Për Milanin, Europa nuk është më një ëndërr

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kalendari favorizon Milanin. Vendi i katërt në kampionat nuk mund të konsiderohet më si një ëndërr për kuqezinjtë. Rezultatet pozitive të arritura në tre javët e fundit në Seria A, kanë rindezur shpresat e skudrës së Vicenzo Montellë-s, për një vend në Europa League. Objektiv që deri përpara një muaji, dukej pothuajse i pamundur.

Atalanta e vendit të pestë është vetëm dy pikë larg Milanit, ku gjithashtu duhet nënvizuar fakti se bergamaskët kanë edhe një sfidë direkt me kuqezinjtë.

Më pas është Lazio që është shkëputur me tre pikë. Kualifikimi direkt në fazën e grupeve të Europa League është një skenar i mundshëm, një gjë e tillë do të gëzonte jo pak pronarët e rinj kinezë, por edhe vetë futbollistët e Milanit së bashku me teknikun e tyre Montella.

Asgjë nuk duket e pamundur, por sigurisht që vëmendja duhet të jetë maksimale, pasi një gabim i vogël në këtë fazë të kampionatit, do të shuante cdo ëndërr.

Kur kanë mbeterur edhe 6 javë nga fundi i garës në Seria A, Milani, do tëluajë përballë Empolit, Crotones, Romës, Atalantës, Bologna-as dhe  Caglieri-t.

Kalendari është me kuqezinjtë, tashmë është radha e futbollistëve ta shfrytëzojnë sa më mirë një fakt të tillë./SS/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *