A mund ta fusë vendin në luftë civile Lulzim Basha?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Ilir Yzeiri

Personalisht mendoj që nuk mundet, sepse nuk ka as fuqi, as karizëm, as mbështetje në popull, pra nuk ka asgjë që të mund të bindë një pjesë të popullit që të ngrihet kundër pjesës tjetër. Po çfarë zotëron ai deri tani ? E kam thënë dhe e përsëris që Lulëzim Basha vetëm reciton një tekst të shkruar më parë nga Sali Berisha. Vetëm kaq.

Kush e mbështet Lulëzim Bashën ? Në pjesën më të madhe e ndjekin fanatikët e ndershëm të PD-së, ata që janë betuar se do të vdesin me emrin e PD-së në zemër. E ndjekin një grup i madh që e urrejnë për vdekje Edi Ramën dhe e ndjekin gjithashtu një grup tjetër që duan të bëjnë karrierë në PD duke u promovuar si deputetë apo si analistë që gjejnë flori të pastër në ligjërimin e Lulit, i cili ligjërim, për hir të së vërtetës, sa i takon sistemit referencial filozofik shkon nga telenovelat turke me Ezelin deri te urtësia popullore që e barabit fatin e Edi Ramës me atë të plakave si shenjë e motit të keq që zgjat tri ditë në prill. Megjithatë secili është në të drejtën e vet që të bëjë politikë bashkë me Lulin dhe ta ndihmojë Lulin që teksti i tij të paraqitet në publik me sa më shumë variacion stilistik dhe me sa më shumë forcë bindëse.

Lulin nuk e mbështesin institucionet ndërkombëtare dhe aleatët perëndimorë të Shqipërisë. Të gjithë ata që i thonë Lulit se bota perëndimore është manipuluar nga krimineli Edi Rama, janë në të drejtën e tyre që t’i tregojnë Lulit besnikëri, dashuri dhe mbështetje derisa ai ta kthejë çadrën e lirisë nga një auditor me formën e kurseve ideologjike të Partisë në një shtab të organizmit të rezistencës së armatosur përballë klikës së Edi Ramës.

Lulëzim Basha i ka dhënë të drejtën vetes që të paraqitet si zëdhënës i popullit shqiptar që po shtypet nga klika e rekordeve kriminale të Edi Ramës. Ai është emëruar vetë si kriteri i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në këtë vend dhe e ka shpallur veten kampion të njeriut që do ta shpëtojë këtë vend nga klika kriminale e Edi Ramës. Tani ky vetemërim në krye të zemërimit popullor që Lulëzim Basha i ka bërë vetes së tij, meriton pak analizë. E para, Lulëzim Basha është kryetar i një force politike dhe përfaqëson një koalicion opozitar, pra, në rastin më të mirë përfaqëson gjysmën e popullit. Gjysmën tjetër jo. Gjysma tjetër përfaqësohet nga ai person që sot është kryeministër i vendit dhe deri në vitin 2013 ishte në krye të një kolaicioni që ka në Kuvend sot e gjithë ditën të paktën 84 deputetë.

Tjetër, nëse Edi Rama mund t’i vjedhë zgjedhjet me paratë e drogës ky është një perceptim politik i Lulit dhe i mbështetësve të tij. Por pjesa tjetër e popullit ka të drejtë të ketë një gjykim tjetër të ngritur gjithashtu mbi një perceptim tjetër. Edhe ti Lulëzim Basha je akuzuar nga opozita e atëhershme se ke vjedhur 220 milione euro nga Rruga e Kombit. Edhe ti mund t’i përdorësh këto para për të blerë zgjedhjet. Sipas perceptimit që ke ti për Edi Ramën i bie që edhe socialistët të kenë po të njëjtin perceptim për ty. Ndaj kauza jote nuk mund të jetë motiv i zemërmit mbarëpopullor, por është motiv politik për të ndezur mbështetësit e tu.

Lulëzim Basha ka shpallur se ditën që në Kavajë do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale ai do të organizoje një protestë të fuqishme në këtë qytet dhe do të mbledhe aty gjithë demokratët e Shqipërisë për ta shkatërruar procesin zgjedhor dhe për t’i bërë një atentat demokracisë duke përdhosur ditën e shenjtë kur populli thirret për të vendosur. Pra, nëse ka një ditë të vetme që pushtetin e ka realisht populli kjo është dita e votimeve dhe në atë ditë ndalohet propoganda, ndalohen manifestimet dhe të gjitha llojet e veprimtarive që do ta shkatërronin pushtetin e popullit. Qeveria e ka me ligj të drejtën që të garantojë ditën e zgjedhjeve dhe të drejtën e asaj pjese të popllsisë së Shqipërisë që është thirrur të ushtrojë pushtetin e saj. Nëse Lulëzim Basha dhe ata që e nxisin atë drejt greminës politike nuk ndalojnë, atëhere realisht vendi më 7 maj futet në luftë civile. Pra nëse Lulëzim Basha e pushton Kavajën me ndjekësit e tij ditën që aty zhvillohen zgjedhjet, ai realisht ka nisur luftën civile dhe përplasjen popullore.

Lulëzim Basha po bën provën gjenerale në Kavajë dhe mesa duket është përgatitur që më 18 qershor ta shtrijë aksionin e tij politik për shkatërrimin e sistemit demokratik në Shqipëri më 18 qershor në të gjithë vendin. Nëse në Kavajë ai do të arrijë të dhunonjë qytetin me manifestimin antiligjor, atëhere më 18 qershor ai do të dhunojë të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe do të hedhë në erë sistemin demokratik.

Po qeveria si do të sillet ? Pjesa më e madhe e popullit nuk dëshiron luftë sociale dhe përplasje civile. Qeveria dhe organet që ruajnë rendin paguhen që të garantojnë jetën e shqiptarëve. Edhe në këtë rast të gjithë ata që thyejnë rendin shoqëror duhet të përgjigjen penalisht. Edhe Edi Rama u thirr në prokurori për nxitjen dhe organizimin e 21 janarit.

Lulëzim Basha është i vendosur që ta çojë vendin në përplasje shoqërore dhe në tekstin që ai reciton tash dy muaj në çadër, ai paraqitet me profilin e udhëheqësit anarkist e antisistem. Mbetet për t’u parë sesa të përgatitur janë të gjithë ata që janë frymëzuar prej tekstit të Bashës që të shkatërrojnë zgjedhjet në Kavajë dhe të paralajmërojnë shqiptarët se më 18 qershor Lulëzim Basha nis përplasjen e madhe shoqërore. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

23 komente në “A mund ta fusë vendin në luftë civile Lulzim Basha?”

  1. republika ambasadoriale e hashashqiperise says:

    O ILIR O QAFIR
    …….
    lulzim basha eshte nje manekin eshte nje kellef nje perdorimsh i lobeve ekstremisht antishqiptare
    ne washington dhe bruksel.
    .
    fakti qe ai duhej te ishte ne burg dhe ti je pjerdhur nga trute dhe thua a do tafuse basha vendin ne lufte civile ?
    .
    ti nuk duhet ta mendosh kete pyetje..jo me ta deklarosh publikisht…PSE ?

    sepse Basha eshte nje kuisling i pushtetit ambasadorial ne shqiperi dhe kete e ke thene ti…..por ke harruar

    per kujtese kape pak kete tendin poshte:
    ++++++
    Ambasadori i vogël i një vendi të madh
    Ambasadori Arvizu ishte i ftuar në një emision televiziv dhe paraqiti edhe njëherë performancën e tij si një ambasador i vogël, (jo për nga shtati, por për nga statura), i një vendi të madh.

    Zhgënjimi kur e dëgjon dhe e sheh këtë ambasador nuk është vetëm mënyra se si ai flet, por është mënyra se si na trajton ne shqiptarëve. Zoti ambasador ka zgjedhur të heshtë dhe të mos fajësojë qeverinë shqiptare pse ajo sillet si një qeveri autokratike, që është e pleksur me krimin e organizuar, që ka mbytur tregun dhe që e kontrollon atë me klientët e vet, që ka mbytur median dhe që e ka kthyer Televizionin Publik Shqiptar në një qendër zëri të shëmtuar të reparteve ushtarake të kohës së komunizmit.

    Por, ajo që është më flagrantja, ky ambasador ka zgjedhur të mbrojë dhe të justifikojë një kryeministër që ka në biografinë e tij njëherë mbi 3000 të vrarë në krizën e vitit 1997 dhe 30 të vrarë të tjerë në ngjarjet e Gërdecit dhe 21 janarit.

    Ambasadori i vogël i vendit të madh përmendi me cinizëm se edhe në Amerikë Garda ka vrarë në vitet ’70. Po është e vërtetë dhe shqiptarët e dinë se në Amerikë është vrarë edhe presidenti Kenedi, edhe Martin Luter Kingu, por askush në Amerikë nuk ka qenë në krah të vrasësve dhe askush në Amerikë nuk ka menduar qoftë edhe një ditë të vetme që të përkrahë vrasësit dhe të dënojë viktimat siç bëni ju, zoti Ambasador. Nga ana tjetër, nuk është e gjetur përpjekja që bëni ju për t’u treguar se jeni një njeri i dashur me popullin. Këtyre në shqip ne u themi “kinezërira”.

    Ju e njihni mirë psikologjinë e kinezëve të Maos dhe heroin Lej Fen. Ju mund të lexoni edhe romanin “Koncert në fund të dimrit” të shkrimtarit tonë të madh Kadare. Atje vizatohet bukur ajo që ne i themi “kinezëri”. Në fakt, historia që treguat mbrëmë me atë që ju bëtë kur shkuat të darkoni me zotin Kantrimen te “Tajvani”, pra historia që treguat ju me atë gruan me fëmijën që ju e takuat dhe përkëdhelët edhe fëmijën, të më ndjeni, po nuk ishte e gjetur. Ky lloj populizmi në Shqipëri nuk ngjit, përkundrazi bën efekt të kundërt.

    Ne shqiptarët e kuptojmë shumë mirë vështirësinë që ka sot diplomacia amerikane për të ndikuar në botë. Pas dështimit në Irak e Afganistan, pas krizës së tmerrshme ekonomike, Amerika nuk e ka më atë fuqi që kishte dikur.

    Natyrisht, ne e dimë shumë mirë se Amerika nuk mund të vihej në krye të revolucioneve arabe, se ajo u tregua e matur qoftë me Mubarakun, qoftë me Ben Alinë, se për të ndërhyrë në Libi, u desh që iniciativën ta marrë Franca.

    Pra, të gjitha këto ne i mirëkuptojmë dhe jemi të vetëdijshëm se Amerika nuk mund të na shpëtojë nga autokracizmi dhe nga mafia që na qeveris. Ne e kuptojmë shumë mirë se për ju është i shenjtë stabilizimi, se demokracia do kohë të mësohet, ndaj edhe ju me cinizëm na kujtoni shembujt me vrasje të viteve ’70 që kanë ndodhur në Amerikë.

    Të gjitha këto ne i mirëkuptojmë, ashti siç edhe ju duhet ta dini se ndjenjat tona proamerikane nuk kanë të bëjnë me asnjë ambasador të përkohshëm që vjen në Tiranë.
    Vetëm se ju duhet ta dini i dashur ambasador se me sjelljet tuaja dhe me mbështetjen që i bëni qeverisë në emër të stabilitetit, po i dëmtoni ndjenjat proamerikane të shqiptarëve.

    Në atë intervistë ju do të duhet të përgjigjeshit edhe për një letër të hapur që ju ka dërguar një shqiptaro-amerikan i njohur me emrin Geri Kokalari, por ju zgjodhët të flisni me një gjuhë konspirative duke thënë shpesh e më shpesh se më kanë ardhur disa njerëz e më kanë thënë kështu, më kanë ardhur ca të tjerë e më kanë thënë ashtu.

    Cilët janë këta njerëz që vijnë e ju raportojnë zoti Ambasador? Uroj të mos jenë “të pakënaqurit nga opozita”.

    Do të ishte mirë që ju të mos i dekonspironit këta dashnorë të stabilitetit. Nuk kam ndërmend të analizoj me detaje intervistën dhe sjelljet tuaja, zoti Ambasador. Ajo që më shqetëson është perceptimi dhe imazhi që ju po krijoni me shpejtësi në këtë vend. Dhe një pyetje të fundit, a e kini parë portretin e Anës, vajzës së Ziverit që u vra më 21 janar?

    Në një shkrim timin atë e kam quajtur “Perëndesha e dhimbjes sonë”. Ajo dhimbje që ndjeva atëherë për atë vajzë me buzë të mbledhura dhe me dy pika lot në sy, nuk më është fshitur ende.

    Por kur të pashë e të dëgjova në atë emision televiziv m’u shtua indiferenca ndaj jush dhe ndjeva dhimbje pse Amerika e madhe zgjodhi një ambasador të vogël në vendin tim gjithashtu të vogël.
    .
    PRA O ILIR O QAFIR

    pra pyetja me e drejte do ishte

    A MUND TE NA FUSIN NE LUFTE CIVILE “MIQTE TANE TE VEGJEL” SI NE 1997 BASHKE ME LOBIN SERB & GREK ?/

  2. naivi says:

    Me sa duket Lulushi ka deshire te shoh dyert e qelise !
    Se ka provuar ndaj eshte kureshtar, po nje pyetje kisha une :
    A ja mban vertet suma nje prove te tille ?!
    Nese po , i ndjefte lezetin pra !

    Nje gje eshte e sigurt,ne burg do kete trazira ,çdo i burgosur do te kerkoj ta kete ne birucen e vet …….

  3. Albani says:

    C’fare lufte civile more palle.
    Shqiperia ka qeveri,shtet,ligje,kushtetute.
    Cilit do nga horrat e lulit dhe ndonje mjerani qe qe shpreson ndonje therrime nga bota e krimit te Lul Bashes,shteti duhet ti pergjigjet sipas ligjit.
    Mendoj qe Luli ne aventuren e tij nuk do te kete me shume se 2000 vete maksimiumi nga pas
    Ne qofte se 2000 vete duhet ti imponohen 2 milioneve,atehere ta provojne..
    A se harrova
    Mundet qe tu shkojne nga pas pisave te PD-se dhe ndonje batakci dhe bajge PDIU-ste dhe LSI-ste.,bajga te tilla vetem ne radhe te tyre mund te gjesh,keto bajga rriten dhe shendoshen ne Emer te Atdheut dhe kombit,per aq kohe sa do te kete fukarenj,por dhe idiote jo fukarenj qe do ti besojne.

  4. Albani says:

    Kushdo politikan qe eshte lindur,rritur dhe formuar ne oborrin mbreteror te Sali Berishes,nuk eshte gje tjeter vec se nje bajge ashtu si dhe Sala.
    Por te gjithe ama,pa perjashtim.

    1. Ferak says:

      Kjo thenie duhet futur ne librin e fjaleve te mencura te popullit tone.

  5. TOMORI says:

    Organet ligjezbatuse duhet ti hedhin ekurat keti sharlatani qe kerkon ne menyr antiligjore dhe kushtetuse,jo vetm duke ber propagande partiake, diten e zgjedhjes, por do qe te konfrontoi qytetareret deri edhe ne peplasje fizike, duke mouar te drejten e votes dhe duke ber veprime bandidizmi.

  6. Vali says:

    ILIR.!
    POPULL I THJESHTË JEMI ,DHE S’I KUPTOJMË MIRË KËTO.!
    TI MIRË BËN QË NA I SHKOQIT GJËRAT.!
    BUDALLENJ, QË TË RREZIKOJMË JETËN DHE TË ARDHMEN E FËMIJËVE TANË NUK DO TREGOHEMI.!
    SHTETI TI TREGOJË VENDIN ME LIGJ!!
    DO VOTOJMË ,QË TË GJITHË !!
    KAVAJA ËSHTË SHUMË MË MIRË KËTO VITE.
    JEMI TË QETÊ,DHE DO VOTOJMË SI NA DO ZEMRA.

  7. elvira says:

    Leter e Hapur!
    Pjeses opozitare te Shqiperise.
    Perfaqesuesit te saj Lulzim Basha.
    Me te drejte cadra eshte kthyer ne simbolin e shpreses se atyre shqiptareve qe para gjithckaje duan me ne fund nje Republike te Re.
    Durimit te shqiptareve me te abuzuarit te politikaneve me pushtetin i ka ardhe fundi.Kjo situate nuk eshte as me shume e as me pak gjendja jone.Zhgenjimi i madh ,devijimet, mashtrimet,
    kane bere masen e gjere e jo me pak intelektualet e ndershem dyshues.
    Ajo qe ndan te bardhen nga e zeza eshte qeveria teknike jo me perfaqesues partish,por me teknicente ,intelejktual me integritet e te paanshem,per te zhbere kodin zgjedhor te deritashem, ligjet e vetingut dhe administrimin e zgjedhjeve.
    Jashte qeverise teknike nuk ka me zgjedhje ne Shqiperi.
    Por kjo qeveri teknike e perkohshme dhe te gjitha qeverite tash e tutje duhet te firmosin nje kontrate me popullin.Pa kete kontrate nuk do qeveriset me!
    Ka ardhur koha qe subjektet politike te mbajne pergjegjesi juridike si persona juridik.
    Pa nje kontrate publike nuk ka me administrim te pushtetit ekzekutiv ne Shqiperi!
    Basha duhet pergezuar se dha ze por edhe per kurajen se diti te qendroje besnik asaj cka proklamoi deri tani.
    Me qadren ai nuk i perket me partise se vjeter e te rrenuar demokratike,por shpreses se shqiptareve qe me ne fund vendi do i mbyll pergjithnje porten pushtetit te ofiqeve,te shperdorimeve,te kolapsit ekonomik financiar e zbatimit te nje drejtesie jo mjet goditje te njeanshme,por si nje revolucion i vertete te pushtetit te drejtesise.
    Basha duhet te dale me nje projekt gjithperfshires te nje shteti e politike te re,te pakapur ,konkuruese ,zhvilluese,integruese qe ne themel ve interesin me te larte te vendit te tij dhe bashkpunimit reciprok ,jo skllaverues te vendeve te tjera.
    Duhet te perkrahim kete embrion qe te mos degradoje, te rritet e shendetshme,gjithnje nen mbikqyrjen e repte te opinionit publik pale ne kete kontrate per nje Republike te Re!
    Urime dhe ecje te shendetshme te gjithe atyre qe po kontribuojne
    per keto themele.
    Mirenjohje e perkrahje pa rezerva Zotit Basha!
    Kujdes shikimin qe te mos ta turbullojne e vjetra!

    1. Albani says:

      Duhet te jesh tru laraske qe te mendosh qe do te vije Luli me Salen dhe do te na bejne shtet,ata qe nuk lane gje pa shitur per xhepin e tyre ,akoma dhe detin.
      Duhet te jesh tru laraske dhe qorre qe te mos ta shikosh ndryshimin per mire.
      Duhet te jeshe pjelle e Sales si Luli qe te shikosh qe gjerat jane perkeqesuar,po jane perkeqesuar per ju pjellat e grabitjes dhe krimit,sepse juve ju eshte prere rracioni I vjedhjes dhe grabitjes ,e nuk po beni dot me pasuri.
      Ju ka hyre lepuri ne bark,sepse kurre nuk do te vini me ne pushtet,ju pjella te ndyra qe dhe nenen dhe babane e shitni per para,dhe atdheun po qe po.
      Ju ka hyre lepuri ne bark,se ato qe keni ngrene po vjen dita qe ti villni.
      Nuk ka arsye per qeveri teknike,dhe meqenese mendoni qe ju jeni te ndershmit dhe e ardhmja na mbushni mendjen dhe tju japim voten,por nuk e beni sepse ju ka dale boja juve dashnoreve te krimit dhe korrupsionit.
      Cdo gje eshte me mire dhe do te behet me mire.
      EDI RAMA PO NA JEP SHPRESE QE MUND TE BEJME SHTET
      JEMI ME AFER SE KURRE
      POPULLI,ATA LARG-PAMESIT QE NUK GENJEHEN ME 2 KG,MIELL DHE SHEQER,E DINE MIRE QE ARDHJA E PD-sE NE PUSHTET ESHTE VETVRASJE KOMBETARE.

    2. albaniafirst says:

      Po moj Elvira po. Ja ke fut si kau peles. Se kush te dha ty te drejten te falenderosh Lulken ne emrin e popullit shqiptar, ate vetem zotrote e di. Luli perfaqeson korrupsionin dhe krimin. Te tere ata qe I rrine rrotull jane pershkruar shume mire ne artikullin qe po komentojme. Ne se do te perdor nje shprehje labce, do te thonja:
      Luli me te vetet, te ha mune.

  8. zambi says:

    nqs lulushi eshte nje marionete qe reciton nje tekst te gatshem si mund te mendosh qe i mund ta fuse kete vend ne lufte civile

  9. Ylli says:

    Qeveria duhet te tregoje ate qe na ka trumbetuar deri tani se do te beje shtet . Dhe ne Kavaje do te tregoje se forcen e shtetit, une jam i prirur ta besoj

  10. Nina says:

    ELVIRA!Çadra,vjen erë të qelbur.!
    Basha është akuzuar për vjedhje,gënjeshtra,dembelizëm,veprime dhe mos veprime në përputhje dhe jo me ligjin,(si person dhe në grup)!Dhe më e keqja, nuk lejoi të gjykohej për shpëtdorimet në rrugën e Kombit dhe vrasjet në bulevard,!
    KËTË NJERI TË BESOJ UNË KUR FLET PËR
    REPUBLIKËN E RE !!???😜😜 MA VA…..

  11. Nuriu says:

    Kavaja do votojë,sepse në 2 vjet ,është bërë më shumë se në 8 vjetët e PD-së
    Edhe fëmijët e thonë këtë!

  12. american2016al says:

    Populli eshte i zgjuar nuk degjon me politikane qe kane marr marre fund dhe nuk kane me besimin e tij.
    Basha po i pregatit funeralin PD , ajo eshte kthyer ne ne parti regreviste dhe e demshme per shoqerine shqipetare.

  13. labi says:

    qeni qe leh te ha mutin.

  14. Devolliu says:

    Po të kishte Prokuror të Përgjithshëm Shqipëria, Lul- ushi do të ishte arrestuar me kohë për të gjitha kërcënimet e thirrjet antikushtetuese që ka broçkullitur.

  15. Arber Iliri says:

    Nese Basha tenton shkaterrimin e zgjedhjeve ne Kavaje, duhet arrestuar menjehere dhe duhet cuar para gjyqit me akuzat perkatese.Nuk ka tjeter zgjidhje nese e doni kete vend te risni femijet pa u zvarritur si qytetare primitive te Europes.

  16. ..boll me propaganda {makbethiane} tmerri,..fli i qete.

  17. Artur says:

    Kete rradh ta provoj nese ja mban, se bota dhe njerzit e kane marr vesh kush r beri 97, dhe pse e beri, vetem per pushtet me dhune, saliu nuk ka lidhje as ide si duhet ber shtet, saliu ka ide komuniste diktatoriale dhe korruptive, dhe vdes per pasurimin e femijve te tij, keto jane njerez te semur dhe duhen larguar nga jeta publike, duhet nje ore e me pare te lejn shqiperine te ec perpara, mjaft me dhune e ligje kanunore, shqiperia nuk mund te rri perseri peng i njerze te tille me plane personale familjare

  18. gazeta e sharjeve says:

    Po boll o moj “gazeta me e lexuar shqiptare” vazhdon te hedhesh helm e sharje banale ndaj Berishes e Bashes. Ne Pushtet do te keni edhe per kater vjet te tjera tani, “demokratin e shquar socialist” Edi Ramen me te gjithe tepsine e timonin ne duarte e tij, njelloj si Enveri dikur. Ta gezoni ju me gjithe femijte tuaj e sorollopin tuaj, se e filloi EDRAMA qe t’ju bjere kokes edhe ju si Enveri dikur, qe te mos beni ze e t’ja keni friken vec atij.

  19. Lili says:

    Luli kur jo,po qeveria po…

Lini një Përgjigje te Nuriu Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *