cdo qelize te ketij vendi,tashme kthehet ne nji organizate xhihadiste kunder Amerikes dhe Europes .
    Me mire keshtu,minjte do te bjene ne carqe nji nga nji ……..
    E keqja do mund dhe sakrifica qe te shfaroset……..

  13. Jimi says:

    Mero! Lulja eshte njeriu i gabuar ne vendin dhe kohen e gabuar.
    S’ka si tendodhte ndryshe!? Nje kalamani te llastuar dhe te perkedhelur, nuk ka sesi ti besosh nje pergjegjesi kaqe te madhe sic eshte drejtimi i nje formacioni politike dhe me peshe per fatet e nje vendi!
    Edhe ne kohe te Zamanit te gjithe komitet apo brigandet e kohes ne menyre instinktive edhe pa kanun, ne krye te tyre nuk zgjidhnin vetem trimin, por edhe me te zgjuarin dhe ate qe kishte nje personalitet te padiskutueshem, fjala e te cilit per ta ishte ligj, por duket qe Lules ja kane me te futur, jo vetem atij por edhe PD-s. Ne vende qe ta conin ne pasarelen e modes, ngateruan deren dhe e futen ne deren e shqupit
    Lulen e genjeu mendja dhe kujtoj se munde te bente vezen e qoftelargut dhe te behej lider boteror, por harroj e mjera qe baba i vete shpirteror i kishte kaluar me li e fruth, ai ishte kalitur e stervitur ne dallget e stuhite e shkolles se komunizmit. Qoftelargu shum nga keto ja tregoj “birit” te vete, por te fundit jo! ate e rruajti per vete, pikerisht per kete dite. Ec’te besh moj Lule? C’ka kemi kaluar e dime, por cfare do te kalojme nuk e dime!
    Mero! Jam lexues i rregullt i gazetes tende por ve re me shqetesim se ne raport me gazetat e tjera te cilat i lexoj ne internet, faqet e gazetes tema shfletohen me shume veshtiresi!? Te lutem merre ne konsiderate kete kerkese!

  14. suggestion says:

    Jo Mero djali e ke gabim. Luli e ka nje shprese , i vetmi person qe mund ta vizitoje ne cader eshte Kim Young II. Qe te dy kane nje mendje, qeshin njesoj, ngrejne doren njesoj, ecin njesoj, hane mut njesoj.

  15. bLERIM says:

    IKE O PLAKU MERE ME GJITHE TESPI E TOSUN BAC. IKE ME GJTHE PLESHTA E TUA,POPULLI SHQIPTAR PO CLIROHET NGA PD,, URRAAA.////

  16. Fatmir Lohja says:

    Nuk ka krizë politikë
    Parlamenti po voton ligje me shumicë të cilësuar. Do apo nuk do opozita , qeveria vazhdon punën sipas urdhërave të kryetarit të saj. Parlamenti zgjidhet nga sovrani.Sipas karrikeve, që zënë palët në kuvend,përcktohet se kush do të jetë i parë, i dytë e me sira.Këtë po keshillojnë miqtë e largët amerikanë edhe europianë.
    Zoti Lul,sipas filozofit Frederik Niçe,ju jeni nga ajo specie politkani, që keni studjuar jashtë.Mendoj,se në Hollanden e largët,keni studjuar në një fakultet mjeran, sepse fatkeqësisht ju ka kultivuar agjerimin për librin.Nuk e di në çfarë librash i keni lexuar këto thënje lapidare: “ Qeveri leshi.Kastraveci 136 milimetër.Mos me nevrikosni se bëj hatanë.Me përdorimin e pavënd të fjalës prapanicë,u kacafyte me mediat.Me tekat tuaj jeni futur në konflikt me burra e gra shteti nderkombetar.”
    Meqë i ke alergji librat,këshilloju, sëpaku , me ndonjë mik të librit ,që të do të mirën!Na e nxorre bojën anëkend globit ne shqiptarëve.Askush nuk të beson se; ne preferojmë më shumë drogën e Lazaratit se atë tëTepelenës;populli ynë është i pandershëm dhe i vjedh votat njëri-tjetrit; …..
    Meqë krizen e keni individuale,ju lutëm mos na përgojoni ne shqiptarëve.Ju keni mandatin si lider i pakicës.Në emer të tyre fol fol la e pala,se nuk të ndalon askush.Eshtë sovrani,me votim të lirë, që ju la në minorancë,si ndëshkim për bëmët që bête, kur ishit në pushtet.Ende PD-ja nuk i ka bëre analizë humbjes së thellë. Kundërshtarët tuaj kanë me shumë elektorat.Indiferentët,që ndjekin me qetësi katrahurën që prodhon politka ,këto 25 vite, nuk janë pak.Votuesit nuk e kalojnë 50 përqindeshin ne votime.Ata nuk kanë aspak deshië t’i mbrosh ti apo pala kundershtarë.Nga politka kërkojnë drejtësi dhe integrim,që ju Zoti Lul po i futni stërkëmbast nga dita në ditë.
    Meqe nuk lexon,po të citoj caza vargje , të Poetit të Kombit, Dritëro Agolli,që u nda nga ne përpara pak kohesh.
    “ ………………….
    Populli di çdo gjë që të çudit.
    Ku janë mbretërit e djeshëm?
    Ç’mbetet nga mbretëritë,
    …………..”
    Këshillat, qe shkruajta me lart, t’i kam rekomanduar me shumë sinqeritet . Mendoj se janë për të mirën e Shqipërisë dhe të djathtës ,e cila ëshë tufëzuar në stanin tuaj politk, duke ju lutur Perëndisë: “ O Zot, beji ëndrrat e Lulit realitet!
    Me respekt Fatmir Lohja.

  17. kleptofagos says:

    Fijet e marionetes Lulush i leviz Berisha, per aq sa do t’ja kete nevojen. Mbase edhe keputen nga keqperdorimi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje