PS, Shalsi: Deklarata e LSI për ministrin Gabriel, po aq qesharake sa ajo e PD

18 Prill 2017, 21:40Politika TEMA

Ministri i Çështjeve Vendore, Eduard Shalsi konsideroi qesharake qëndrimin e PD dhe të LSI për deklaratat e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë Sigmar Gabriel, i cili bëri thirrje për ndërprerje të bojkotit nga ana e opozitës pasi po pengon integrimin e vendit.

Në studion e lajmeve në Ora News, Shalsi tha se opozita me qëndrimin e saj po saboton reformën në drejtësi dhe të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Pjesë nga intervista:

Shalsi: E kupton sa qesharak është opinioni se ministri i jashtëm gjerman është i painformuar apo i keqinformuar dhe keq ardhja jonë në këto ngjarje ka të bëjë me faktin se populli shqiptar tashmë e ka bërë zgjedhjen e vet dhe unë besoj se edhe PD e të njëjtit qëndrim me atë të disa liderve të saj, të quajtur Lulzim, të quajtur Sali apo disa emra të vecantë ka një mospërputhje mes asaj që duan shqiparët.

Gazetarja: Po deklarata e LSI?

Shalsi: Si ishte?

Gazetarja: Është i një njëanshëm dhe jo konstruktiv..

Shalsi: Nuk e kam dëgjuar por do ta përkufizoja me po të njëjtin epitet që përkufizova qëndrimin e PD.

Shalsi: PD po tradhton elektoratin dhe Shqipërinë

Shalsi: Me ketë qëndrim të vazhdueshëm po sidomos të kohëve të fundit po tradhëton jo vetëm elektoratin, por Shqipërinë dhe shqiptarët.

Gazetarja: Me cilën sjellje?

Shalsi: Të ngujuar në cadër, pa një rrugëdalje të qartë, krejt një amulli mendore, ende sot nuk e dimë çfarë kërkojnë. Kanë ndryshuar qëndrimet e tyre gjatë këtyre 4 viteve. Kanë filluar një opozitë të fortë ende pa e marrë në dorëzim mazhoranca qeverinë. Sot që flasim Shqipëria ndodhet në një moment të jashtëzakonshme për tu integruar në BE. Raportet e BE për Shqipërinë kanë treguar se me reformat e ndërmarra Shqipëria është afruar shumë ajo që mbetet është reforma në drejtësi.

Gazetarja: Po a na do Evropa ne?

Shalsi: Në këto momente të favorshme kur partnerët na kërkojnë vetëm reformën në drejtësi, opozita me në krye  PD në një hallakatje qëndrimesh po dëshmon se jo vetëm nuk është e gatshme të miratojë reformën në drejtësi por përkundrazi po e saboton duke sabotuar të ardhmes së Shqipërisë.

Zgjedhjet dhe koalicioni me LSI

Shalsi: Çështjen e zgjedhjeve nuk e përcaktojnë partitë e ka përcaktuar kushtetuta qartazi në 18 qershor. Çështja e koalicioneve është e qartë, ne kemi shprehur dëshirën dhe vullnetin tonë tashmë i takon partisë aleate me të cilën kemi bërë reforma të madha jashtëzakonshme gjatë këtyre 4 viteve. Një mazhorancë që nëse nuk do të ishte e tillë e plotë nuk do të bënte të mundur një numër të konsiderueshme reformash.

Gazetarja: Si do të regjistroheni nesër, vetëm apo në koalicion?

Shalsi: Do ta shikoni, derisa keni pritur kaq kohë prisni dhe kurioziteti do të marrë fund.

Gazetarja: Ka mundësi që të shtyhet ky afat i regjistrimit?

Shalsi: Ka qasje të ndryshme, opinionet janë të ditura, qëndrimet janë shprehur qartë ajo që ne dime mirë është se vullneti i shqiptarëve i sanksionuar në kushtetutë na nxit që të respektojmë shqiptarët dhe kushtetutën.

Gazetarja: Çfarë e pengon PS-LSI të arrijnë në një marrëveshje përfundimtare ose të shkëputen?

Shalsi: Deri më sot ndryshojnë qasjet, mënyra si ata e shohin zgjidhjen e asaj që ata e quajnë “ngërçi politik”. Ne duhet të përqëndrojmë energjinë tone tek realizimi i aspiratave të shqiptarëve. Shqiptarët duan një Shqipëri të integruar në Europë shqiptarët duan reformën në drejtësi.

Gazetarja:  A keni besim në një aleat si Meta, kur keni pasur problematika?

Shalsi: Është bindja jonë që në këto 4 viteve përpos vështirësive, të mos harrojmë që Shqipëria ishte ne buzë të humnerës. Gjatë këtyre 4 viteve kemi bërë disa reforma që i kemi bërë bashkë me aleatin  tonë strategjik dhe besoj që i kemi të gjitha mundësitë që këtë rrugë reformash ta konsolidojmë edhe më tej.  Në mungesë të një opozite të qartë, të një opozita e cila  në fakt duhet dhe mund të luante një rol nuk ka demokraci të shëndetshme pa një opozitë.

Deklaratat e ministrit gjerman, Shalsi: Qëndrim llogjik si i partnerëve

Shalsi:  Është vijim i një qëndrimi konstant që partnerët tanë kanë pasur.  Qëndrimi është llogjik i asaj që partnerët tanë BE por edhe SHBA kanë artikuluar. Ka një arsye mbi pse Basha dhe Berisha kanë marrë një vendim të tillë? Sot është bërë i qartë se këta njerëz nuk duan vettingun, reformën në drejtësi këta njerëz i druhen asaj që të gjithë shqiptarët e duan.

3 komente në “PS, Shalsi: Deklarata e LSI për ministrin Gabriel, po aq qesharake sa ajo e PD”

  1. Nasi says:

    Lene LSI-në Shalsi!
    Për PD-në i qan syri Metës.!
    S’ka faj !
    I është borxhli.!
    I ka bërë atë,që s’ja bënte njeri.!
    PS- vetëm do dalë në zgjedhje.!
    Më mirë për të.!

  2. emer says:

    une kisha pytje per gazetaren ne fakt, s’ka faj Rama qe i shan vendce
    pse i lejoni gazetaret t’ju pyesin ne kete menyre ore njerez

  3. timi says:

    ps te dali vetem ne zgjedhje, njerzit po e shohin perdit e me shume kush nuk e do vetingun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje