Ulet me 50% përdorimi i qeseve në Tiranë, nismës së bashkisë i bashkohen edhe 10 markete

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në më pak se një muaj, nisma e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës për reduktimin e qeseve plastike, si një nga shkaktarët kryesorë të ndotjes në kryeqytet, ka rezultuar e suksesshme.

Nga të dhënat e deritanishme, rezulton se përdorimi i qeseve plastike nga qytetarët që blejnë në supermarketet që i janë bashkuar nismës së Bashkisë është ulur me 50%, duke ndikuar ndjeshëm edhe në zvogëlimin e ndotjes në kryeqytet.

Pas suksesit me supermarketet e mëdha, tashmë kjo nismë ka filluar që të shtrihet edhe në minimarketet nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit, duke qenë se i janë bashkuar edhe 10 të tjera, duke e çuar në 21 numrin e marketeve që zbatojnë nismën.

Sipas marrëveshjes së mirëkuptimit midis Bashkisë së Tiranës me marketet, këto të fundit angazhohen që të marrin masat për të ulur deri në ndalimin e plotë të përdorimit të qeseve plastike në pikat e tyre të shitjes.

Për të nxitur qytetarët që të përdorin trastat dhe për t’i dekurajuar në përdorimin e qeseve, ato jepen nga marketet kundrejt një pagese prej 3 dhe 5 lekësh.

Në Tiranë përdoren çdo muaj 100 ton qese, duke shkaktuar në jo pak raste probleme me kanalizimet pas reshjeve të shiut.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Ulet me 50% përdorimi i qeseve në Tiranë, nismës së bashkisë i bashkohen edhe 10 markete”

  1. Loran shehu says:

    Domethen kta te katert bekan50%te marketeve te tr po ikni mo se lat nam gje anonim e beni foto keni mar fund si shtet fare po prisni vetem sa tju shty no njeri …

  2. SHQIPTARI says:

    po abuzohet me “nisma” te tilla,si me cdo gje nga kryebashkiaku,me zymbyla ne dore do bredhim tani? nostalgjiket e kohes xhaxhit vetem per kete gje mendojne,se nuk ju plas shume per ambientin.TURP TE KEENI.

Lini një Përgjigje te SHQIPTARI Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *