VIDEO/ Sherri me Ledionin për audiencën, Rudina Xhunga: Është i vogël, do rritet dhe do mësojë

Disa ditë më parë, Ledion Liço pati një shpërthim të ashpër kundër Rudina Xhungës, pas një shkrimi të publikuar në portalin e kësaj të fundit ku thuhej se audienca e  “The Voice of Albania” ka rënë.

Shkrimi i publikuar ne dritare.net

Ledioni postoi një foto në Instagram ku tregonte grafikën e së premtes, ku në krye me shikueshmëri më të lartë ishte Top Channel.

Postimi i Ledion Licos

“Per Xhungat e kësaj bote, dhe per @rudinaxhunga e cila shkruan keq jo sepse mendon keq per topchannel albania por sepse ky i fundit e percolli per ne dritaren e fundit!”, kishte shkruar ai bashkangjitur fotos.

Por së fundi Rudina i është përgjigjur atij gjatë një interviste të dhënë në IvTv.

Ajo është shprehur se ishte një situatë e pakëndshme por i qëndron mendimit se për ‘Voice” nuk dëgjon më të flitet.

Unë e mësova në mëngjes gjithë shpërthimin e tij, kur një mikeshë ma çon postimin. Nuk më erdhi keq për atë shkrim. Ledioni është një çun i vogël, do rritet dhe do mësojë. Por gjithsesi unë Ledionin e kam xhan. Ai është një djalë i talentuar, ka qenë shpesh herë në shtëpinë time për drekë, kemi ndarë biseda dhe kemi qenë edhe shumë miq. Por është një çun i vogël që do rritet”, është shprehur gazetarja.

/Minuta 10:30/

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “VIDEO/ Sherri me Ledionin për audiencën, Rudina Xhunga: Është i vogël, do rritet dhe do mësojë”

  1. Aksi says:

    Boh, sado antipatik te jete Ledioni per disa, eshte prezantues shume i mire, dhe ka qene i tille prej fillimeve te veta. Rudina gabimin duhet ta shohe te vetja, sepse me ate shkrim ne portalin e saj vetem armiq mund te beje. T’i kishte menduar drekat e darkat qe i paska dhene Ledionit perpara se ta cilesonte thjeshte si “burri i Sares”.

  2. Rina says:

    dicka ka te vertete ,audienca nuk ka rene per shkak te Ledionit por per shkak te komisionit,sepse pervec Albanit dhe Rones, Besa dhe xuxi jane kot.Alma Bektashi,Sidrit Bejleri nuk kane te krahasuar per nivelin ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *