U prehsh në paqe Turqi: 1917-2017

Rexhep Erdogani nuk fitoi thjesht referendumin kushtetues – ai mbylli një herë e përgjithmonë, një kapitull të historisë moderne të vendit të tij

Menjëherë pas përfundimit të referendumit në Turqi, dhe daljes së rezultateve që lajmërojnë fitoren e “Pro”-ve me rezultat të ngushtë, revista amerikane e gjeopolitikës, Foreign Policy, ka dalë me një analizë të Steven A. Cook, sipas të cilit, pas këtij referendumi, Turqia që krijoi Qemal Ataturku, ka marrë fund një herë e mirë.

Cook shkruan se kur Mustafa Qemal Ataturku e krijoi një shekull më parë, “shteti i ri i quajtur Turqi, shumë ndryshe nga Perandoria Otomane, ishte strukturuar përgjatë linjave moderne. Do të administrohej prej degëve ekzekutive dhe legjislative, si dhe nga Këshilli i Ministrave, i përbërë prej përfaqësuesve të zgjedhur të parlamentit. Ai që dikur kish qenë autoritet i Sulltanit, tashmë ishte vënë në duar të ligjvënësve, që përfaqësonin sovranitetin e popullit”.

Në referendumin e djeshëm, e kuptojnë apo jo, kur turqit votuan “Po”, ata po regjistronin kundërvënien e tyre ndaj versionit të modernitetit, që Ataturku përfytyronte dhe përfaqësonte. Edhe pse opozita kërkon numërim në një pjesë të madhe të kutive të votimit, publiku turk duket se i ka dhënë Erdoganit dhe partisë së tij, AKP, lejë për të riorganizuar shtetin turk, dhe në ndërkohë, të rrafshojnë vlerat mbi të cilat ai u ngrit.

Sipas FP, kjo situatë pritet që ta destabilizojë politikën turke, edhe për shkak se kampi i atyre që votuan kundër do të vazhdojë të bëjë rezistencë, dhe kjo gjë do të shkaktojë vazhdimin e spastrimeve që kanë nisur, qysh me grushtin e dështuar të shtetit vitin e kaluar.

Ambicia e Erdoganit ka ndihmuar për ta çuar Turqinë në këtë pikë. Por ndryshe nga karikatura e një njeriu që kërkon pushtet për hir të pushtetit, presidenti turk në fakt ka një vizion për transformimin e Turqisë nënjë vend që është më i begatë, më i fuqishëm, dhe më shumë mysliman, që do të thotë se vlerat konserbatore dhe fetare do i japin formë sjelljes dhe pritshmërive të turqve, teksa bëjnë përpara në jetë.

Problemi është se Erdogani është i bindur se ai është i vetmi me aftësitë politike, bindjen morale, dhe lartësinë për të kryer këtë gjë. Si pasojë, ai ka nevojë që të komandojë shtetin dhe arenën politike, në mënyra që presidentët turq, të cilët supozohet të jenë mbi palët, dhe me kompetenca të kufizuara, nuk e kanë bërë asnjëherë.

Erdogani është një autoritar, si ata që gjenden në të gjithë botën. Por ai është i frymëzuar edhe nga historia osmane, dhe ka aspekte të sundimit të tij që i bëjnë jehonë pikërisht asaj. Teksa presidenti turk mbështetet në një grup gjithnjë e më të vogël këshilltarësh, duke përfshirë anëtarët e familjes së tij, Pallati i tij i Bardhë – pallati presidencial në Ankara, ndërtuar në tokën dikur në pronësi të Ataturkut – i ngjan, jo thjesht në madhështi, pallateve të sulltanëve osmanë. Megjithatë, përpjekja e tij për të siguruar presidencën ekzekutive shkon shumë më thellë se kjo. Erdogani do të shembë republikën, për shkak se ai dhe njerëzit që ai përfaqëson, kanë vuajtur në duart e atyre që kanë udhëhequr dhe e kanë mbrojtur atë. Do të jetishte jopraktike dhe e pamundur për të ri-krijuar strukturat drejtuese të shtetit osman, por në imagjinatën turko-islamike, epoka e osmanëve nuk ishte vetëm apoteozë e kulturës dhe pushtetit turk, por një epokë tolerance dhe progresive.

Republika turke padyshim ka një histori të komplikuar. Ajo është një arritje e madhe. Në hapësirën e gati një shekulli, një shoqëri kryesisht agrare që ishte shkatërruar nga lufta, u transformua në një shoqëri të begatë, që ushtronte ndikimin e saj në rajon dhe përtej. Në të njëjtën kohë, historia moderne e Turqisë ka qenë edhe jodemokratike, represive, dhe nganjëherë e dhunshme. Kështu që, ka kuptim politik për Erdoganin, që të kërkojë transformimin e Turqisë duke fuqizuar presidencën dhe duke eleminuar një herë mundësinë që, njerëz si ai, të jenë ndonjëherë viktima të republikës.

Në fund të ditës, Erdogani thjesht po zëvendëson një formë autoritarizmi me një tjetër. Ligji i Organizimit Themelor i vitit 1921 dhe Republika që e pasoi ishin shprehje të modernitetit. Republika Turke ka qenë gjithmonë me të meta, por ajo gjithmonë ka mbartur aspiratën që, do të bëhej një demokraci. Turqia e re e Erdoganit e mbyll njëherë e mirë atë mundësi.

Përgatiti: bota.al

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “U prehsh në paqe Turqi: 1917-2017”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    Nje popull idiot lind nje politikan idiot kshq ska perse ta rruaj kush se c’behet ne haleturqine e suniteve.
    A nuk ndodhi e njejta gje me pederin islamik Hoxha,50vjt sunitet derdhnin lot per te ndersa ai vec i shkerdhente,rrace muti ,lloji i kafshes…………….una rraza na facia!

    1. Ata votuan mosndeshkimin e tyne says:

      Besoj se shumica e Shqiptareve u gezuan per fitoren e Erdoganit Babaxhanit.

      Dhuna, besimi fetar, emrat, mendesia jane trashegimni e ndikimit Turk per 500 vjet.

      Shqiptaret e identifikojne veten me Turqit.


      Per Shqiptaret Turqia eshte mema shpirterore.


      Nuk ka se si mund te kuptohet mendsesia e nje Shqiptari ndryshe nga ajo e nje Turku.

      Ndryshe nuk ka si shpjegohet nje dashuri e verber dhe besnike per nje vend, komb qe nuk eshte Evropian dhe shume me larg se Maqedonia apo Greqia.

      Shqiptaret Turq ne Shqiperi perfaqsohen nga Kreshnik Spahiu ne vecanti.

      1. Adriatik says:

        Nje lajm shume i mire per turkoshqiptaret dhe dumbabistet qe mallengjehen nga sulltani.

        Tani duhet te dilni nga nato qe per 24 ore ti kini muzhiket ne angora se ate po pret ariu rus.

    2. ORTHODOX- Albanian says:

      more po cpidhin e sateme cfare rrace je ti more tourkofagos ??????????????????????? Po ti a je Shqiptar mor te shkerdhefsha gruan dhe krejt farefisin…..mos dil me kete emer te shkerdhyer O: Pamuk. Po shqiptaret jane popull i lashte ne Europe mor kelysh kurve se te kam vene re gjithmone ketu ne komentet nxjerr vetem mut nga goja per Shqiperine. Po cfar mut i krishter je ti mor qenef ti je nje bajge islamiko-arabe e paguar nga greket qe te shkruash ne kete faqe.

  2. Ziguri says:

    Bukur fort.
    Turqit u kthyen ne mesjete.Hoxha do te jete i pari katundit.

  3. Albani says:

    Ne qofte se me Turqi moderne nenkupton nje shtet te paqendrueshem politikisht ne te cilin 8 qeveri kane ardhur ne pushtet nepermjet dhunes dhe puceve ushtarake.
    Ne qofte se me Turqi moderne nenkupton nje shtet ku ushtaraket jane para shtet dhe rrezojne qeveri,ATEHERE QENKE PACAVURE NGA TRUTE.
    Ne qofte se mendon qe nje shtet duhet te udhehiqet nga ligjet e nje kushtetute te para 100 viteve ,ATEHERE QENKE GOMAR NGA TRUTE
    Ne qofte se mendon qe grusht shtetet,dhuna dhe pasigurite qe mbjellin grupe te caktuara vetem per te marre pushtetin jane normale ne ‘Demokraci”,ATEHERE NUK E KUPTON SE CDO ME THENE KJO FJALE.
    Demokracia eshte diktatura e shumices,ndersa jo demokracia eshte diktatura e pakices,por qe te dyja jane diktatura qe qeverisin.
    NUK DO TA DOJA SHQIPERINE SI TURQIA MODERNE E KETYRE 100 VITEVE QE KALUAN,DHE ASKUSH NUK DO TA DONIN,DHE TURQIT VETE QE VOTUAN,SEPSE AJO PRODHOI ATO QE PERMENDA ME LART.
    NA DUHET NJE SHTET DHE TURQI E STABILIZUAR POLITIKISHT DHE EKONOMIKISHT.

    1. Poli says:

      O daku çfarë ke pire sot ti ,sepse te gjej ne te gjitha lajmet qe vijne nga turqia

    2. Bogonica says:

      “Albani”,edhe une mendoj si ju,pak fjale dhe shume kuptim ne komentin tuaj.Une kete referendumin e djeshem ne Turqi e shikoj edhe si reagim ndaj Europes se Bashkuar,e cila zbaton dy standarte,madje me Turqine eshte sjelle me nje fare nencmimi.Mjafton te kujtojme tentativen per grusht shteti qe ngjau ne Turqi dhe vrasjen e me shume se 300 qytetareve te pafajshem turq ne kete grusht shteti, si dhe qendrimin me ekuivok qe mbajti Europa,aq sa dhe mori nen sqetull ushtaraket rebel qe u angazhuan ne kete grusht shteti,vetem keto kane cuar ne forcimin e besimit se Turqise i duhet nje dore e forte.Nuk me duket i qarte as artikulli i mesiperm,sepse ose artikullshkruesi nuk e ka te qarte problemin atje ose e deformon ate me qellim.Turqia ka qene e do mbetet nje shtet sekular i besimit musliman me demokraci funksionale dhe me nje zhvillim te shpejte ekonomik.Fakti qe i beri karshillek Europes tregon se turqit e duan vendin e tyre te zhvilluar por jo te neperkembur.Shqiperise dhe Ballkanit i duhet nje Turqi e stabilizuar, si nje shtet ne prag te deres, me nje pozite gjeostrategjike te rendesishme edhe me gjere se rajoni jone.

      1. Albani says:

        Bogonica
        Me behet qejfi per ty dhe per te gjithe ata qe nuk konsumojne cfaredolloj sallate u serviret,
        -Normalisht qe nje lider kur urrehet kaq shume,sidomos nga qeverite e shteteve ku ligjin e bejne institucionet financiare,do te thote qe ai I sherben popullit te tij dhe jo tregjeve nderkombetare financiare.Qe EDI RAMA urrehet nga e gjithe klasa politike e Athines dhe Beogradit,do te thote qe ai eshte patriot dhe komb-dashes per popullin e tij.
        Apo mos na duan me shume ata ne dhe Shqiperine, se sa Edi Rama.
        Te gjithe ata Evropiane qe na duan,kane ngrene ndonje cope pice nga privatizimet dhe ekonomia Shqipetare,Ne Turqi nuk I lejon kush qe te hajne.
        Evropa eshte “e mire” dhe duke mos qene ne gjendje qe te ngrihemi ne kembe me forcat tona na detyron qe te shikojme dhe ecim andej,dhe sepse kemi njerez dhe klase politike cnjerezore,nuk kemi politikane,por bandite dhe hajdute qe nuk mendojne per atdhe por per shtepine e tyre,EVROPA ESHTE E MIRE DHE E BUKUR,POR ESHTE PROSTITUTE,QE BIEN NE PREHERIN E ATIJ QE I OFRON ME SHUME’
        Per momentin ne I kemi ofruar me shume dhe po na e shperblen,sepse ne jemi shitur me shume ne Evrope,Serbia eshte shitur ne Rusi,por nuk e dime se sa do te zgjase,sepse fashizmi po rritet dhe kerkon lufte.
        -Nuk e kuptoj HISTERINE nderkombetare kur Erdogani thote qe praktikat e ndalimit te tubimeve elektorale qe qellim kane informin jane praktika Nazisto-Fashiste,Kur akoma dhe ne Greqi doli nje gazetar qe tha,qe Erdogan I keq apo shume I keq per Greqine,ketu ka te drejte,sepse ne Evrope po lejohen lloj lloj shoqate me ngjyre apo jo qe te mbajne tubime,perse duhet qe tu ndalohet politikaneve dhe votuesve Turq qe te mbajne tubime,per argumente pro apo per referendum.
        Jo vetem ne rastin e grushtit te shtetit,por dhe ndaj sulmeve terroriste ne Stamboll ,Evropianet I kursyen ngushellimet e tyre per popullin Turk.
        EVROPA beri marreveshje me Turqine qe do ti jepte miliarda dhe vizat,Turqia e ndaloi fluksin e refugjateve,por mori vetem 300 milione nga 3+3 miliarde qe duhet te merrte per 3 milione refugjatet ne Turqi.
        Per vizat nxori qe duhej qe Turqia te ndryshoje ligjin kunder terrorizmit dhe pastaj vizat,po ta bente do te kerkonin dicka tjeter,dhe te gjitha ti bente Turqia,prape vizat dhe Evropen me dylbi do ta shikonte sepse Francezet do te benin referendum per Turqit ne Evrope apo jo,ku do ti behej thirrje popullit te votonin jo.
        Evropa eshte nje pice ku hane te gjithe dhe askush nuk do te donte ti ndante pjese nje shteti te madh dhe te uritur
        Evropa eshte nje liqen ku peshkojne pronaret e saj,te cilet kerkojne te shtojne peshkun ne te ,dhe jo te lejojne dhe Turqine te peshkoje ne te qe tu pakesoje rracionin.
        Evropianet jane mesuar te diktojne,dhe nuk e diktojne dot nje shtet te madh me te njejten peshe ne klubin e tyre.
        Prandaj nuk e duan,por mos te tallen sepse u bene banale dhe nuk ka ngele njeri qe e beson qe Evropianet me gjithe mend e duan Turqine te barabarte ne klubin e tyre.
        Asnje nuk e denoi grushtin e shtetit ne Turqi,por renden te artikullojne histori intrigash,sikur e kishte bere vete Erdogani,ashtu si thane per kullat binjake qe e kishin bere vete Amerikanet,apo per gazin paralizues te Asadit,qe dhe ate Amerikanet e hodhen.
        Perse njerezit kane tendencen qe te besojne genjeshtrat dhe me te pamundurat dhe nuk shikojne te prekshmen dhe realen nuk e kuptoj.Shume njerezveu eshte krijuar bindja qe e vereteta e vertete eshte gjithmone e kunderta e asaj qe degjojne dhe shikojne,mirepo nuk e kuptoj qe perse nuk vlen e njejta dhe per Erdoganin,.
        Kur OPOZITA SHQIPETARE ESHTE BERE KOKE E BYTHE ME QARQET ANTIKOMBETARE SHQIPETARE DHE QE SLLOGAN DHE KAUZE KA VIDH,VRIT DHE SHKATERRO SHTETIN,MOS DUHET QE TA KRAHASOJME DHE RAMEN ME ERDOGANIN PAS 8,12 APO 16 VJET QEVERISJEJE?
        DIsa po e quajne te tille qe tani,biles dhe me keq.
        ATYRE QE E KRAHASOJNE RAMEN ME ERDOGANIN,PD-istet dhe LSI-stet ,po u them QE NA DUHET DHE NA KA MUNGUAR NJE ERDOGAN I TILLE.

  4. Tut KUNI says:

    Nuk eshte kaq e thjeshte. Me c”duket boto po shkon drejt acarit qe do pesoje pas perplasjes se rradhes.
    Pas Brexit dhe Referendumit ne Turqi, duhet bere analize se perse vendet qe kane qene perandori veprojne keshtui. Pervoja shekullore te jep nuhatje te madhe. Shtoji kesaj edhe fenomenin Tramp etj.
    Vendet e vogla duhet te verejne ne vemendje se c”ndodh perrreth, te mos nguten te flasin e te veprojne si ai miku ne dasem se me vone e kane “brenda”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *