Edi Rama paralajmëron Bashën: Kavaja nuk është sheshi ku PD do të bëjë përsheshin e ’97-s, nuk do ta lejojmë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

I ftuar në #DritaremeRudinën, në Vizion Plus, kryeministri Rama ka folur për zgjedhjet në Kavajë, duke paralajmëruar se ky qytet nuk do të bëhet sheshi ku PD do të rrëzojë shtetin.

Rama tha se në 7 maj, nuk do të ndodhë asgjë, përveçse se zgjedhje.

Sipas tij PD, duhet të heqë dorë nga këto provokime, pasi i ka shumë borxhe këtij qyteti.

Kavaja nuk do të bëhet sheshi ku PD do të bëjë përsheshin e ’97 dhe as sheshi ku do të rrëzojë shtetin që ne po ndërtojmë.

Dhe as shteti ku PD do të pengojë qytetarët e një qyteti, të cilit PD i ka borxhe shumë të mëdha dhe që duhet t’ia kursejë këto provokime dhe duhet t’ia kursejë këto lloj shfaqjesh të cilat trembin dhe fusin ankthin tek njerëzit e zakonshëm.

E kam thënë dhe përsëris, ky vend ka zot dhe zot është populli sovran.

Nuk mund të bëjë askush lodra me popullin dhe mbi të gjitha ne nuk do të lejojmë kurrë që Shqipëria të kthehet mbrapa dhe që ky vend të destabilizohet, vetëm se disa në PD janë të tmerruar nga Vettingu dhe nga reforma në drejtësi.

Nëse kanë arsyet e tyre të tmerrohen le të gjejnë një mënyrë tjetër, por nuk mund të marrin peng popullin që të mos shkojnë para drejtësisë.

Do të shikoni se në Kavajë nuk do të ndodhë asgjë dhe do të ndodhin zgjedhje”, tha kryeministri.

Zgjedhjet në Kavajë mbahen në 7 maj dhe i vetmi kandidat është ai i PS, Klodian Shehi, i cili është aktualisht nënkryetar i kësaj bashkie.

PD ka bojkotuar zgjedhjet, por ka paralajmëruar një protestë kombëtare në ditën që do të votojnë qytetarët.

Rama: Rusia nuk është armikja jonë

Ndërkohë që skena ndërkombëtare transformohet dhe rikonfigurohet, shtet e mëdha janë aktorët kryesore që kontribuojnë në krijimin apo zgjidhjen e krizave. Së fundi, Rusia ka paralajmëruar SHBA që mos prishë marrëdhëniet mes tyre, duke sulmuar Sirinë. Po vende të vogla si Shqipëria, anën e kujt mbajnë?

Kryeministri Edi Rama tha në studion e #DritaremeRudinën në Vizion Plus, se Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj në krah të SHBA dhe BE.

Rusia është një faktor gjithnjë e më i rëndësishëm dhe influent në një skenë që është transformuar. Me Rusinë kemi ato probleme që dihen sepse ne jemi anëtarë të NATO-s. Ne kemi bërë një zgjedhje të qartë dhe të palëkundshme në krah të SHBA dhe BE në politikën tonë të jashtme. Por kjo nuk do të thotë që Rusia është armike e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Rama.

Kriza në Maqedoni/ Rama: Ja e vërteta e platformës së Tiranës dhe roli që luajta unë!

Kryeministri Edi Rama tha në studion e #DritaremeRudinën, në Vizion Plus, se akuzat që i vijnë nga Maqedonia për ndërhyrje dhe krijimin e një platforme të diktuar nga Tirana, janë të pavërteta. Sipas tij, ajo që quhet platforma e Tiranës, është thjesht një platformë e partive shqiptare. Rama tha se Gruevski dhe partia e tij u dakordësuan në fillim, por pastaj e prishën marrëveshjen për shkaqe që i ai di shumë mirë.

“Është e gjitha një spekulim, një gënjeshtër, një politikë e shijes më të keqe, sepse po krijohet një ndasi etnike krejtësisht e pamerituar për popullin maqedonas dhe atë shqiptar, mbi bazën e një gënjeshtre. Nuk është e vërtetë që platforma, e ashtuquajtur e Tiranës, është shkaku i mosmandatimit të qeverisë. E vërteta është që Gruevski dhe partia e tij janë dakordësuar pa vënë kushte për platformën e Tiranës. Kur nuk është realizuar dakordësia, për shkaqe që Gruevski i di shumë mirë, atëherë ka sulmuar platformën e Tiranës, që s’është e Tiranës fare, duke krijuar një ndasi me shqiptarët që është krejtësisht e paarsyeshme. Sepse nuk mund të nxisësh një konflikt, thjesht për arsye pushteti. S’ka lidhje fare me atë që propagandohet. Ajo që quhet platforma e Tiranës, është thjeshtë një platformë e partive shqiptare në Maqedoni, që për herë të parë vendosën interesin e shqiptarëve, mbi interesat e parcelave të tyre politike dhe bënë një punë shumë të mirë”, u shpreh kryeministri në Dritare..

Rama tha më tej se qëndrimi që ka Shqipëria ndaj Maqedonisë është treguar me një provë shumë të madhe, siç është krijimi i Bashkisë së Pustecit, me minoritet maqedonas.

“Se kush është qëndrimi ndaj popullit maqedonas, ne e kemi treguar me një provë shumë të madhe. Një komunitet maqedonas që është një minoritet shumë i vogël në numër, në zonën e Korçës, atje në ish Liqenas, i vunë emrin Pustec siç e donin, i dhamë edhe një bashki më vete, jashtë gjithë parametrave të përcaktuara për të pasur një bashki. E bëmë këtë për t’i dhënë një mesazh të qartë dhe shumë kuptimplotë dashamirësie dhe bashkëjetese. Jo më një popull shtet formues që është pjesë e identitetit shtetëror maqedonas, të mund të trajtohet sikur është një popull i dorës së dytë. Kjo nuk mund të ndodhë”, tha Rama.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Edi Rama paralajmëron Bashën: Kavaja nuk është sheshi ku PD do të bëjë përsheshin e ’97-s, nuk do ta lejojmë”

  1. LORA says:

    Kavaja dhe cdo pellembe toke shqiptare kerkojne dhe meritojne vetem garantimin e normalitetit, ne cdo dite te perendise,,,,edhe ca me shume ne diten e ushtrimit te vullnetit sovran.

  2. Kavaja says:

    Zoti Basha! Maria qe dshiron ti (po nisem nga nje humor i nje qytetari ne fejzbuk) nuk ndodhet ne Kavaje. Madje ne Kavaje nuk do gjesh jo vetem Marien,por as Driten,as Gjyrxhine ,as Vasiliken e Refidene. Daj Lulzim ,mos i dergo “Krushqit”! Edhe Sikur te jesh vet i pari qoshese,pasi zakonisht ju rrini nga mezi. s’ke per te marr gje. Po te kujtoj edhe nje thenie te Cerciz Topullit ” Mylazim, largo tabore…..”‘ Kavaja tw thote ” Sali e Lulzim ,mos dergoni tabore ( nenkupto protestues) se do mbani jo vetem koken me dore,por ndoshta do mbeteni dhe tullac…….. Me dashamiresi KAVAJA..

  3. Vali says:

    Kavaja do të votojë,!
    Luli ta provojë të na ndalojë!
    Këto vitet e fundit na është zbukuruar jeta .!
    Na duket se jemi në qytet tjetër,!
    Rrofsh o KRYEBASHKIAKU YNË.!

  4. pjeter says:

    zoti kryeminister, aplikoni ligjet, behuni nje here si gjermanet, mos leshoni pe per aplikimin e ligjeve, kushdo qofte ai qe i shkel, duhet pa me te voglin dyshim te neutralizohet dhe te vihet perpara drejtesise , duhet treguar njeher e mire se nuk ka tolerime.

  5. lymi says:

    Luli, ty t’ka hyp per koke me gjithe salen.Po koken tuj do hani se ka nji shprehje popullore knej qe thot kur shko per bythe e ha n’mythe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *