Edi Rama: PD do të na ndajë për së gjalli me Europën, por kriza nervore e Bashës nuk e ndal reformën

Kryeministri Edi Rama deklaroi pas votimit në Kuvend për krijimin e komisioneve të vetting-ut, se mazhoranca do të vazhdojë të çojë përpara një proces, që, sipas tij, është pa kthim.

“Të ngujuarit në çadër janë aty nga frika nga drejtësia.

Refuzimi për të mos u bërë pjesë e një procesi historik për të çliruar drejtësinë nga kthetrat e gjykatësve të korruptuar, është një njollë e zezë turpi që partia Demokratike po i vë vetes.

Një njollë e zezë që po përpiqet që t’ia vërë Shqipërisë. Një gjë është shumë e qartë: moskryerja e vetting-ut cënon rëndë anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, tha Rama, sipas të cilit, PD do të na ndajë për së gjalli me Europën.

“Ne sot vazhduam të çojmë përpara nga ana jonë një proces që është pa kthim. Vetting-u mund të vonohet, por spastrimi i Pallatit të Drejtësisë nuk mund të ndalohet. Do të vazhdojmë të bëjmë çdo përpjekje për të gjetur zgjidhje. Por, nëse kreu i PD-së do të vazhdojë të sillet kështu, do të jetë mision i pamundur edhe për Partitë Popullore”, shtoi Rama.

Në fund, kreu i qeverisë theksoi se, “nuk jemi në krizë politike, por krizë nervore të PD-së”.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Edi Rama: PD do të na ndajë për së gjalli me Europën, por kriza nervore e Bashës nuk e ndal reformën”

  1. Nadi says:

    Problem serioz!!
    Basha s’pi ilaçet.!
    Thonë i ka harruar në Hollandë !😄
    BOBOOOOOO!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *