LSI, Luan Rama: Qëndrimi i ministrit gjerman? Çdo njëanshmëri nuk ndihmon në zgjidhjen e situatës. Opozitës ti jepen garanci për zgjedhjet

Nënkryetari i LSI, Luan Rama, në një konferencë për shtyp të mbajtur paraditen e së martës, ka konfirmuar propozimet e kësaj partie për anëtarët e komisioneve të vettingut, që pritet të votohen pasdite në parlament.

“Për komisionin e parë, që përbëhet nga 12 anëtarë, 6 nga shumica dhe 6 nga pakica, LSI ka propozuar deputetët Luan Rama dhe Silva Caka. Ndërsa për komisionin 6-anëtarësh, 3 nga pozita dhe 3 nga opozita, kemi propozuar deputetin Vangjel Tavo”, ka deklaruar Rama.

“Kjo nuk është thjeshtë përmbushje e detyrimit formal, por edhe njëherë dëshiroj që të apeloj për rëndësinë që merr pjesëmarrja e opozitës, pasi për shkak të bojkotit është bllokuar, dhe institucionet nuk po funksionojnë.

Prandaj dëshiroj të theksoj rëndësinë e dialogut për të kapërcyer këtë situatë, tha Luan Rama.

A do të rinovohet koalicioni me PS?

Problemi i madh janë zgjedhjet dhe detyrimi i madh që ka klasa politike dhe shumica për shkak të përgjegjësive që ka për të qeverisur është dialogu me opozitën dhe përfshira e saj në zgjedhje, si kusht jetik, si një vlerë e një shoqërie të matur. Për të realizuar më në fund pas 27 vitesh zgjedhje të lira ku secili të ketë mundësi të konkurrojë.

Ajo që duhet të bëjë politika është ti largohet marrëzisë dhe ti thërrasë përgjegjësisë dhe arsyes për zgjedhje sipas standardeve, ku qytetarët të kenë mundësi që të zgjedhin dhe jo vetëm të votojnë.

Cili është komenti juaj për deklaratën e ministrit gjerman?

Qëndrimet e të huajve janë të dobishme për aq sa janë të balancuara, çdo njëanshmëri nuk ndihmon në zgjidhjen e situatës. Problemi është krijuar këtu për shkak të papërgjegjshmërisë së shqiptarëve dhe zgjidhja duhet të vijnë nga këtu, boll kosto kanë krijuar në këtë vend për shqiptarët dhe terë procesin e integrimit. LSI e ka bërë të qartë, është e rëndësishme ulja në tryezën e dialogut për të gjetur zgjidhje për të mirën e qytetarëve.

Nesër data e fundit për koalicionet, a do të shkoni me LSI?

Kjo cështje nuk mund të jetë parësore, më lejoni të them që zgjedhjet janë të parat dhe ftojmë të gjitha partitë që të ngrihen në nivelin e përgjegjësive dhe të tjerat në kohën e duhur do ua bëjmë të njohur.

Takim Rama-­Meta sot, ka nisur numërimi mbrapsht…?

Ju i numëroni mbrapsht orët, unë i numëroj pas dhe në kohën e duhur do ua bëj të njohur qëndrimet.

Ka LSI propozim për Presidentin, a do të ishte Fatos Nano kandidaturë?

Nuk kam cfarë të shtoj asnjë fjalë më shumë se Meta pas takimit me PS.

Ekziston mundësia të digjen 5 raundet për Presidentin?

Meta e bëri të ditur qëndrimin në lidhje me cështjen Presidentit duke nënvizuar pjesëmarrjen edhe të opozitës.

Jemi ende me shpresën dhe besimin që opozita të bëhet pjesë e procesit, pasi të jepen garancitë për zgjedhjet dhe në afatet kushtetuese do të trajtohet me seriozitet.

REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “LSI, Luan Rama: Qëndrimi i ministrit gjerman? Çdo njëanshmëri nuk ndihmon në zgjidhjen e situatës. Opozitës ti jepen garanci për zgjedhjet”

  1. Fredi FR says:

    Gabim te madh ben Edi Rama nqs futet ne koalicion me kete parti kermash,keta nuk e duan Vetingun po aq sa PD.

    1. Une... ti... ne te gjithe... says:

      Po ky fshatar manjak c’te semes flet: nderkombetaret jane te dobishem vetem kur jane asnjeanes — u kancer a nuk te duket e arsyeshme qe njeanshmeria e nderkombetareve ne krah te lugjit dhe rregullit per here te pare ne 27 vite po jep te pakten shprese per kthese????

      Po do e mos po kullohen ujerat dhe do duket qarte se kush eshte zall e kush bretkose tani…. mos u merzit se ti nuk je bretkosa e pare, te parin d ke ne krye te kuvendit.

  2. Para laci says:

    po ik o byth q i lesh e lis

  3. tironsi says:

    Ore keta a jan ne qeveri apo jo, nese e kan merak pd, pse sja plotesojn keta kushtet pds.
    P.s. ka ardh koha te futen ne zgjedhje te gjith me vete, kush te doj e si te doj, jash brenda, ca te dal te dal, e ska me kriz. Opozitat i vendosin zgjedhjet

  4. Lakja says:

    Ky loqja e ka mendjen të xheli qe u ve leshve qe në mengjes…

    Qendrimi i Ministrit nuk eshte i njeanshem si frika juaj nga vetingu, por I shumanshem ne kuptimin e interesit europian te shqiptareve.

    Atyre shqiptareve qe Likja, Salehu, Luloqja, Shkerdheni, Kargita etj, i vidhni prej 25 vjetesh!!!

  5. droga te ben dem, shikoni Koqon says:

    Hajdutet dhe kurvat e Metes flasin sikur jane parti e opozites dhe jo e qeverise. O Luan shiko tju lesh gruan atyre te cadres se garanci me te forte nuk ke ne dore. Ndoshta gruan tende ta merr hopa Qim Peka deri sa te mbarojne zgjedhjet, kurse Monen jepjani si garanci Fahri Balliut, kurse ti vete futju Lulit ne krevat.

  6. D.Ulqinaku says:

    Shume e cuditshme nga i buron ketij njeriu gjith ajo urrejtje per Partine Socialiste.

  7. arben says:

    kushe nuk e kupton se LSI eshte po e njejta gje si PD ateher nuk ka kuptuar asgje nga shqiperia.PD+LSI =MAFIA SHQIPTARE

  8. emilio says:

    Zoti Edi Rama, thuaje troc qe PD eshte vecse nje cope lecke e pa vlere dhe bllokuesi i vertet i cdo reforme, strumbullari i vertete i krizes, eshte organizata me e ndyre qe ka njohur ky vend, banda me pa vlere dhe mafioze e quajtur lesh e li dhe kryehajduti me bllok, me ze dhe figure. Plasini syte shqiptare, keta hajdute te paskrupullt jane frymezimi pas cdo iniciative te PD. Kriza e vertete e ketij vendi quhet Lsi.

  9. ALBAN DEGA says:

    KUR LUAN RAMA I JEP MESIME KRYEDIPLOMATIT
    TE SUPERFUQISE SE EUROPES…

    Nje prapanice ne nje karrike…

    Vetem nje pyetje vellazerore per Luan Ramen:
    – A je nenkryetar i LSI-se apo zedhenes i Cadres !?
    Pse!?
    Nje prapanice ulet vetem ne nje karrike, thote nje
    shprehje filozofike gati 5 000 vjecare e qyteterimit me te lashte ne Bote, atij kinez.
    Qe te ulet ne dy karrike njekohesisht ose duhet te shqyer ne dysh prapanica ose duhen bashkuar ne nje dy karriket…
    E perseri kemi nje karrike per nje prapanice!

  10. Standarti demokratik says:

    More Luan aga, ku e shikoni aneshmerine e gjermaneve? Ai nuk tha gje tjeter veçse te zbatohet Kushtetuta e vendit dhe te shkohet ne zgjedhje, gjithçka te behet ne rruge institucionale, ne parlament etj. Ku eshte anshmeria ketu? Po per ju eshte anshmeri se ai duhet te thoshte qe mos çani koken per parlamentin, per Kushteturen, per zgjedhjet, por dilni ne rruge vrituni shahuni siç bene ata te “anshmerise tuaj” ne vitin 1997. Mos kujtoni se jeni ju ne ato poste dhe jeni gjithçka, per secilin vjen koha e dhenises llogari. Mos fusni benzine ne zjarr se keni shume vite si parti qe notoni ne te dy krahet dhe kjo vjen nga qe keni shume para neper xhepa, banka, toka, gurore, flori, e shume te tjera,. Do ju vije radha edhe juve, prandaj i quani te huajt se qenkan anesore. edhe ju nuk e doni reformen ne drejtesi kjo ka dy vjet qe eshte kuptuar se pengesa jeni ju dhe pd-rat.
    Si nuk thoni nje fjale per kokefortesine e lulushit, qe ngren e ul maksimunin, kerkon te ike qeveria e zgjedhur me votat e elektoratit dhe te vije lulushi apo edhe ti ne qeveri, pse nuk i thoni njihere, more luli po kerkon nje gje qe nuk eshte demokratike, bie ndesh me kushtetureten., prandaj na thuaj nje gje tjeter se qeveri teknike, apo qeveri besimi, nuk mund te kete? Pse nuk dilni ju bashke me PS e te thoni qe zgjehdjet do te jene te lira ai qe do tentoje do te shkoje per lesh… etj. Por jo ju kritikoni vetem, qendrimin e PS. ja pra kush eshte i anshem por teper i demshem. Jeni ju dhe vetem ju qe i rrini ne krah antireformes, anti kushtetutes, anti parlamentit. Standarti

  11. gimi says:

    Po jepia pra garancine. Se bashku me PS. A je edhe ti kokerr muti ne qeveri e koalicion se bashku me ate kokpordhen, Meten? Ca eshte mer vlla kjo lloj llogjike e ketyre pleshtave ne politike qe duan te na shesin moralistin?
    Kjo eshte njesoj sikur te dala Rama sot dhe te thote : Po, Opozites duhet ti jepen garancite e duhura, mjaft me me sherre. dhe t`ia kaloje dhenien e garancise Ilir Metes. Hajde Iliro ti thote jepi pak garanci Lulit per zgjedhjet.

    Me ke tall trapin ky rethi letrar i enverit? Po keto brockulla qe keput as Zafija, lypsja afer kazanit te lagjes seme nuk i ha. Po i hengre ti qe i thua, qeke vertet kar. Nese mendon se populli do ti haje keto qe thua ti, qeke dy here kar. Dhe nese kjo eshte filozofia juaj e te berit politike, mire ua ben Rama qe ju tregon vendin. By the way, meqe je aty tek LSI, na trego pak perse nuk perfundojne rruget kur parate jane dhene, pyet pak ate haxhinaston se aty e ke, psh ai by passi i fierit? apo keni pas shpenzime si parti kohe?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *