B. Munich, përfundon sezoni për Neuer

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Manuel Neuer mbyll sezonin. Si të mos mjaftonte eliminimi nga Champions League, për bavarezët vjen një tjetër lajm i keq në këtë finish të edicionit.

Në minutën e 110 të takimit, në pjesën e dytë të kohës shtesë, në aksionin që solli golin e 3 për madrilenët, Neuer ka pësuar një frakturë në këmbën e majtë.

Pavarësisht se portieri i gjigandëve bavarez dhe i kombëtares gjermane vijoi lojën deri në fund, dëmtimi është bërë zyrtar nga faqja e klubit në internet.

Në të bëhet e ditur se Neuer do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme dhe më pas do të vendoset për trajtimin mjekësor si dhe kohën e rikuperimit.

Me eliminimin nga Champions League, tashmë vëmendja e Bayernit kthehet në kampionat, ku janë edhe 5 javë për t’u luajtur, teksa mungesa e portierit duket e sigurtë për këtë mbylje të edicionit.

Bayerni kryeson kampinatin me 8 pikë avantazh, por mungesa e Neuerit mund të ndjehet në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë, ku shorti e ka vendosur përballë rivalit  të egër Borussia Dortmund.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *