Barcelona i jep lamtumirën "Champions League", Juventusi kalon në gjysmëfinale

19 Prill 2017, 22:43Sport TEMA

Nuk ka surpriza në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në “Camp Nou” mes Barcelonës dhe Juventusit.

Janë bardhezinjtë skuadra që kualifikohet për në fazën gjysmëfinale të kompeticionit të “Uefa Champions League” duke eliminuar ekipin katalanas.

Sfida e zhvilluar në Barcelonë u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0, me “Zonjën e Vjetër” që kalon në raundin tjetër pas fitores spektakolare të marrë në ndeshjen e parë me rezultatin 3-0.

90-minutat e luajtura në “Camp Nou” dhuruan mjaft emocione dhe spektakël me Barcelonë që ishte më këmbëngulëse për të gjetur golin, por e kishte të pamundur që të depërtonte në mbrojtjen e Juventusit e cila i ndali mjaft mirë të gjitha aksionet e blaugranëve.

Një kualifikim i merituar ky për skuadrën e drejtuar nga, Massimiliano Algeri, të cilët arritën që të zhvillon dy ndeshjet mjaft të mirë përballë një kundërshtari tepër të fortë sic është Barcelona.

Për në gjysmëfinale është kualifikuar dhe skuadra tjetër Monaco që eleminoi në këtë fazë skuadrën gjermane të Borussia Dortmundit.

Francezët fituan në sfidën e sotme me rezultatin 3-1, ndërsa kishin triumfuar dhe në sfidën e parë me rezultatin 3-2.

Ndërkohë, shorti për ndeshjet e fazës gjysmëfinaleve do të hidhet ditën e premte, ku përveç Juventusit dhe Monacos në gjysmëfianle janë kualfikuar dhe Real Madrid me Atletico Madrid./Përgatiti Fatjon Baze/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje