VIDEO/ Djali i bën kërkesë Ramës: Deputet vetëm si puna e Blushit mos na sill më. Rama: Aman mos na e prish drekën, mos e fut Blushin se është…

18 Prill 2017, 13:07Politika TEMA
VIDEO/ Djali i bën kërkesë Ramës: Deputet vetëm si puna

Kryemistri Edi Rama po zhvillon një vizitë në qarkun e Elbasanit, ku ndër të tjera ka gjetur kohë që të ndalet për drekë në familjen e Osman Rexhës në fshatin Shushicë të Elbasanit.

Gjatë bashkëbisedimeve me anëtarët e kësaj familje ku nuk munguan dhe batutat e shumta dhe biseda për reformat e qeverisë, djali i kësaj familje i bën një kërkesë të veçantë Ramës.

“Aman kryeministër, deputet vetëm si puna e Blushit mos na sill më” i tha djali.

E mjenjëhershme ka qënë përgjigja e Ramës ku mes të qeshura i tha djaloshit: “Aman mos na e prish drekën se jemi mirë, me qepët me djathin me domatet jemi mirë, mos na e fut Blushin se është asortiment që nuk hahet”.

Në këtë takim Rama shoqërohet nga deputeti Taulant Balla dhe kryebashkiakut i Elbasanit Qazim Sejdini.

4 komente në “VIDEO/ Djali i bën kërkesë Ramës: Deputet vetëm si puna e Blushit mos na sill më. Rama: Aman mos na e prish drekën, mos e fut Blushin se është…”

  1. patriot says:

    E paskeni cituar djalin sikur ka folur Mesia!

    1. ALBAN DEGA says:

      ESHTE ME TEPER SE MESIA… ESHTE ZEMRA E POPULLIT

      Eshte zemra e popullit per nje karagjoz, per nje hic qe tjetersoi vullnetin dhe voten e Popullit bashke me ate larasken e Shkodres!

  2. Edkari says:

    E pashe ke ora news e pak ndryshim kishte
    nga sali protopapa ke shetpia e bamke qimollarit
    si ai e si ky nuk i lenin radhen askujt me fol.
    edi rama perdite po tregon se eshte i dermuar para Bashes.

  3. ALBAN DEGA says:

    FALEMINDERIT BAHCJA E ELBASANIT!

    – Pershendetje nga Beverli Hillsi i Nju Jorkut
    Edhe ne ishim pjese e mikpritjes e sofres
    suaj bujare….

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Na dhate kenaqesi te vecante… Na sollet mikpritjen, bujarine, traditat e mrekullueshme te Shushices, “Bahces se Elbasanit” ketu ne anen tjeter te Botes mijera kilometra larg…
    Jo vetem kaq por na bete te na shkoje goja leng me ato domatet, trangujt, kosin e deles, ullinjt… qe ta benin me sy. Na vinte aroma e tokes flori dhe e djerses se ballit tuaj ne ate shtepi te re te bukur…
    Jo shtepi dosido por ketu ne qyteze- fshat ku jetojme quhet mansion, vile luksoze milioneresh ne token tuaj stergjyshore.
    Edhe nje ndryshim teper i madh… Shtepi plot mikepritje me zemer bujare jo me dy pleq e tre qene sic Jane thuajse shumica e vilave qe shkojne nga 1- 35 milione dollare secila, perreth nesh, plot femije qe nga djepi e deri tek gjyshi e gjyshja 82 vjecare me faqe te kuqe sikur te ishte nje 21 vjecar me nje mendje te mprehte e gjuhe brisk!
    Me djem e vajza plot qe flasin hapur e si te barabarte me kryeministrin e vendit te vet… Qajne halle e shprehin hapur mendimet e veta per gjithcka.
    Faleminderit per kenaqesine qe na dhate… E shtofshi e perparofshi begatine, bujarine, mikpritjen !
    Faleminderit Bahcja e Elbasanit!
    Edhe ne ishim pjese e sofres suaj bujare ! Plot shendet, lumturi, begati e mireqenie e paci gjithmone!
    Faleminderit edhe kameramanit dhe Temes!
    Jemi lodhur me zera te cjerrur e tru te rrjedhur, me kacafytje per karrike, me poezi Donkishoteske per qeveri teknike e karrike dhurate pazaresh politike, me sharje rrugacesh e kercenime langaraqesh…
    Enough it’s enough … Boll me…. !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje