FOTO/ Rama vazhdon talljen me Bashën për kërkesën e këtij të fundit për shtyrjen e zgjedhjeve

Kryeministri Edi Rama edhe sot ka ironizuar liderin e opozitës Lulzim Basha. Në profilin e tij në facebook Rama ka publikuar një fotografi ku shfaqet Lulzim Basha e cila ka një mbishkrim ku shkruhet:

“Nesër do nisemi për Barcelonë të mos lejojmë Juven të futet në fushë”.

Këtë postim Rama e shoqëron me disa ikona duke qeshur me të madhe.

Duhet thënë se Kryeministri është një tifoz i skuadrës së Juventusit e cila do të luajë ditën e nesërme me Barcelonën. Në ndeshjen e para Juventusi mundi Barçën 3 me 0 ku edhe me këtë rezultat Rama ironizoi Bashën duke thënë se “kush është më Barçen të futet tek çadra e PD”.

 

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “FOTO/ Rama vazhdon talljen me Bashën për kërkesën e këtij të fundit për shtyrjen e zgjedhjeve”

  1. Demi says:

    Bole njeri e loqe tjetri. O kasolle ku na mblodhe. Me cfare merren burrat qe pretendojne te drejtojne shtetin. Nje Hason e nje Hysen njeri shkon e tjetri vjen. Nje kryetar opozite maskara dhe nje kryeminister qe merret me budallaliqe gjithe diten dhe nuk ben asnje pune.
    Hajde hajvan hajde. Njeri me pis se tjetri.

  2. naivi says:

    Aman mos i nxirr keto parrulla se nisen vertete keta te PD !

  3. Vizioner says:

    Edhe mos ta lejojne Juven te futet ne fushe, asgje,do humbi Juve ne Tavolne 3:0 dhe,me qen ndeshjen e pare e ka fituar 3:0, dalin barazim. Barcelones i duhet pastaj te hyje ne fushe, te beje lojen shtese e me tej mbase penalltite.
    Rruge e gjate kjo per Barcelonen, me mire te hyje direkt ne fushe te lojes 🙂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *