“Rruga e vetme e Bashës, është të mbetet në çadër. Nëse tërhiqet, ai duhet të largohet nga politika”

18 Prill 2017, 14:02Politika TEMA

Portali Lapsi.al me drejtues Andi Bushatin dhe Armand Shkullakun, ka bërë një analizë për situatën e vështirë në të cilën ndodhet Lulzim Basha.

Sipas portalit të drejtuar nga Bushati dhe Shkullaku, Bashës tani i ka mbetur vetëm një rrugë, të qendrojë në çadër derisa t’i plotësohen të gjithë kushtet.

Në të kundërt, nëse hyn në zgjedhje pa iu plotësuar kërkesat dhe PD humbet, ai duhet të largohet nga politika.

Ja çfarë shkruan Lapsi.al:

“Që nga dita e 18 shkurtit kur vendosi ta fusë opozitën në çadër, Lulzim Basha tani po kalon orët e tij më të vështira. Duket se dinamika e aksionit opozitar e ka kaluar kulmin e saj. E ka lënë pas kohën kur rrëzoi katër ministra të qeverisë, në mes tyre dy nga më të përfolurit, kur mori mbështetjen e fortë të Ilir Metës, se nuk ka zgjedhje pa opozitën dhe për këtë duhet një qeveri besimi, kur dha intervistën në portalin e fuqishëm pro Trump, “Breibart.com.

Fundi i javës së shkuar dhe fillimi i kësaj jave kanë qenë të tmershëm për Bashën. Deklarata e përbashkët e komisionerëve Hahn dhe Mogherini, që e quante të papërgjegjshëm vendimin për të mos u regjistruar në zgjedhje dhe për të mos votuar vettingun, të pasuara nga qëndrimet e ministrit të jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, ishin goditje të rënda (lexo editorialin poshte)

Po e këtyre përmasave ishte në planin e brendëshmë edhe një tërheqje e dukshme nga pozicionet e mëparshme e LSI-së dhe Ilir Metës që me sa duket konfliktin politik e ka mbyllur me një pazar ekonomik me Ramën.

Nga ana tjetër, menjëherë pas deklaratave të shefit të diplomacisë gjermane, Majlinda Bregu, që ka filluar ta shohi veten si presidente të mundshme, botoi në rrjetet sociale një çadër që nuk i rrezistonte dot një rrebeshi të madh. Ajo dha kështu në mënyrë të qartë sinjalin se jo të gjithë në PD janë gati të luajnë rolin e kamikazit për ti shërbyer kryetarit.

Po në këtë situatë, kur presioni ndërkombëtar po rritet në maksimum, kur LSI duket se ka riulur pantallonat, kur disidentët e brendëshëm të tulatur nga çadra, mund të ringrejnë sërish zërin, çfarë duhet të bëjë Lulzim Basha?

Një rrugë e moderuar do të qe që të gjente një zgjidhje, të arrinte disa ndryshime në ligjet zgjedhore, të arrinte disa kompromise dhe të hynte në garë. Kjo thonë një grup analistësh do ta shpëtonte nga vetëvrasja politike, nga shkatërrimi i PD (nëse Rama dhe Meta vendosin të shkojnë në zgjedhje) dhe nga përçarja e partisë. Qëndrimi i tyre është se Luli nuk mund të çojë drejt vetëshkatërrimit një parti që e ka marrë qyl, se nuk ka mandat për të lënë jashtë beteje PD-në që nuk e ka bërë këtë as në 1997.

Kritika e tyre bazohet në faktin se në 4 vite Basha nuk arriti ta bëjë PD-një një forcë fituese, nuk diti ta ndajë nga e shkuara, nuk diti ti japë një imazh të ri dhe për këtë i humbi të gjitha garat ku morri pjesë deri më tani.

Në fakt një pjesë e këtyre kritikave janë të vërteta. Lulzim Basha nuk arriti të ngrejë një opozitë morale, të pastër dhe të besueshme që do të qe në gjendje ta mundte me frymë popullor dhe pushtet të koruptuar, të lidhur me krimin, të financuar nga oligarkët dhe të lustruar nga mediat e kapura. Basha nuk e arriti këtë ortek që sipas shumëkujt është i mundshëm të fitojë edhe me zgjedhje jo fort të ndershme.

Por, fakti se nuk u ngrit dot në këtë lartësi, se nuk u bë dot perfekt dhe i ri fringo, nuk e ndalon dot Lulzim Bashën të kërkojë kushte barazie në një garë elektorale. Dhe përderisa këto kushte mungojnë, ai nuk ka pse paranon një palë zgjedhje fasadë vetëm për faktin sepse ai dështoi të jetë perfekt.

Prandaj rruga e vetme që i ka mbetur, tani, duke marrë parasysh gjendjen ku e ka katandisur Rama vendin dhe ku e ka katandisur ai vetë PD-në, është të mbetet në çadër.

Ai është i dënuar të mos bëjë asnjë kompromis, sado thelbësor, nëse nuk bëhet qeveria teknike dhe nëse Rama nuk largohet.

Lulzim Basha e zgjodhi vetë këtë rrugë. E ngriti vetë stekën lart. Dhe ai nuk mund të tërhiqet më.

Çdo përpjekje për kompromis do të qe një humbje e sigurtë për PD-në në zgjedhje të pabarabarta me kriminelë, financime okulte dhe media të blera nëpër këmbë. PD edhe mund ta pranonte një zgjedhje të tillë, sepse në fund të fundit për një forcë politike humbja nuk është një tragjedi. Por, Basha jo. Ai ishte lideri i rrugës radikale dhe nuk mund të bëjë edhe liderin e rrugës paqësore. Nëse ai hyn në zgjedhje pa plotësimin e kushteve që vuri vetë dhe i humbet ato, ai duhet të largohet nga politika.

Pikërisht për këtë, sado të rënda të duken goditjet që ka marrë Basha në ditët e fundit, ato nuk mund të ndryshojnë aspak kursin e tij. Sepse Në 18 shkurt, Lulzim Basha e futi veten në një labirinth vetëm me një dalje. Dhe ai nuk ka zgjedhje tjetër veçse të luftojë çdo ditë vetëm për të”.

14 komente në ““Rruga e vetme e Bashës, është të mbetet në çadër. Nëse tërhiqet, ai duhet të largohet nga politika””

  1. S R Berri says:

    Lulkes Zoti i shtofte inatin se per te tjerat mendoj une .
    ça jane te tjerat ?!
    Familja ime dhe by..a ime.
    te fala Salushi

  2. D.Ulqinaku says:

    Keshille e keqe. Jam i bindur se Z.Berisha nuk do ti largohej bregut te detit aq larg sa te mos i arrinin forcat te rikthehej ne breg. Basha me sa duket ka staf te dobet dhe keshilltaret jo te sinqerte.

  3. kastkris says:

    Ai vete eshte e shkuara.Krimineli ska te ardhme.

  4. Isa says:

    Po akoma me Lulushin ju!Lulushi i dha fund jetes politike me kerkesat qe ben dhe me qendrimin qe po mban,respekt per demokratet e ndershem

  5. american2016al says:

    Ne se nuk e ka kuptuar akoma ai dhe shoqeruesit e tij atehere u duhet te shkojne ne spitalin psiqik.

  6. mazllemi says:

    ah more shkullak- bushat,i cfare I mesoni ketij femije. e moret me qafe.
    meta I uli pantallonat, juve po ashtu.
    jazek ju qofte, e late bashen ti mbushi patallonat.

  7. shqip says:

    Ne dy muaj , keta palo analiste kane dhene 24 opinione te ndryshme. Merrni lexoni artikujt e meparshem , dhe do vini re diskordanca qe edhe nje femij nuk i ben. Me nje fjale keta e keshillojne Lylin te flijohet ne çader. Ose thene me ndryshe, si i “vdekur” brenda, si i gjalle jashte, po e njejta gje eshte. Kjo sa per Lylin. Po gjeja qe te tmerron eshte fakti se ketyre nuk i “rruhet” fare per pd. Si mundet te thuash mos dil? Kur ekektorati i pd do ta gjeje veten pa perfaqsim ne kuvend , ç’do ndodhe me keta gaze (p)tare? Apo do hidhen ne nje dege tjeter per te ngrene fruta si parazite. E kuptoni sa meskine e hipokrite jane? Keta pushtetin e pd e perdorin deri sa tou shkoj interesi. Edhe duke i zhvarrosur eshtrat e gjysherve bllokmene. Ne fakt pjesen me te madhe te dekadences ne shqup, une e lidh me median e shitur. Shihni fevziun, frangajn, zhejin, artan presidentin 15 minutesh. Keta te gjithe i kane bere shpelarje truri popullit dele. Me shume e me keq se berisha , basha , te marre se bashku.Nje gje , mqs i thoni bashes te ngujohet ne çader, futuni dhe ju aty qe te pastrohet ajri ne Tirane.

  8. NONA says:

    VETINGU,!!
    FUNDI I VONUAR ,POR I SIGURTË I
    BERISHËS,BASHËS DHE METËS.!
    DHE I SHUMË TË TJERËVE ,DO TË SHIKONI.!???????????????????????????????????

  9. shushica says:

    Jo mor Bushat jo….Basha ka vlere o.1 perqind ne PD…ai ben vetem ate qe ithote Berisha…dhe Berisha nuk ka hallin e PD …por te vetin ,te miliardave ,te krimeve qe duhet te paguaje …Berisha nuk do reformen ne drejtesi …Ai e di mire se perendimi te duron deri ne nje fare mase ,kur shikon se je i rrezikeshem per stabilitetin dhe i panevojshem te flak …E pra te gjitha te tjerat qe thua tij kane vlere vetem per ty dhe nja 100 …1000 apo edhe 10000 in koshientè qe e kane trurin te shplare me idiotizma…

  10. analist me floke says:

    Ore gazetaruce te shitur me ke talleni ju? Ne Shqiperi edhe me budallenjte e dine se ketij Lul piles as nuk i kercet per zgjedhjet.Ai del brenda nje minute nga cadra neqofte se i jepet garanci se nuk do preket nga vejtingu. Sado budall qe eshte ai e kuptoi se Berisha qe e futi ne cader dhe kukudhi hajdut qe e mbajti me shprese e blinduan bythen e tyre me ligjin e votuar ne fshehtesi ne 30 mars
    Vetem dosjet e ketij kaqoli jane zbuluat mbasi jane te mbyllura me procedure. Dhe per rrugen e kombit, shitjen e detit,21 Janarin dhe ato te Kosoves do ti duhen 2-3 burgime te perjeteshme. Prandaj dhe “analizat” e ketyre fare kalemxhinjsh me kujtojne shakane Ruse: Masha eja ne oren 6 te mullari se dua te ta ve njehere, dhe pergjigja: I dashur Misha, per sa me shkruanje e kuptova.

  11. ALBAN DEGA says:

    RRUGA E VETME PER LULEZIM BERISHEN

    IA KAM THENE ME SHKRIM DY DITE PAS FILLIMIT TE MARREZISE SE TIJ!
    ANDI BUSHATI ESHTE BERE JO VETEM TALALLI POR EDHE INSTRUKTORI DONKISHOTESK I TIJ BASHKE ME BLENDI FEVZI KORANIN, PREC ZOG CIFTELINE, ARTAN HOXHE PRESIDENTIN ME GISHT NE PRAPANICE, AGRON GJEKMARK PROFESOR ANALFABETIN E ANALIZES….

    From: Alban Dega
    Date: February 20, 2017 at 10:52:30 AM EDT

    Nje pergjigje nga diaspora per thirrjen e Berishes !

    SHEMBENI ATE CADER .. VEND KRIMI !

    – Sali Berisha u ka nxjerre ne prite !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sa prej jush …. dhe pusia e Berishes !?

    Sa prej jush vellezer e motra, nena e baballare, bij e bija keni butika multimilioneshe si Armina!
    Sa prej jush kane saraje mbreterore si Shkelzeni pa preke kurre pune me dore pervec Gerdecit, CEZ-it, Interkoneksionit serb…
    Sa prej jush kane prona mijera hektareshe e vila multimilioneresh, dyzina apartamentesh e miliona dollare ne parajsat financiare e llogari te fshehta bankare in e outshores si Argita, Jamserbi, Fullanet e Frangajt, Dukajt e Bodet, medite e Pollot, Bashicet e Gjin Gonerit, Kreshnik Spahite e Nishan Karaosmanet!?
    Sa!? Asnjeri prej jush… Zero!
    ATEHERE PSE BENI SHERBETORIN E BODIGARDIN PA PAGESE, USHTARIN E NERCENARIN, Don Kishotin e Mances ne sherbim te ketyre bandave gansteresh e kusaresh e te kesaj Mafia qe e beri Shqiperine Gerdec ndersa na mashtroi, na vodhi votat dhe shpirtin me rrenat se do at Benin Shqiperine “ Zvicren e Ballkanit “ , apo ta bejme “Shqiperine si Hollanda” sic pati pafytyresine tu genjente sy per sy e faqe per faqe dje Lulushja e Lulush Bashicit, multimilionere te dy me “parate e pastra si Kristali” te Sali Berishes, Gjalices, Sudes qe u lane rrase ne Diell e qe ia vune flaken e vdekjen nje populli e shteti te tere!
    Ndaj dilni nga ajo cader vellezer e motra viktima te ketyre mashtruesvee, zaptuesve e rrenuesve te Shqiperise!
    Nuk eshte ajo cader vendi juaj i lirise e Drejtesise!
    Nuk eshte ajo llogorja per nje jete me te mire per ju, por per me shume sundim e mashtrim per kete bande kriminelesh!
    Dilni nga ajo cader tani vellezer e motra!
    Sali Berisha e banda e tij e gangstereve u kane prere ne bese! Jo nje… shume here!
    Sali Berisha dhe Mafia e tij jashte kontrollit u ka nxjerre ne prite, ne pusi. Sic ka vepruar me ne e me ju tash e 26 vjet
    Dilni nga ajo cader qe eshte llogore ku klanet e Vicidolit, Medive… e korporates se tyre te krimit qe bashke me enderrat e idelalet tona te larta E duam Shqiperine si e gjithe Evropa! E duam Shqperine si Amerika demokratike !
    Sali Berisha dhe banditet e kusaret e tij na e vrane edhe demokracine edhe Shqiperine ! Jo nje! Me dhjetra e qindra here ! E sot perseri!

    Llogorja e fundit e gangstereve

    Ajo cader eshte barrikada e fundit e ketyre gangstereve dhe banditeve per te vrare edhe Vetingun e Reformen ne Drejtesi , per te ekzekutuar ligjin dhe drejtesine e bashke me to edhe krejt Shqiperine perseri e perseri!
    Sali Berisha dhe Korporata e tij e korrupsionit dhe krimit jo nga malli, por nga halli, jo nga lezeti por nga gazepi i madh ua dha voten Reformes dhe vetingut!
    Ua dhane voten nga halli e jo nga malli pasi cdo rruge tjeter do te ishte vetvrasje.
    Ua dha voten diten e nen kamera per ta penguar, per ta vonuar, per ta tjetersuar e sabotuar me cdo rruge e me cdo mjet shpirtin e tyre, duke vrare edhe idealet e shpirtin tuaj te lodhur nga kusaria dhe vrastaria e tyre. Ndaj u kane mashtruar e po u mashtrojne perdite duke u nxjerre e ngujuar ne ate cader ne ate llogore te fundit per te shpetuar banden e veten e tij nga ligji dhe drejtesia!
    A mendoni se rastesisht e ka vendosur aty ate cader llogore te fundit te sundimit te tij !
    A thua nuk kishte vend tjeter per ate llogore berishiane ne krejt Tiranene e mbare Shqiperine!
    Pyeteni veten vellezer e motra protestues!
    Pergjigja eshte Jo! Jo kategorike e absolute !?
    Atehere pse pikerisht aty e perballe e karshi selise se qeverise shqiptare!?
    Kriminelet rikthehen gjithnje ne vendin e krimit, e kane thene filozofet kineze ketu e 4000 vjet me pare !
    Provokimi, karshilleku, kusaria, vrastaria, despotizmi jane tiparet qenesore te krejt sundimit te Sali Berishes ne keto 25 vjet.

    Kenge tallava e vallzim makaber mbi gjak te pathare !

    Ajo eshte cader e ngritur ne nje vend krimi! Jeni ne mekat jo vetem para popullit por edhe para Zotit!
    Po hani e pini, kendoni tallava e vallezoni mbi gjakun e pathare ende te kater vellezerve tuaj Ziver Veizit, Hekuran Dedes, Faik Myrtajt e Aleks Nikes te ekzekutuar pa gjyq me urdher te Sali Berishes e Lulezim Bashes !
    Mos e perdhosni jeten e tyre!
    Mos e poshteroni aktin e tyre per liri e democraci!
    Mos i rivrisni per se vdekuri !
    Mos e beni uje gjakun e dlire shqiptar te kater vellezerve tuaj dhe te dhjetra te plagosurve, qindra te rrembyerve, torturuarve prej “Xhuponeve te Zinj” lexo falangave te murrme te Feldmarshallit te Vicidolit, qe u ngriten ne kembe kunder korrupsionit e kusarise masive te Sali Berishes e Lulezim Bashes qe keni durimin tu degjoni fjalimet per mbrojtje votash nga vjedhja qe ata e ngriten ne art te zi e pergjaken me shume se pese here ate popull e vend duke e rrenuar deri ne themel !
    Ajo nuk eshte llogorja as cadra juaj!
    Eshte llogorja e cadra makaber e krimeve pa fund te Sali Berishes ndaj shqiptareve, ndaj nesh e ndaj Shqiperise hyjnore, qe e rrenoi nga themelet plot pese here ne 26 vjet!
    Ndaj ikni, largohuni sa me pare prej asaj lllogorje krimi e korrupsionit te Korportaes se Sali Berishes dhe “bandes se tij te gangstereve”
    Ajo nuk eshte as cadra as llogorja juaj!
    Eshte cader e krimit te organizuar politik antishtet e andishqiptar kunder jetes suaj edhe femijeve tuaj, kunder se sotmes dhe te ardhmes se Shqiperise !

    Modeli Maqedon apo skenari i RIA- KGB-se putiniste !?

    A nuk e pohuan me gojen e vet lideri de jure Lulezim Basha, UDB-shet Sali Berisha, Flamur Noka, Aldo Bumci e shume telalle te Mafias se kjo proteste organizohet sipas modelit Maqedon!
    Jo vetem Maqedon por edhe Serb, Malazez !?
    Cfare eshte ky model dhe kush fshihet pas tij edhe ne rastin e kesaj cadre!
    Eshte modeli i Ruskaja Intelixhensia Axhensia, Agjencise Ruse te Zbulimit, RIA, ish KGB-ja sovjetike e Vladimir Putinit qe ka filluar mesymjen ne mbare Balkanin e Boten perfshi edhe Shqiperine, edhe Kosoven…
    Kush i organizoi pergjimet e niveleve me te larta shteterore ne Maqedoni!?
    Kush kurdisi komplotin per vrasjen e ish- kryeministrit te Malit te Zi diten e zgjedhjeve!?
    Kush sajoi gjoja atentantin ne pergatitje dhe municionet kunder Vucicit ne Serbi!?
    Kush organizoi qendren kryesore te sajimit te lajmeve te rreme per zgjedhjet e fundit ne SHBA kunder Klintonit dhe stafit te saj !?
    Kush!? Disa cunake te Veleshit !? Me vjen per te qeshur e per te qare njekohesisht !!!
    Jo vellezer e motra ishin ujqer te vjeter te ish- KGB-se sovjeto- ruse, RIA-s se Putinit, specialiste te mbaruar te kibernitikes qe kane arritur te futen deri ne makinat e numerimit te votave ne shtetet vendimtare te votave amerikane, per cka jo rastesisht kembengulin si mushka Berisha , Noka, Basha, Mediu, Pollo… te lidhur me njmije e nje fije te fshehta qysh ne mosha gjimnazi me KGB-ne, UDB-ne, Asfaline… me dreqin e te birin e tyre antishqiptar!
    Ndaj largohuni nga ajo cader! Sot! Neser mund te jete teper vone.
    Ajo eshte cadra e modelit Maqedon de jure e RIA ruse de facto modeli i Sali Berishes dhe Mafias se tij jo e juaja!
    Vigjilence vellezer e motra qe na bashkon shqiptaria, gjuha, gjaku kombi !
    Syceltesi!
    Pse ?! Sepse lufta e tyre per dekriminalizim ashtu si ajo per mbrojtjen nga vjedhja e votave … 4 muaj para se ato te zhvillohen e tre muaj para se te filloje fushata elektorale eshte maska, sebepi, preteksti! Tamam si historia e Kungullit….
    Rimarrja me komplote, pazarlleqe te pista, me Kale Troje ala Vangjel Dule, ala Agron Duka, ala Ylli Manjani, Blendi Koran Toptani e Artur Zheji, ala Fatos Lubonja e Artan Fuga …. ….ne tavoline e nen rrogoz ala RIA, edhe te pushtetit politik per te ruajtur e mbrojtur me cdo kusht Dinastine e pushtetin ekonomik nga shteti ligjor e Vetingu nga kryereforma e te gjitha reformave te kesaj qeverie reformatore!

    Cfare nuk mund te beje Sali Berisha per pushtet!?

    Shembeni ate cader! Ikni prej saj sa me pare!
    Per pushtet Sali Berisha nxorri ne prite e vrau Azem Hajdarin! Sali Berisha per karrike e pushtet vrau Azemin por sic e kam shkruar ketu e 18 vjet me pare eshte gati te vrase edhe Shkelzenin!
    CFARE JENI JU PER SALI BERISHEN, LULEZIM BASHEN E BANDEN E TYRE REALISHT !?
    NJE MASHE, NJE VEGEL, NJE KOBURE PRR PUSHTET! USHTARE, NUMERORE, MERCENARE PA ASNJE VLERE SAPO TE ARRIJ E QELLIMIN E MBRAPSHTE TE TYRE JO TUAJIN !
    Cfare nuk mund te beje ai dhe modelistet e tij ala Maqedon domethene ala RIA per te rifituar e ruajtur sundimin e tyre politik, ekonomik, financiar !?
    Ne bashkepunim edhe me RIA-an , edhe me DIA-an, ish- UDB-ne serbe, me Asfaline greke… Sali Berisha mund te urdheroje hedhjen e nje shashke apo granate, apo qelloje kunder cadres suaj!
    Kur vrau krahun e tij te djathte Azemin per pushtet cfare jeni secili e te gjithe ju per ate!?
    Kjo do te nxirrte situaten nga kontrolli e mund te krijonte tragjedi te reja per familjet tuaja dhe per kryefamiljen tone mbare Shqiperine .
    A nuk veproi keshtu po ky Sali Berishe me vrasjen e Azem Hajdarit duke organizuar nje grusht shteti klasik qe vetem bythelepirja e Fatos Nanos, qe e shkerdheu per 4 vjet ne birucat e Bences, e shpetoi nga burgu i perjetshem qe do te merrte ne cdo shtet me te vertete demokratik te Botes… Te mos harrojme dhe tragjedine masive te 1997-es ! Eshte teper heret per ti harruar ! As Gerdecit! As Otranton… as… as …

    Shembeni ate cader vellezer e motra para se ajo tu shembe ju!

    Ndaj shembeni ate cader, ate llogore te Sali Berishes per bythen e Sali Berishes dhe bandes se tij te gangstereve vellezer e motra protestues!
    Shembeni ate cader vellezer e motra!
    Sot !!
    Neser eshte e mund te jete teper vone per secilin prej jush ! Jo vetem per ju por edhe per te gjithe ne shqiptaret kudo qe jemi edhe ketu ne kryeqytetin e Botes, Nju Jork!
    Ndaj degjoni mesazhet e Uashingtonit dhe Brukselit per despotet Berisha. Basha e Co. e jo mesazhet e RIA-s e UDB-se, Asfalise e modelit Maqedon te Sali Berishes e Lulezim Bashes, Flamur Nokes e Aldo Bumcit!
    Degjoni zemren e popullit e shtetit tuaj ligjor!
    Ne emer e ne dobi tuajen e femijeve tuaj, ne emer te Nenes Shqiperi, ne emer te Atit, te Birit, Shpirtit te shenjte, ne emer te Muhametit e Jezu Krishtit, ne emer te Gjergj Kastriotit- Skenderbeu e Nenes se Perbotshme, Nobelistes , Shen Terezes shqiptare:
    – Shembeni ate cader para se ajo te shembi shtetin ligjor, barazine para ligjit, drejtesine e demokracine… e mbare Shqiperine!
    Shembeni ate llogore te fundit te krimit, te kusarise dhe vrastarise se Sali Berishes e korporates se tij krimit te organizuar e banditizmit antishqiptar!
    Ishin jo bombat atomike e as raketat nderkontinetale, as bombat 5 toneshe, as armatimi per te zhdukur deri ne 190 mije here cdo qenie njerezore 7 miliardeshe ne Bote… por vetem 4 fjale te ish- Presidentit Ronald Regan qe shemben Murin famekeq te Berlinit: Shembeni ate Mur Zoti Gorbacov!
    Po perdor kater fjale po ashtu per te shembur murin berishian te korrupsionit qe ndan boten e krimit nga bota e ligjit :
    Shembeni ate cader… vend krimi …!Shembeni pa e shembur! Shembeni duke e braktisur duke e lene bosh !
    Ne jemi nje! Nje popull! Nje gjak!Nje gjuhe! Nje komb !
    Ne jemi e do te jemi nje !
    Shiptaret e Shqiperia do tu jene mirenjohes !
    Eshte mesazh per krejt politiken shqiptare ne Shqiperi Kosove, Maqedoni, Mal i Zi, Cameri, Luginen e Presheves edhe ketu ne diaspore!
    Jemi e di te jemi Nji!
    Jemi Kuq e Zi….
    Jemi Shqiperi !

  12. Maloku says:

    Po pse Bushati e Shkullaku qenkan bashke tek “Lapsi” , nuk e dija .Epo kjo dyshe e pa pare do te nxjerre Shqiperine nga selameti bashke me Bashen nen regjine e famozit mafioz nga Vicidoli Sali (emerin e babait nuk e di,se se din vete ai ) Berisha.

  13. Ballabani brenda cadres says:

    Keta,ose jane te cmendur vete,ose i ka cmendur Berisha dhe kerkojne ta zhdukin nga faqja e dheut Lulushin.Lulushi vete kalama dhe pranon keshilla nga superkalamajte,Bushat e Shkullak,bile ky,Shkullaku e ka modifikuar mbiemrin se e ka patur Shkalluk…
    Analiste te cilet ne situaten ne te cilet ndodhet Lulushi,ne vend qe ti rekomandojne urtesine dhe rrugen per te dale nga situata,i hedhin benzinen dhe ebejne gati t’i vihet zjarri nga brenda PD-se dhe nga te huajt…

  14. sokrat says:

    Te dali me nder nga cadra, nuk ka kuptim te rrije me atje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje