Champions League/ Reali eleminon Bajernin mes polemikave

18 Prill 2017, 23:25Sociale TEMA

Reali i Madridit është kualifikuar për në fazën e gjysmëfinaleve të “Uefa Champions League”.

Madrilenët e siguruan kualifikimin pas 120-minutash lojë, duke eleminuar ekipin gjerman të Bajernit të Mynihut.

120-minuta plot emocione dhe spektakël u zhvilluan në “Santigo Bernabeo”, ku u shënuan plot gjashtë gola, ku dhe nuk mungoi as kartoni i kuq.

Madrilenët e drejtuar nga, Zinedin Zidane, fituan mbrëmjen e sotme me rezultatin 4-2 ku heroi i “Los Blancos” është padyshim sulmuesi portugez Kristiano Ronaldo, që shënoi një tripletë në këtë takim.

90-minutat e rregulla u mbyllën në favor të skuadrës së Bajernit të Mynihut, që arriti të fitojë me rezultatin 2-1 duke e shtyrë ndeshjen për në kohën shtesë, falë golave të shënuar nga ana e Levandovskit dhe autogoli i Ramos, ndërsa për Realin shënoi Kristiano Ronaldo.

Në kohën shtesë Reali u tregua i papërmbajtshëm duke dominuar takimin, kjo falë dhe epërsisë numerike në fushën e lojsë pas daljes me karton të kuq të mesfushorit Arturo Vidal.

Madrilenët shënuan tre gola në kohën shtesë me Ronaldon që shënoi edhe dy gola të tjerë dhe Asensio që vulosi shifrat në 4-2.

Një sukses i rëndësishëm për Realin që është një nga favoritët kryesorë për të fituar këtë trofe.

Për tu theksuar është se goli i avantazhit i Ronaldos ishte dukshëm në pozicion jashtë loje, si dhe kartoni i kuq ndaj Vidal ishte i dyshimtë.

Ndërkohë, në sfidën tjetër skuadra e kualifikuar është Atletico e Madridit.

Skuadra e Simeonës eleminoi në këtë fazë ekipin anglez të Leicester./Përgatiti Fatjon Baze/

VIDEO E GOLAVE.

Goli i shenuar nga Levandovski

Goli i shenuar nga Ronaldo

Autogoli i Sergio Ramos

Goli i shenuar nga Ronaldo

Goli i shenuar nga Ronaldo

Goli i shenuar nga Asienso

 

2 komente në “Champions League/ Reali eleminon Bajernin mes polemikave”

  1. 122 says:

    Jam tifoz i reali, pooooor RROFTE ARBITRI hungarez!
    Penallti dhe jo karton te verdhe per Casemiro
    dakort????
    Reali do te luante me dhjete lojtare
    Nderhyrje shume e3 rende e Casemiro ndaj R
    nje lojtari te Bajer dhe nuk ka prape vkarton te verdhe!
    Karton i verdhe per Vidal, i dyti shume i dyshimte….
    Goli i barazimit ….. Cope muti, 8o cm jashte loje!
    DAKORT or mik!
    Dhe leri elozhet , sepse edhe ne shohim e gjykojme, jo vetem ti qe ke ,mundesine te shkruash dhe te vjapesh mendime tamam
    si ai palla, Lubonjka!
    Thjesht…. RROFTE ARBITRI! Reali sonte u POSHTERUA nga Bajern!

  2. kodra pas bregut says:

    Reali ne kete nenyre i ka mare Ch-Leaguet e soteshme dhe ato te Kupes se Kampioneve te dikurshme :
    Ose me Short te perzgjedhur dhe qesharak , ose me ndihmen e Referave sic dhe u pa mbreme .
    Karton i kuq i pamerituar per Vidalin kur Bayerni ngeli me 10 vete .
    Mosdhenja e Kartonit te Kuq per Casemiron kunder Roben dhe Reali do te ngelte me 10 lojtare .
    Goli i 2- te dhe i 3-te i Ronaldos ishin Offside.
    Videon e ndeshjes aty e keni , perjete be You Tube dhe sa here qe th mare malli , si nostalgjikeve ashtu dhe Kritikeve , klikojeni dhe. Shikojeni .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje