Këshilltari i Lulzim Bashës: Kryediplomati gjerman shkoi më larg se Edi Rama, Taulant Balla dhe socialistët më ekstremistë

18 Prill 2017, 17:58Politika TEMA

Alfred Lela, një gazetar shumë pranë Bashës, thotë se kryediplomati gjerman Sigmur Gabriel, me deklaratat e tij kundër opozitës, është shfaqur si një ekstremist socialist.

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, ka qenë zyrtari i vetëm i huaj me mesazhe të forta, të hapura, dhe me një zemërim teuton kundër opozitës dhe pro sistemit. Ai u shpreh kategorikisht kundër bojkotit dhe pro pjesëmarrjes në zgjedhje. Të gjithë të tjerët, që kanë vizituar Shqipërinë gjatë kësaj krize, e kanë pranuar ‘shenjtërinë’ e këtyre instrumenteve të demokracisë: zgjedhjeve, parlamentarizmit etj, por pa harruar të flasin edhe për një tjetër mjet dhe vlerë, të po demokracisë, dialogun.

Ministri i Jashtëm gjerman ka shkuar dje edhe më larg se Edi Rama, Taulant Balla dhe socilaistët më ekstremistë.

Nuk kam asnjë konspiracion për t’i shpjeguar qëndrimet e shefit të diplomacisë gjermane, sepse nuk mendoj se konspiracionet zgjidhin gjë, por disa kureshtje i kam”, shkruan Lela.

Ai ngre pesë pyetje ndërkohë, për kryediplomatin gjerman:

“Jam kureshtar: Pse ministri i Jashtëm gjerman zgjodhi të mos pasqyronte në deklaratat e tij asnjë prej shqetësimeve  të opozitës, të cilat ai me siguri i ka patur në dosje apo në briefings-et e shumta që ka marrë para se të vinte për vizitë në Tiranë? A ekzistojnë shqetësime të tilla apo në optikën e tij dhe të qeverisë që ai përfaqëson, janë sajesa të opozitës shqiptare?

Jam kureshtar: Pse ministri Gabriel (asnjë lidhje me engjëllin homonim) përmendi edhe një letër të parlamentarëve të CDU ku i kërkohej kryetarit të opozitës Lulzim Basha që t’i jepte fund bojkotit, të kthehej në parlament dhe të merrte pjesë në zgjedhje? Por, duke përdorur një gjysmë -fakt, apo atë lloj të dhëne që amerikanët e quajnë alternative fact. Gjysma tjetër e letrës, e pa cituar nga ministri, i rrinte qëndrimit se opozita shqiptare kishte të drejtë në çështjet që ngrinte.

Jam kureshtar: Nëse nuk e pa të udhës ta trajtonte, në gjerësi dhe thellësi, një problem shqiptar, pse ministri la jashtë edhe një problem gjermano-shqiptar? Atë të azilkërkuesve nga Shqipëria, të cilët gjatë dy viteve të fundit, në vendin e tij janë renditur si të dytët pas nacionaliteteve si afganët dhe sirianët, të mbytur në luftë dhe mizerje. Ky do të ishte një tregues mjaft i mirë për ‘standardet’ e Shqipërisë. Në këtë rast ato ekonomike. Por që, në të gjitha rastet, tregojnë për punën e bërë nga një qeveri.

Jam kureshtar: Pse ministri gjerman zgjodhi të fliste edhe për referendumin në Turqi dhe standardet e atjeshme, por të linte jashtë fokusit standardet që kërkon opozita në Tiranë? Më tej, pse demokracia është e rëndësishme, në raport me stabilitetin, në Turqi ndërsa në Tiranë stabiliteti vlen më shumë se demokracia?

Jam kureshtar: Pse ministri Gabriel përdor ‘fjalor gjerman’ për të përkthyer apo përshkruar një ‘gjuhë politike’ apo dhe një terren sociopolitik që nuk operon n gjermanisht, por në shqip? Kur ai thotë: “në vendin tim nuk do të ndodhte kurrë bojkoti i parlamentit”, ai duhet të dijë se në vendin të cilit i shpjegon ‘mrekullinë’ gjermane, është i pahasur institucioni i dorëheqjes, në dritën e çfarëdo shkeljeje. Ish-Presidenti i tij, Ëulf, ka dhënë dorëheqjen para dy vjetësh për një kredi favorizuese për shtëpi; qeveritarët me të cilët ai shtrëngoi duart dje në Tiranë nuk kanë dhënë dorëheqjen as pas mbushjes së parlamentit me të inkriminuar, dhe as pas mbushjes së Europës me kanabis.

Pra, opozita nuk ka bojkotuar parlamentin, por një institucion që sipas ‘fjalorit gjerman’ do të ishte i papranueshëm. Eshtë tërhequr prej tij për të hequr çdo mundësi që parlamenti i ardhshëm të jetë i ngjashëm me aktualin.

Këto do të ishin kureshtjet, apo pyetjet që do t’i bëja ministrit të  Jashtëm gjerman. Por, siç e tha vetë dje në monologun para medias “ai dhe Rama janë socialistë dhe nuk pranojnë pyetje””, shkruan Lela.

21 komente në “Këshilltari i Lulzim Bashës: Kryediplomati gjerman shkoi më larg se Edi Rama, Taulant Balla dhe socialistët më ekstremistë”

  1. adeci says:

    Ty more djale mjafton te te shohish formen e kokes dhe nota qe meriton vihet vete.

    1. kavajsi says:

      hahahahahahaaaa…..
      populli thote: shihi çehren i ke pa shpirtin .
      Kete Lelen gjermanet po ta kapnin rruges do ta fusnin te kafazi i orangotangve te kopshti zologjik .
      hhahahahahah…sa i shemtum eshte dreqi ,per hallowen mjafton nje mantel te kuq e dy brire ne balle e djallin e ke perball !

  2. ee says:

    Sepse Gjermania si honeps dot Salinjte dhe bishtrat e tij te tipit Luli. Njerez te shpellave pa tru dhe pa busull

  3. Besoj says:

    Gazetari me i peshtire dhe me sahanlepires se kush do tjeter. Keta po e shtyne Bashen ne humnere.

  4. Tironci says:

    Pse do te pyesi ty ai pse nuk beri x apo y. Shko ore qeros se ty mire leshte qe te kane rene, por ty te kane ikur dhe trute e kokes.

  5. nari says:

    O Lele , ti ose merr lek te madh nga Sala, ose je militant i fiksuar i Saliut.
    Per mua duhet te jesh i hipnotizum nga Sala qe nuk je ne gjendje te kuptosh se sot po i vjen ai fund qe meriton Sali Berishes duke pare se c’fare i beri Shqiptareve gjate karrieres politike.
    Me ato teorite e tua konspirative mund t’ja mbushesh mendjen vetem vetes tende.
    Ne fund me fal qe po ta them te rrosh vete se trute te kane pjerdh.
    Saluti !

  6. artan says:

    Aha, pergjigja per kete soj Lelen qe deri tani na hiqej si gazetar I paanshme eshte e thjeshte.

    Basha o derdimen, nuk asnje kerkese te bazuar ne fakte te standartizuara dhe te vertetuara. Basha ka berdorur gazetaruce si Lela e shoke qe I paguan me pozicione dhe kontrata kur eshte ne qeveri qe te krijojne fakte. Faktet qe permend ti -jo droga, jo krimi, jo standartet e zgjedhjeve, jo gjysma e fakteve te letrave te huaja, dhe te tjera se ju krijoni fakte cdo dite- nuk ekzistojne. Te gjitha raportet nderkombetare, BTI, FH, Pameka, World Bank Reports, EU reports tregojne permiresim te gjendjes nese krahason 2016 me 2012. Prandaj, faktet tuaja jane nje genjeshter e madhe qe nuk I ha me njeri, vec ndonje cope mishi qe e sillni ju ne Tirane per te ngrene e pire.

    Dhe pse ky Gjermani foli haptas eshte e qarte. Ai e di tashme se jo do na permendni ‘gjesmen e fakteve te pathena’ per te pjerdhur mendjet e njerezve. Dhe kjo eshte product I gazetareve te kapur qe I sherbejne Bashes. Sa here ka raporte mbi shqiperine, keta horrat me kollare shkojne e kapin ndonje fjali a fjale nga fundi I raportit si ‘evidence’ e lloqeve qe duan te thone ata. Prandaj ky Gjermani I shkrete ka thene: po I bie drejt e shkurt qe keta horrat e fjaleve shqiptare te mos kene ku te kapen.

  7. Bato says:

    Pergjigje per Lelen. Sepse anje arsye qe ngre ti nuk ja vlen per te c’orientuar vemendjen nga problemi me i madh..kontestimi i sistemit te zgjedhjes nepermjet votimit dhe miratimi i ligjeve qe jane prioritet per integrimin. Pse diplomatet e huaj duhet te hedhin cengelat per tu kapur Lulezimi per te dale nga vetevrasja politike e tij personale dhe e PD?

  8. Korçari says:

    Ky Ministri Gjerman duhet t’i japë përgjigje tani këtij Lul-ush Lelës pa derman. Po vallë a ia mban?

  9. shqip says:

    Jam kurioz , si eshte e mundur qe njerez si ky perversi Lela , ne vend te trurit perdorin bythen . O Lela , o idiot i lindur ! Po pse ngene tuaj ka bota ? Futeni neper çadra, ja merrni edhe kenges, e pastaj kerkoni edhe gjera qe ne gjermani nuk i mendon as pastrusi i bundestagut. O idiot ! Po ç’ faj kemi ne qe ju keni lindur shpellare e nuk evoloni si pjesa tjeter e njerzimit ?

    1. Artan says:

      Fiks e ke thene

  10. kasem gahinji says:

    nisur nga titulli mendova se do jete ndonje i ri,pra kerric tjeter qe del per here te pare.por pashe se behet fjale per ket gomar.nuk ia vlen te komentosh me gjate.llogjike idioti.

  11. jurgen says:

    po he pra shko ti dhe intervisto vet “engjellin” Angelan se si mendon ajo , se mbase mendon si ty dhe si Luli ajo.palogazetar injorant.

  12. kombi says:

    Lela jeton ne Tirand dhd nuk e shjkkn aspak realitetj , ku ndodhet vdndj . Ndersa Gjermania i din te gjitha , ku calon vendi dhe kush eshte shkaketari j kesaj katrahure , prandaj nuk kane respekt me per PD. . Sa takime ka bere ne Gjermani Berisha ??

  13. Studenti UET says:

    Ky eshte nje nga “pinjollet” me origjinale te Satanait ne toke.Me i kompletuar menderisht dhe morfologjikisht nga pamja e jashtme nuk ka.Cehre dem beli thote turku.

  14. Tajari says:

    Edhe Nje kureshtje tjeter o LELA,a mund tI kishte te rrojtura koqet apo ja rrojti LULI….??????????

  15. hë për hë.... says:

    Lloje nga alieni. Hajde komedi, hajde…Askush nuk e merr seriozisht kete alien qe ka zbritur ne shqiperi si i dipllomuar jashte por qe flet me ze te çjere metalik si nje robot i ardhur nga yllsi te tjera.

  16. kirurg says:

    Sepse nje politikan me te cilin ministri gjerman shtrengoi duart i ka ato duar te lyera me gjak te pafajshem nga vrasja e 4 protestuesve me duar ne xhepa ne buevard, mbi gjakun e te cileve ai ka vene by…thet tani e brockullit nga lart e nga poshte! Sepse ky politikan i ka duart me mu…t nga vjedhja qindra milioneshe e rruges se kombit! Se duart e ketij shpifesires politikan kane firmosur faljen e nje pjese te territorit te vendit Greqise dhe sepse ky vrases, mashtrues e genjeshtar (i paafte e dembel eshte perkedheje fare!) nuk e njeh doreheqjen dhe terheqjen nga politika… Ne sekonden qe do te kishte deklaruar terheqjen nga politika ishte e qarte se Lulushka do te ishte subjekt i prokurorise… Perkundrazi, Saliu e beri kryetar partie, qe t’i shpetoje ndeshkimit… por nuk do t’ia dale kurre, te jesh i bindur!!!!…. o gazetar me pamje mafioze dhe sy krimineli!!! Deri ku i ke zhytur edhe ti duart ne keto lloj plehrash, o Lela, se shume here je vene ne qender te vemendjes se ambasades amerikane… Mos ki merak, se pas drejtesise, politikaneve dhe qeveritareve, Vetingu do te kaloje ne site edhe pronaret e mediave dhe gazetaret e pasuruar ne menyre te paligjshme…

  17. arturi says:

    O Lela-“kureshtari”!
    PSE-te e tua i di Gabrieli dhe çdo njeri me mend ne koke: frika e Berishes, Bashes & Co nga reforma ne drejtesi!
    Meqe i ke merak doreheqjet, pse Lulushja jote nuk dha doreheqje, kur:
    – u akuzua per vjedhje te mbi 200 milion USD?
    – vrau 4 njerez te pafajshem (me duar ne xhepa)?
    Te fala Lulushes dhe kujdes sumen! ?

  18. Zylyftar Eduart Halim Braho says:

    FEDERALI BASHA….

    Ke degjuar or matuf i mykur ndonjehre per nje kriminel me te tille emer?

    Me siguri qe jo, por ai “engjelli” Gabriel, jo me kot e citoi emrin e dylberit tend te plote Lulzim Xhelal Basha.
    Sepse gjermanet dijne shume me teper se shqiptaret kush eshte Luli yt, kush ishte gjyshi i tij qe e njhen qindra shqiptaret e torturuar, masakruar e vrare nga FEDERALI BASHA me tre grupet kriminale te ndeshkimit qe krijoi gjate pushtimit nazist.

    Lexo pak ato koleksionet e “Zerit te Popullit” dhe “Bashkimit” te kohes, edhe pse i dogjet ne Bibliotekn Kombetare, shume te tjere i ruajne si xhevahire.

    Aty do gjesh edhe emrin e gjyshit te Lulit tend, dhe te tridhjete skudristeve qe bene gjemn ne Shqiperine e kohes, perfshire Tironen.

  19. Ky duket sikur ka vene prezervativ ne koke.
    Ky cmirezi ka mar pashaport amerikane,por e pa qe amerika nuk ishte per dembelet dhe sharlatanet dhe ka ardh tek pd qe te bej tellallin dhe te bej pare qyl.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje