Agjencia e njohur gjermane: Basha ka frikë se humb zgjedhjet, ndaj qendron në çadër

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Agjencia e njohur e lajmeve në Gjermani, DPA, ka bërë një shkrim për Shqipërinë, pas vizitës së ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmur Gabriel, në Tiranë.

Ajo shkruan se PD ka ngritur një çadër para Kryeministrisë, nga frika se do të humbasë zgjedhjet.

Sipas saj, Basha bën përditë akuza gati të pabesueshme ndaj qeverisë, ndërkohë që kjo e fundit, shkruan DPA, ka mbështetjen e Uashingtonit dhe Brukselit zyrtar.

Për shkak se demonstruesit nuk kanë pasur sukses deri më tani, PD ka shtuar presionin duke theksuar se do të bojkotojë zgjedhjet parlamentare.

Shefi i PD, Lulzim Basha u mban përkrahësve të tij çdo ditë fjalime të zjarrta me akuza gati të pabesueshme.

Është e paqartë se si të ardhurat e drogës do të blejnë ndikimin politik.

Basha akuzon vazhdimisht se “Rama është komandanti i ushtrisë së drogës, që mban peng të gjithë vendin”.

Vëzhguesit vendas dhe të huaj janë ende me pikëpyetje se përse PD po ndjek këtë kurs të konfrontimit pa kompromis.

 Disa argumentojnë se PD është zhgënjyer nga humbja e zgjedhjeve lokale në Dibër vitin e shkuar.

Tani ajo druhet se do humbasë edhe zgjedhjet parlamentare të radhës,” thuhet në shkrimin e agjencisë së njohur gjermane të lajmeve.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Agjencia e njohur gjermane: Basha ka frikë se humb zgjedhjet, ndaj qendron në çadër”

  1. tironsi says:

    Humbjen e ka pranu ai, po ka hallin se ngelet me 5 deputet, mos harroni qe asnjeher nuk jan ber zgjedhje te lira. Cfare kan ndryshe keto zgjedhje
    1. PD sesht ne pushtet
    2. Dublimet qe jan pastruar,harruat qe regjistroheshin rob qe jetonin neper lavazhe
    3. Ndarja territoriale qe heq pak a shum diferencat e deputeteve te zgjedhur nga fshatrat te qytetet, ska me deputet me 300 vota e tjeter ne 20000 vota
    4. PD ka len nam keto vitet e fundit, dhe ka dal hapur kundra elektoratit te vet e botes

    Me pak fjal ketu behet fjal per ekzistencen apo jo te PDs si parti

    Sa per taktiken, e keni pyetur bashen cfare parashikon me qeveri teknike, se zgjedhjet si permend, po thot qeveri teknike qe do luftoj krimin e mvasi ta ket fituar kete luft, kismet zgjedhje. Sikur ka ndonhe vend ne bot qe e ka fituar ate luft. Me pak fjal kete ka parasysh te shprehra Republik, qeveri teknike pa zgjedhje

  2. is nobelisti me brek ciklisti says:

    e kan ne tradit zakonore shpellnimin kta!
    sipas vjershes se kadares:
    nga shpellat vijm
    drejt cadrash shkojm
    po bejm zhvillim
    po evolojm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *