Pse Ilir Meta i hedh benzinë zjarrit!

18 Prill 2017, 09:26Politika TEMA

Nga Shpëtim Nazarko*

Ka dy teori konspirative që qarkullojnë prej ditësh në Tiranë.

Njëra prej tyre lidhet me qëndrimin e Partive Popullore Europiane ndaj ideve të Bashës për qeverinë teknike dhe tjetra që Europa do të vijë në Tiranë dhe do ta imponojë Bashën të iki nga cadra.

Të dyja këto teori, mund të themi që kanë lidhje me atë që ndodhi dje me ministrin e Jashtëm gjerman, apo një nga zërat më përfaqësues të  vendit më të fuqishëm të Europës.

Përgjigjia e tij ishte e qartë: Partia Demokratike duhet të lërë bojkotin, t’i drejtohet institucioneve e të heqë dorë nga kërkesat e saj si bojkotimi e mos vajtja në zgjedhje. Të dyja këto qëndrime i quajti absurde. Mbetet për tu parë se ç’mund të ndodhë në të ardhmen.

Hiq dy teoritë konspirative, në faqet e shtypit të sotshëm ishe edhe një e tretë. Basha mund të kërcënojë, që nëse Partitë Popullore Europiane nuk do të jenë dakord me qëndrimin e tij, ai mund të kalojë në një organizëm tjetër të partive të djathta të tipit Le Pen etj etj.

Nuk i besoj dhe nuk hyj në teori të tilla konspirative, por jam brenda një ideje që të gjitha partitë në Tiranë po bëjnë sikur po punojnë, e janë duke punuar për dialogun. I cili për mendimin tim, në rrethanat që jemi, bëhet absolutisht i pamundur.

Pse? Sepse në njërën anë kemi idenë e Bashës që kriza mund të zgjidhet vetëm nëse realizojmë  qeverinë teknike, dhe nga ana tjetër kemi qëndrim të prerë të qeverisë shqiptare, që tregon në çdo rast Kushtetutën.

Midis këtyre dy varianteve nuk ka asnjë pikë takimi.  Nga ana tjetër po të respektojmë Kushtetutën, e cila në nenin e saj nr. 66 e ndalon moszhvillimin e zgjedhjeve, dhe e lejon këtë mundësi vetëm në rast lufte atëhere, nuk e dimë se çfarë mund t’i afrohet realisht Partisë Demokratike.

Unë vetë besoj në kombinimet që kanë të bëjnë me shtyrjen e regjistrimit  të komisionerve të saj në zgjedhje e asgjë më shumë.

Përkundrejt qëndrimeve të sapo diskutuara më parë, kemi qëndrim të kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Metën, të cilin unë e interpretoj si një formë shakaje. Pra që t’i drejtohemi Partive Popullore Europiane. Në të vërtetë propozimi i tij  i hedh benzinë zjarrit. Partitë Popullore do të detyrohen të shprehen për një problem i cili në fund të fundit nuk mund të  zgjidhet as nga ato, as nga partitë e majta, që mund të ishin në kahun e qeverisë.

Të tërë në Tiranë bëjnë sikur janë duke punuar, por në të vërtetë nuk janë duke arritur asgjë. Kemi një kusht të vendosur nga Partia Demokratike, e cila nuk mund të tejkalohet me asnjë manovër.

Megjithatë, në përfundim mund të themi këtë: qëndrimi i Gjermanisë zyrtare dje i shuan të gjitha idetë në çadër, ose jashtë çadrës për përkrahje të idesë së partisë demokratike për të mos hyrë në zgjedhje. Të tjerat janë teori konspirative të cilat nuk të çojnë asgjëkundi.

Përshtypja personale, është se jemi brenda intrigës së parë të llogaritur ndoshta edhe nga Meta, edhe nga Basha.

I pari ka kërkuar garancinë nëpërmjet numrit 71 të qëndrojë në aleancë me PS apo PD. Duke mos hyrë në zgjedhje Basha duket sikur praktikisht lë edhe Metën pa hyrë në to.

Në këtë qëndrim, shtypi i sotëm kishte theksuar një farë inati në distancë të Bashës. I cili duket se ka kuptuar siç kemi thënë edhe më përpara që loja e Ramës me Metën është loja Tomi dhe Xherri.

LSI-ja pavarësisht pakteve që propozon, nuk mund ti largohet aleatit të vjetër sepse në këtë rast do të ishte i përjashtuar nga PS-ja dhe PD-ja e do t’i drejtohej zgjedhjeve e vetme.

Jemi nën titullin e romanit të Remarkut “Asgjë nga fronti i perëndimit” me të vetmen veçori.  Kemi përforcuar idenë që Europa zyrtare nuk e përkrah idenë e bojkotit të institucioneve dhe absolutisht atë të një qeverie teknike.

Në gjërat e tjera, besoj që do të vazhdojnë në teoritë konspirative të cilat nuk të çojnë asgjëkundi. Ajo që do të paguajë në fund të fundit është Partia Demokratike. Në momentin e fundit kur të marrë vendimin që  do të hyjë në zgjedhje, do të jetë më e papregatitur se kurrë. Ndoshta për këtë i vetmi favor që mund t’i bëhet është që ato të shtyhen me një pretekst që pavarësisht se në Kushtetutë nuk lejohet një gjë e tillë. (Konica.al)

*Titulli origjinal: Të tërë në Tiranë bëjnë sikur punojnë!

Të tërë në Tiranë bëjnë sikur punojnë!

5 komente në “Pse Ilir Meta i hedh benzinë zjarrit!”

  1. besniku says:

    Z.. Nazarko!
    Iliri, ai qe Salihi e quan Ilir Floriri, besoj se e dini perse, i futi gishtin ne bythe Shalengjiturit te Salihit. Kjo do te thote, se me kete levizje, me PPE, Iliri i lau duart me Lulin e Madh, dhe edhe nese ka patur ndonje konspiracion midis Ilir Metes dhe Lulzim Bashes, tani i thote, se s’ka c’te beje, ja edhe ata te partise tende thone qe te dalesh nga cadra dhe te heqesh dore nga bojkoti. Dhe me kete veprim, Iliri dhe Basha largohen edhe me teper nga njeri-tjetri, se tani Iliri e sheh si te pamundur dhe te pashprese aleancen PD-LSI. Keshtu, Luli i Saliut ka mbetur me gisht ne bythe nga Iliri dhe kjo eshte nje humbje teper e madhe qe Luli nuk e priste t’i vinte nga kandidati per koalicion. Po tani? Luli ka ende shprese tek ndonje mrekulli qe mund te ndodhe ne kampin e LSI, te krijoje ndonje konflikt me PS dhe te largohet nga koalicioni, por kete koqe ulliri nuk e ha Iliri.
    PoLuli? Luli do te vazhdoje te rri ne cader, se e ka qyl, nuk paguan as qera per vendin, as per energjine elektrike etj. Ne Shqup nuk e pranon Saliu, ne shtepi nuk e pranon gruaja, dhe nuk di c’te beje i shkreti. Vajti per te vene vetullat, dhe po nxjerr syte!

  2. nje i ikur nga "parajsa" shqiptare ! says:

    LSI e Meta i hedhin benzine zjarrit te ndezur midis PS e PD, po ju “opinionistet” kujt i hidhni benzine ?
    Mos valle zjarrit çorientues qe ka perfshire mbare popullin nga sjellja e papreçedent e opozites ?!
    Nje pyetje kisha une:
    Sa paguhen keta “opinionistet”per cdo shkrim qe bejne neper gazeta apo kur dalin neper studiot televizive ???
    Nese dikush me pergjigjet ,faleminderit .

  3. LORA says:

    Shpetimo,akoma do te vijoni te analizoni per politike reale kurvlliqet e ndersjellta meta-basha dhe basha-meta ?????
    E paskeni kohen te pavlere,per t’a cuar jabana !

  4. kozmo says:

    NAZARKO I DASHUR , JENJ NJE SNALIST DHHME I MIRE , POR BASHA NUK HYN NE ZGJEDHJE . AI J MBAN SYTE DHE VESHET TEK LIKJA , ESHTE E VETMJA SHPRESE PER BASHEN , POR LIKJA ESHTE I ZGJUAR , DO TA COJE NE BURIM, POR NUK I JEP UJE . 100%
    PO LUAN BUKUR ME TE .

  5. astrit says:

    E fillove dhe e mbarove me teori konspirative o Nazarko dhe e prishe me shtyerjen e zgjedhjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje