Higuan kërkon përqëndrim: Barça tregoi kundër PSG se janë të aftë për mrekulli

18 Prill 2017, 13:45Sport TEMA

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, ka pranuar se përballja me Barcelonën, në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së “Uefa Champions League”, nuk do të jetë aspak e lehtë edhe pse kanë fituar me rezultatin e pastër 3-0 në ndeshjen e pare në Torino.

Higuain i ka kërkuar skuadrës së tij që të jetë mjaft e përqëndruar, pasi Barcelona mund të befasojë, duke marrë si shembull ndeshjen me PSG-në.

“Unë nuk e di nëse rezultati 3-0 do të jetë i mjaftueshëm. Ne duhet të dalim në Camp Nou dhe të luajmë sikurse në Torino. Barcelona tregoi kundër PSG se janë të aftë për të prodhuar mrekulli, kështu që ne duhet të jemi të gatshëm dhe të kujdesshëm. Ne do të mundohemi të shënojmë  dhe të sigurojmë kualifikimin”, u shpreh Higuain.

Ndeshja e kthimit mes Barcelonës dhe Juventusit luhet nesër në “Camp Nou”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje