Bashës tani i ka mbetur Zoti dhe… Donald Trump!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Bledi Lumani

 

Nuk ka ndodhur kurrë në këto vitet e fundit, që një lider politik shqiptar të ketë gjithë Perëndimin kundër.

Madje, edhe kur kanë vrarë, siç ishte rasti i Sali Berishës në 21 janar, që në një moment u quajt edhe “burrë shteti” nga ambasadori Arvizu, pasi u tërhoq nga marrëzia për të nxjerrë kundërprotestues për t’u përplasur me protestuesit e opozitës.

Lulzim Basha e ka këtë fat të keq, edhe pse në dukje ai kërkon gjëra normale dhë të pranueshme për çdo perëndimor: zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Problemi i tij është rruga radikale që ka zgjedhur, duke kërkuar në mënyrë ultimative qeveri teknike dhe shtyrje zgjedhjesh.

Këtë perëndimorët nuk e kuptojnë, jo se i ka gënjyer dhe blerë Edi Rama, siç thonë në PD, por se në demokraci, qeverinë e zgjedh dhe rrëzon populli me votë dhe beteja politike bëhet në parlament.

Ndaj dhe Basha, në mënyrë të paprecedentë, është “bombarduar” nga zyrtarët më të lartë perëndimorë.

Fillimisht ishin ambasadorët, pastaj përfaqësuesit më të lartë të BE-së, Hahn e Mogherini, dhe së fundmi njeriu i dytë më i rëndësishëm i vendit kryesor europian, kryediplomati i Gjermanisë, Sigmur Gabriel.

Deklaratat e tyre kanë qenë të drejtëpërdrejta dhe nuk lënë asnjë shteg interpretimi: kërkesa për qeveri teknike është absurde dhe e papranueshme, zgjedhjet nuk duhet të shtyhen dhe opozita duhet të kthehet në Kuvend.

Në gjithë këtë furtunë reagimesh, shumëkush pyet se çfarë e mban ende Lulzim Bashën në çadër.

Dy janë mundësitë: Ose ai ka marrë garanci nga dikush shumë i rëndësishëm, gjë që nëse do të ishte kështu, do ta kishte zbuluar, dhe arsyeja e dytë, është që atë e mban në çadër një frikë e madhe. Aq e madhe, sa po sfidon gjithë Perëndimin.

Tani shpresa e vetme për Lulzim Bashësn, është që, siç e tha me njëfarë naiviteti edhe në çadrën e PD-së, që Zoti të dëgjojë lutjet e tij të përditshme për të larguar Edi Ramën nga qeveria.

Vetëm se Zoti ia ka dërguar disa “mesazhe” dhe Basha po sillet si te ajo barcaleta me atë priftin që kur u përmbys fshati, hipi në majë të kishës dhe priste ta merrte Zoti në qiell.

Prifti priste edhe kur një varkë që kaloi aty, kishte një vend për të, edhe kur një helikopter shkoi ta merrte.

Ai priste Zotin për të shpëtuar, dhe natyrisht u mbyt.

Kur shkoi në parajsë pastaj, iu ankua i mërzitur Zotit, pse nuk e kishte shpëtuar, ndërkohë që ky i fundit i tha se ia kishte dhënë tre herë mundësinë për të shpëtuar, por ai nuk kishte pranuar.

Shpresa e dytë e Bashës është që të dalë e të flasë pro tij, një zë më i fuqishëm se zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian dhe Gjermanisë.

Dhe ai ndodhet në Shtëpinë e Bardhë.

Vetëm se do ishte marrëzi edhe vetëm ta mendoje, se ai do te merrej me hallet e Lulzim Bashës dhe Shqipërisë.

Ndaj Basha do të bënte mirë të vazhdonte t’i lutej Zotit në qiell, por këtë radhë duhet t’i dëgjojë “mesazhet” e tij.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

12 komente në “Bashës tani i ka mbetur Zoti dhe… Donald Trump!”

    1. Kujtimi says:

      Ku eshte DASHAMIR SHEHI nga ky pritet shum qe te ndryshoi situata. Edhte njeri me vlera dhe po te jet I mencur do mbetet ne histori. Ky politikan I urte ti jsp nje LEKSION TE MIR GJITH BANDITEVE QE NUK E KAN IDEN SE KU JAN FUTUR E SIDOMOS BASHES

  1. pokeristi says:

    Me te drejte lind pyetja kush e mban Bashen ne cader dhe cadren ne bulevard!??…Vetem frika dhe instikti te mbyturit,instikti per jete.

  2. Hihi says:

    O BASHA ,O LEGEN
    PRITE RAMËN SE PO VJEN;
    PRITE BASHA ,MOS KI FRIKË ;
    SE KE MIQ NË AMERIKË.!👎👎

  3. BIBILUSHI says:

    lulit i ka ngelur kastro zizo dhe monika

  4. american2016al says:

    Mos mbeshtetja nga nderkombetaret te veprimeve te PD, tregon fundin e politikaneve te deshtuar dhe te pa afte provicial e te korruptuar qe shiten per engjej.
    Ky eshte mesimi mme i mire per partite e tjera ne rrugen e veshtire te demokracise.
    Shqiperia eshte ne fazen ku duhet te ndertoje shtet real ligjor dhe ligji te jete mbi te gjithe. Duhet ti vije fundi i metodave proviciale dhe amatoreske te zgjidhjeve te problemeve politike, jashte rruges dhe konflikteve, parlamenti duhet te jete vendi i debateve.

  5. Lexo ndonje gje tjeter says:

    Po nese i kane mbetur Zoti dhe Trumpi kaq i mjafton per ti qire nenen Rames dhe gjithe shpures se mafies qe ka nga mbrapa.

  6. Nehati says:

    O te qifsha trute ty dhe dash shehun per analizen qe ben…

  7. aal says:

    lul basha nuk menaxhon dot nje barake camcakizash, jo me te menaxhoje PD. Barre e madhe i ka rene mbi shpatullat e tij te njoma.

  8. ana says:

    Pse nuk i publikoni te gjitha komentet?

  9. ledi says:

    jane bo te gjithe profete…te gjithe flasin per Zotin…po asnje nuk lexon fjalet e tij…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *