Mediat pranë LSI-së: Meta nuk do ta firmosë koalicionin me PS-në, tani është futur në lojë artileria e rëndë LSI-PDIU

18 Prill 2017, 17:32Politika TEMA

Mediat pranë LSI-së paralajmërojnë se partia e Ilir Metës nuk do ta firmosë koalicionin me PS-në, për të hyrë së bashku në koalicion në zgjedhjet e 18 qershorit.

“Koha Jonë” shkruan se bashkë me LSI, edhe PDIU do të mbajë të njëjtin qendrim.

“LSI përfundimisht nuk do firmos koalicionin me PS brenda ditës së sotme, ditë e cila është afati i fundit sipas Kodit Zgjedhor.

Takimi mes Ramës dhe Metës në prani të përfaqësuesve të PS dhe LSI, para pak ditësh për koalicionin mes tyre, duket se nuk po jep rezultat.

Pas takimit në fjalë Ilir Meta ka deklaruar se koalicioni nuk është problem për ‘tu firmosur, por duhet që PS të fusë opozitën në zgjedhje. Dhe kështu u la dhe u prit nga LSI-ja që duhej të kishte një zgjidhje nga ana e kryeministrit Rama për ta ulur në tavolinë liderin e opozitës në mënyrë që të futen në zgjedhje.

Në momentin kur po shkohej drejt negociatave Rama-Basha mbërriti ministri i Jashtëm gjerman Sigman Grabriel, i cili sulmoi fort dhe hapur Lulzim Bashën që përse kërkon qeveri teknike dhe që nuk futet opozita në zgjedhje.

Kjo deklaratë e komplikoi krejt tablonë politike shqiptare që solli ashpërsimin e qëndrimit të opozitës kundrejt Edi Ramës dhe deklaratën finale të Lulzim Bashës së nuk futemi në zgjedhje pa qeveri teknike, ose më saktë pa Edi Ramën kryeministër, pasi krimi do blejë zgjedhjet me këtë kryeministër. Gjithnjë sipas opozitës.

Sot jemi në ditën e fundit kur sipas Kodit Zgjedhor duhet të regjistrohen deri në ora 24.00 koalicionet partiake. Opozita e deklaroi sot se nuk regjistrohet. PS-ja po pret LSI të firmosë si dhe PDIU.

Burime të sigurta nga LSI thanë se nuk do të firmoset koalicioni me PS nëse nuk fut opozitën në zgjedhje. Po kështu burime nga PDIU tregojnë se “nuk kemi plan të firmosim me PS nëse opozita nuk futet në zgjedhje”.

Pyetja shtrohet: Me kë do hyjë në zgjedhje PS-ja? Me Ben Blushin përballë? Po opozita? Po LSI dhe PDIU?

Duket se po komplikohet prapë situata politike. Tani është futur në lojë artileria e rëndë, LSI-PDIU”, shkruan kjo gazetë.

20 komente në “Mediat pranë LSI-së: Meta nuk do ta firmosë koalicionin me PS-në, tani është futur në lojë artileria e rëndë LSI-PDIU”

  1. fitorja me e madhe pershqiperine eshte te mos firmoset koalicioni I ps-se me megahajdutin ilir florir 700 mijshi. hajduti met te bashkohet me tradhetarin hajdut vrasesin lulzim sali basha. rrofte ps-ja, rrofte shqiperia. poshteilir hajnia.

    1. mateo says:

      Opoziten nuk e cakton PS-ja!
      Kush e ndjen veten se duhet te marre pjese ne zgjedhje rregjistrohet!
      Se kush do te dale ne opozite ATE E CAKTON VOTA POPULLORE!
      Pse merakoseni kaq shume se PD,LSI apo PDIU nuk pranon koalicionin me PS-ne?
      Po ne koalicion me LSI-ne dhe PDIU-ne A DO FUTET PD-ja ne zgjedhje?
      Ne se po ,atehere ky paska qene qellimi kriminal i cadres se krimit e jo vjedhja e votave!
      Sa per ngulmimin e zagareve te LSI-se se nuk firmosin koalicionin me PS-ne se gjoja nuk krijojne kushte per te hyre PD ne zgjedhje,kjo eshte FYTYRA E VERTETE E Ilir Metes si b kryetar i bandes kriminale antishqiptare!

  2. lavdosh says:

    Koha Jone eshte kthyer ne nje burim konspiracionesh dhe jashteqitja e LSI

  3. mario says:

    Ky shtet bananesh, arash kokosi, hashashi, dhe majmunash o do behet o do behet. Lideri i ka mare masat Bamja me 99-shat do behen te medhenj. Suksese ne jete

  4. shqip says:

    “koha Jone”ju ka ikur koha . Te gjithe keni gelltitur diku nga nje luge çorbe te prishur . Kuptoher qe per ju me mire destabilizimi , se venia ne shina e shtetit ligjor. Te gjithe ju keni lyer duart me parate e pista qe ju mundesoi klani tropojes. Po pertej endrrave tuaja , bllofi do ju dale huq . Nese skraparllinjte dhe çemerit nuk regjistrohen ne koalicion , kjo mund te kete shpjegim krejt tjeter nga “koha juaj”. Do te thote se do zene vendin e opozites , bashke me partiçkat e vogla. Ndersa ju talebanet shpellare s’ju ngelet veçse te thaheni ne diell.

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Keta flasin sikur I kane prone te tyre zgjedhjet.. Zgjedhjet jane shpikur nga populli or mik dhe asnje parti politike ska lishence per te.. Absurditet I nje tabloje ku partite kujtojn se jane te licensuar nga zgjedhjet dhe pa parti ska alternative.. Ka alternative ka.. Demokracia eshte e bukur, te jep opsjone.. Mos hyni ne zgjedhje ska problem.. Krijohet opozita natyralisht.. Sqahet njeri per opozite ajo krijohet fare lehte nga pakenaqsia e pushtetit.. Ngrohuni ne diell kete vere po nuk hyt ne zgjedhje. Do jete kohe e veshtire per ata qe kujtojn se pa ata sdo kete opozite.. Te dali parlament I ri dhe hapini gropen vetes nga Vettingu..

  6. Tuc Maku says:

    KOHA JONE KA VDEKUR ME KOHE !

    E kexon vetem Nikoll Lesi

  7. albaniafirst says:

    Ama, “Koha jone” e paska thene? … qenka lajm I sigurt

  8. Besa says:

    PS e vetme fiton bindshem

  9. kombi says:

    Kjo eshte diplomacia e cila i perket partive , populli nuk kupton asgje perse behen keto lojra . Gjithesesi ne 18 qershor , Do te shkojne se bashku ne zgjedhje . P D ka vendosur te dali jashte loje dhe mire po e ben , ashtu si eshte katandidur , as dreqit nuk i duhet .

  10. osumi says:

    LSI eshte Kali i Trojes ne PS.
    Ose Kolona e Peste ne Koalicionin PS-LSI.
    Ndaj ç’do gje pritet….

  11. Vau i Dejes says:

    Kure me koalicion me hajdutet ordinere. Boll moren ne kuriz Socialistet dhe LSI stet e ndershem hajdutlleqet dhe dinakerite katundareske te nje grushti injorantesh. Me mire djepi bosh se shejtani brenda.

  12. tironsi says:

    Me ne fund drit ne fund te tynelit. Me nje gur vret gjith zogjt

  13. Shkumbini says:

    Aman ikni nje ore e me p[are nga koalicioni dhe do te shikoni se sa ju vlen lekura. Per mendimin tim ju hajdutet e LSI ne koalicion ose jo jeni kspozuar si kurvat politike me te ndyra te historise se shqiperise dhe tashme ju ka dale boja ne syte e popullit. Ilir Meta me teorine e gjoja stabilitetit dhe rolin e arbitrit i ka dale boja si sabotuesi me i poshter i reformes ne drejtesi dhe i Vetingut. Ilir Meta ka per ta paguar megallomanine e tij dhe veprimet prej mafiozi ne syte e popullit. Per mua intelekti i Ilir Metes eshte nen mesataren e popullsise dhe mesazhet qe ai jep spontanisht nuk japin asnje kuptim per ata qe degjojne dhe analiza e teresise se mesazheve te tij te perseritura te jep konkluzionin e nje njeriu qe nuk afron asgje pervec pelivanlleqeve dhe kurvlleqeve politike duke shkelur syrin nje here majtas dhe nje here majtas.
    Keta politikanet jane me te vertete te cuditshem. Ne marredheniet politike perdorin rolin e emrave te pervecem dhe shahun e ndyre politik brenda partive dhe e absolutizojne ate. Duket se politika behet vetem per interesat e atyre dhe vetem atyre politikaneve. Meta i tha Rames keshtu, Basha i shkeli syrin Metes keshtu, Berisha i tha bashes ashtu Meta i tha Vasilit etj. Keta politikane qyqare nuk i verifikojne asnjehere veprimet apo mosveprimet e tyre me elektoratin dhe se cfare mendon ai per marrezite e tyre. Harrojne se ne demokraci lojtari kryesor eshte populli interesat e te cilit qendrojne ne rradhe te pare nga fillimi deri ne fund. Por cfare do te mbjellesh do te korresh. Populli nuk i ha mermeritjet politike te hajdutit Meta i cili e orienton ndermarjen e tij hajduto fitimprurese LSI nga te rrjedhe me shume ne xhepat e te abonuarve te saj te perkohshem. Per popullin, idealin apo zhvillimin ekonomik as qe behet fjale. LSI ska asnje politike ekonomike dhe ska bere kurre asnje diskutim per te. Ajo ka folur gjithmone vetem per interesat e grupimit te saj, ndermarjes vjelese/mjelese LSI.

  14. flori pa parti says:

    Shkojeni kete katunarin Meta. Vishet si idiot ne takime zyrtare. Pantallona blu me xhakete te kuqe, apo xhakete jeshile me pantallona xhinse.

  15. Leo says:

    Them ta shkrijme parliamentin dhe te ndjekim rrugen e Turqise ku Edi ka te drejten absolute deri ne vitin 2041. Them Rilindja deri atehere do e kete bere Shqiperine ashtu sic e donte Skenderbeu, dhe Ismail Qemali. Me vizionin Europian qe vetem Edi, Di ta bej do hecim goxha perpara. Nuk duhet te kemi frike ta pranojme se ne jemi me mire ne monosystem, demokracia nuk funksionion kudo.

  16. S'te mor vesh fare says:

    Prape me keto mashtrime.
    Nuk ben koalicion Rama po nuk hyri PD ne zgjedhje, nuk i duhet LSI, fiton vetem.

    Keta te LSI bejne sikur jane keta qe vendosin. Ha ha i mban Lulushi per topesh.

  17. Tonini says:

    Atehere skema duket e qarte,p.d nuk futet ne zgjedhje,l.s.i ,idrizi,blushi,kokdhima,bojaxhi dhe ndonje tjeter ne opozite p.s me te tjere ne pozite.

  18. Bledi says:

    Eeeeehhh…sa mire do ishte , PS vetem. Do te duhej te mobilizohesh shqiptaret qe te nxirrnin PS me fitore se PD kete 4-vjecar nuk eshte gati. Sa mire do ishte sistemi bipartizan, pa keto partite shushunja qe te mos shtoheshin me .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje