“Shtëpi në Holandë me vlerë 300 mijë euro, pikturë 6 500 euro, unazë diamanti 11 mijë euro…”. Për çfarë Republike flet Basha?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Dje nga çadra e vetmisë së madhe, ku me një grusht njerëzish Basha bën praktikë për “artin e të folurit në publik”, ka folur për paratë.

Duke ngritur zërin me karar që të mos i ikte, Basha tha se Republika e vjetër ka brenda paratë e pista, të cilat Republika e re e tija do i shfaroste.

Por si është e vërteta e lidhjes së Bashës me paratë e pista?

Sa është pasuria e padeklaruar e Bashës dhe si mund të flasë dikush që vetëm një servis pjatash kineze që mban në shtëpi i kushtojnë 6 800 euro?

Apo një pikturë që e mban të varur në murë kap vlerën 6 500 eurove.

Lulzim Basha nuk ka dhënë kurrë përgjigje koherente për mënyrën se si grumbulloi një pasuri të pashembullt që përpara hyrjes në politikë, pasuri e cila ka ardhur duke u shumëfishuar falë “angazhimeve” të tij të suksesshme, disa herë si ministër e si kryetar bashkie.

Në vitin 2005, në kohën kur Basha iu bashkua Partisë Demokratike, në deklarimin e parë të pasurisë, kreu i tanishëm i opozitës rendiste shtëpi në Holandë me vlerë 300 mijë euro, dy apartamente luksoze në Tiranë, një apartament në Durrës, një automjet Mercedes Benz me vlerë dhjetëra mijëra euro, pikturë me vlerë 6 500 euro, orë dore 5 200 euro, unazë diamanti 11 mijë euro, servis pjatash kineze 6 800 euro, aksione në bursë 18 mijë euro.

Në total, pasuria e Bashës kalonte 1 milionë euro, sipas tij, të përfituara nga rroga e tij gjatë punës në Holandë e Kosovë.

Pa u ndalur në vërtetësinë e këtij deklarimi, pak mund të besojnë se një njeri me 1 milionë euro në total, mund të shpenzojë 7 mijë euro vetëm për një servis pjatash.

Ajo që bie në sy, është se që prej atëherë, në deklarimet që Basha bën në mënyrë të përvitshme, pasuria e liderit të opozitës figuron pothuajse e pandryshuar.

Përshembull, në vitin 2014, të gjithë të ardhurat e Bashës ishin 1.5 milionë lekë nga rroga si kryetar bashkie dhe 26 mijë euro të ardhura si rrjedhojë e dypunësimit në Holandë.

Basha ende nuk ka dhënë shpjegim se si një kryetar bashkie mund të jetë i dypunësuar, por kjo është një temë tjetër!

Në total, 35 mijë euro në vit, ose rreth 2,5 milionë lekë të vjetra në muaj, pasuria e vënë nga Basha në 2014-n, para që kurrsesi nuk mjaftojnë për të përballuar stilin luksoz të jetës së liderit të opozitës, udhëtimet e tij të shpeshta familjare në Holandë, si dhe shpurrën e truprojave që ai paguan nga xhepi i tij.

Në këto dhjetë vjet, askush nuk mund të besojë se njeriu që është përfshirë në aferën më të madhe korruptive në historinë e Shqipërisë, me rreth 230 milionë euro që figurojnë të zhdukura nga projekti i “Rrugës së Kombit”, të ketë përsëri të njëjtën pasuri si atëherë kur hyri në politikë një dekadë më parë.

Aktet e tij kanë qenë gjithëmonë “mbresëlënëse” në kurriz të qytetarit.

Si ministër i Jashtëm i fali Greqisë detin.

Si ministër i Transporteve i avulluan rreth 230 mln euro.

Si ministër i Brendshëm mban në kurriz katër viktimat e 21 janarit.

Si kryetar bashkie veç gjumit në bashki, ishte dhe i punësuar në Hollandë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

13 komente në ““Shtëpi në Holandë me vlerë 300 mijë euro, pikturë 6 500 euro, unazë diamanti 11 mijë euro…”. Për çfarë Republike flet Basha?”

  1. may says:

    Ky maskara te gjitha ato qe flet ne cader i ka per vehte, te bera nga ai, dhe flet si i cartur se nuk ka justifikim per vehten, per tere ate pasuri qe ka, vodhen parate e shqiptareve me ane te VEFES, dhe blene shtepi ne Hollande, vodhen, shiten vrane ne shqiperi dhe ka para te blej gjera te shtrenjta dhe jete luksoze, ky eshte eshte ai njeri qe do na bej republike te re ?! o zot, si mund te degjohet ky njeri, po ju ben lavazh truri nje dore njerezish qe nuk jane as hic, ata marrin ndonje para aty dhe e kane si dite pune ne cader, dhe basha thote levizje popullore, apo populli eshte me ne, apo perkrahesit e socialisteve jane viktima ! Nese mbeshtet bashen je viktime, kjo po ! Por ta dije mire se populli nuk eshte me bashen dhe berishen, te dy keta sharlatan do largohen me turp, megjithese ata nuk e njohin fjalen turp.

  2. Kasollja me ngjyra says:

    Ky eshte nje hajdut qe vetem burgu e pret

  3. Tema says:

    Po te punonte ne ndertim.,Basha s’do kishte aq shum sukses.

  4. Ora says:

    BASHA ËSHTË I FUNDODUR.!
    PD-së i duhet një lider i vërtetë !
    ZGJOHUNI PD-ista!!!!!⏰⏰⏰⏰⏰⏰⏰

  5. shoku says:

    Pse mos kete basha dy pune; ketu i bie gojes me fjale qe i nxjerre nga bytha, ne Hollande i bie bythes me fjale qe nxjerre nga goja.

  6. vlora.vlora says:

    nje kriminel ,qe dhe kur perpiqet te qesh kuptohet qe eshte fallco ,hajde ne vlore se pos ti thyem turinjte qelbesire ,kelysh i berishes

  7. Qepa says:

    Ky ecen nen shembullin qe te gjithe jane hajdut, por ky i shkreti nuk e di qe ato letra qe ka firmosur neper ministri i emeruar sic eshte dhe sot, ka bere shume zullume, por qe nuk i ka te qarta se nuk merrte vesh cfare jane

  8. Grand says:

    O Demokrate te mire dhe te ndershem!
    Lexojini keto gjera ne artikull. Kerkojini kryetarit te shpjegohet! Nese nuk bene rebelohuni! KENI QENE DERI TANI KRENARIA E SHQIPERISE!

  9. Akili says:

    Basha bir shpirt i atit te tij Berishes nuk sesi mos jete milioner pasi keshtu shkon pas gjurmeve te Atit te tij politik qe edhe pse nuk i dihen pasurite e patreguara duhet te jene prrallore pasi nuk ka mundesi qe lideri 25 vjecar i PD-se dhe ne disa mandate si Kryeminister dhe President te jete shume here me i varfer se ministrat e tij milionere. E kunderta do te jete plotesisht e vertete qe Salibaba eshte shumfish me i pasur se vasalet e tij pavarsisht mosdeklarimit real te te ardhurave. Mjafton te shohesh deklaratat e pasurise se femijeve te tij edhe keto jo plotesisht te sakta e te marresh me mend pasurite prrallore te babait te tyre pushtetar. Dokrrat e Berishes dhe Bashes per “Republike te Re” nderkohe qe e kane rrenuar,rrjepur dhe vrare republiken e “vjeter”qe e kane qeverisur vete nuk i beson asnjeri pervec hajdutve,krimineleve,te korruptuarve dhe militanteve qe ja kane pare hairin qeverisjes se tyre kriminale per shumicen e qytetareve te Shqiperise. Ju lutem botojeni se eshte e disata here qe nuk i shoh komentet e mia te botuara ose me thoni arsyen e mosbotimit te pakten

  10. Vaterland says:

    I ka bo ato pare me bakshishet kur punonte kamarjer te Rinasi. Te gjithe ish kamarjeret e Rinasit jane miljardera.

  11. Baxhanaku says:

    Thone qe kur qe student ne Hollande,shkonte me para me pleq qe pelqenin prapanica te reja,por kaq shume lek qe ka deklaruar ,ky derdimeni do kish mbetur pa bythe……Me gjeni nje student ,qe kur mbaron studimet,te deklaroje nje pasuri prej miliona euro te fituara.Kete te na tregoje ne cader se si i ka fituar(modelin),por edhe une do abonohem pa lek te shkoj ,ne cadren e Lulushit.

  12. supernam says:

    Do japesh llogari perpara gjithe Shqiptareve per demet qe u ke shkaktuar jo vetem materiale por edhe shpirterore

  13. Ema says:

    Ky flet per korrupsion,i kurruptuari i te gjithe te korruptuarve,hajduti numer nje ne Shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *