Mediat pranë LSI-së: Meta nuk do ta firmosë koalicionin me PS-në, tani është futur në lojë artileria e rëndë LSI-PDIU

Mediat pranë LSI-së paralajmërojnë se partia e Ilir Metës nuk do ta firmosë koalicionin me PS-në, për të hyrë së bashku në koalicion në zgjedhjet e 18 qershorit.

“Koha Jonë” shkruan se bashkë me LSI, edhe PDIU do të mbajë të njëjtin qendrim.

“LSI përfundimisht nuk do firmos koalicionin me PS brenda ditës së sotme, ditë e cila është afati i fundit sipas Kodit Zgjedhor.

Takimi mes Ramës dhe Metës në prani të përfaqësuesve të PS dhe LSI, para pak ditësh për koalicionin mes tyre, duket se nuk po jep rezultat.

Pas takimit në fjalë Ilir Meta ka deklaruar se koalicioni nuk është problem për ‘tu firmosur, por duhet që PS të fusë opozitën në zgjedhje. Dhe kështu u la dhe u prit nga LSI-ja që duhej të kishte një zgjidhje nga ana e kryeministrit Rama për ta ulur në tavolinë liderin e opozitës në mënyrë që të futen në zgjedhje.

Në momentin kur po shkohej drejt negociatave Rama-Basha mbërriti ministri i Jashtëm gjerman Sigman Grabriel, i cili sulmoi fort dhe hapur Lulzim Bashën që përse kërkon qeveri teknike dhe që nuk futet opozita në zgjedhje.

Kjo deklaratë e komplikoi krejt tablonë politike shqiptare që solli ashpërsimin e qëndrimit të opozitës kundrejt Edi Ramës dhe deklaratën finale të Lulzim Bashës së nuk futemi në zgjedhje pa qeveri teknike, ose më saktë pa Edi Ramën kryeministër, pasi krimi do blejë zgjedhjet me këtë kryeministër. Gjithnjë sipas opozitës.

Sot jemi në ditën e fundit kur sipas Kodit Zgjedhor duhet të regjistrohen deri në ora 24.00 koalicionet partiake. Opozita e deklaroi sot se nuk regjistrohet. PS-ja po pret LSI të firmosë si dhe PDIU.

Burime të sigurta nga LSI thanë se nuk do të firmoset koalicioni me PS nëse nuk fut opozitën në zgjedhje. Po kështu burime nga PDIU tregojnë se “nuk kemi plan të firmosim me PS nëse opozita nuk futet në zgjedhje”.

Pyetja shtrohet: Me kë do hyjë në zgjedhje PS-ja? Me Ben Blushin përballë? Po opozita? Po LSI dhe PDIU?

Duket se po komplikohet prapë situata politike. Tani është futur në lojë artileria e rëndë, LSI-PDIU”, shkruan kjo gazetë.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...