Basha kërkon largimin e Ramës, dhe socialistët e zëvendësojnë me Taulant Ballën. Ku qendron ndryshimi këtu?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mentor Kikia

Partia Demokratike dhe Lulzim Basha janë në një moment të vështirë politik. Protesta nuk prodhoi zgjidhjen që ata prisnin dhe qëndrimet e fundit të ndërkombëtarëve e kanë zbehur shumë shpresën se qëndrimi i opozitës do të marrë një mbështeje në Perëndim. Analistët politikë që janë jashtë çadrës së protestës thonë se Basha është drejt një fataliteti politik, ndërsa ata që janë afër opozitës, mendojnë se çfarë zgjidhje duhet të gjejë Basha, që të dalë i justifikuar nga çadra.

Në fakt unë mendoj se nuk duhet të gjendet një zgjidhje që ti shpëtojë fytyrën Bashës dhe opozitës në tërësi, por një zgjidhje që të shpëtojë Shqipërinë. Në këtë këndvështrim, do të ishte mirë që në tryezën e bisedimeve që pritet të ndërtohet edhe me ndërmjetësimin e politikanin gjerman David McAllister, Basha të hedhë kërkesa të arsyeshme për perëndimorët, të dobishme për klasën politike, të realizueshme nga ana e qeverisë dhe plotësisht të arsyeshme edhe për të justifikuar bojkotin e zgjedhjeve. Basha në fakt ka çimentuar një kerkësë, siç është largimi i kryeministerit Rama dhe krijimi i një qeverie teknike. Por për shefin e diplomacisë gjermane është e paperceptueshme, që dy muaj para zgjedhjeve të krijohet një qeveri teknike. Aq më keq të bojktohet edhe parlamenti.

Nëse Basha shkon në tryezë me kërkesën fikse të qeverisë teknike, nuk është çudi që ndërmjetësi gjerman të ikë duke përsëritur atë që tha ambasadorja gjermane disa ditë më parë që “çdo parti e zgjedh vetë të shkojë apo të mos shkojë në zgjedhje”.

Basha kërkon një qeveri pa Ramën, dhe socialistët caktojnë kryeministër Taulant Ballën. Cili do të ishte ndryshimi? Nëse Basha kërkon qeveri teknike sepse socialistët kanë paratë e drogës dhe me to do të blejne zgjedhjet, a nuk mund ti përdorin ato para ata, edhe duke mos qenë Rama kryeministër? Kush dhe çfarë do ti pengonte?

Basha nuk duhet të kërkojë largimin e Ramës për të dalë si hero nga çadra, por të hartojë një paketë kërkesash që ti shërbejnë Shqipërisë dhe demokracisë dhe jo ti shpëtojnë atij imazhin brenda partisë.

Por çfarë mund të kërkojë Basha? Mund të rendisim disa pika, që në fakt janë shndërruar edhe në gangrenë e sistemit zgjedhor dhe demokracisë në tërësi:

1- Kontrolli mbi financimet e partive dhe kandidatëve. Transparencë totale dhe bërje publike të donacioneve.

2- Vendosja e kufizimeve për shpenzimet elektorale.

3- Kriminalizimin e blerjes së votës dhe vendosjen e sanksioneve të forta ndaj atij që e shet dhe atij që e blen votën.

4- Parashikimin në Kod të sanksionit të heqjes së mandatit për ata deputetë, ndaj të cilëve sigurohen prova bindëse se kanë ofruar para apo favore të tjera në këmbim të votës.

5- Ndryshimi i Kodit dhe aplikimi i listave të hapura për deputetë, për t’u hequr monopolin kryetarëve e për të shkatërruar “bursën” e listës së kandidatëve.

6- Depolitizim të komisioneve të numërimit të votave.

7- Mundësimi i të drejtës së votës për emigrantët, në vendet ku ata punojnë e jetojnë.

Unë mendoj se nuk do të ketë negociator që të mos jetë dakord që fushatat elektorale të mos financohen nga sipërmarrës të korruptuar, apo të inkriminuar, që zotërojnë koncesionet e ekonomisë kombëtare, dhe që dorëzojnë para me thasë në selitë e partive, për ti rimarrë disafish më pas, në formë tenderash e koncesionesh të reja. Unë nuk mendoj që negociatorët do të jenë dakord që në vendin më të varfër të Europës, fushata elektorale të ketë kosto më të lartë se në SHBA, pasi partitë shpenzojnë miliona Euro për tubime luksoze, sheshe të shtruara me tapete, banera e flamuj që mbushin shtyllat e pemët në çdo rrugë të vendit. Unë mendoj se asnjë negociator nuk do të jetë kundër ndëshkimit të shitblerjes së votës. Sepse askush në Perëndim nuk mund ta pranojë që vota të bëhet mall dhe të shitet në pazar, duke deformuar dhe varrosur demokracinë në mënyrën më të shëmtuar.

Nëse Basha në tryezën e negociatorëve vendos këto kushte për të hyrë në zgjedhje, do ti duhet ta bëjë më të madhe çadrën pasi do të ketë shumë më shumë njerëz që mendojnë se këto janë kushte që garantojnë zgjedhje të drejta, shumë më tepër sesa thjeshtë ndërrimi i një kryeministri. Nëse Basha kërkon shtryrjen e zgjedhjeve deri në plotësimin e këtyre kushteve, ky do të jetë shërbimi më i madh që mund ti bëjë Shqipërisë. Dhe askush nuk do ta akuzonte dot se po shkatërron demokracinë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

11 komente në “Basha kërkon largimin e Ramës, dhe socialistët e zëvendësojnë me Taulant Ballën. Ku qendron ndryshimi këtu?”

  1. Ata votuan mosndeshkimin e tyne says:

    Une jam dakort qe Taulant Palla te jete ne krye te PS. Ai eshte perfaqsuesi ideal i Femijve te Enverit. Personalisht do doja BRACEN e zerit te popullit ose Rucin e Partise.Per me teper, Taulanti eshte nga Librazhdi qe eshte shume afer Gramshit.

    1. Arti says:

      Po, shume mire e ke ti komentuesi me lart, me mir sektetarin e devotshem te partise se ppsh,,,Sali ram shpellar brrisha ,,,,.qe ma Solli demokracine e rrumpallrs..qe akoma nuk po e marim veten NGA qeverisja qe ma serviti ky serbo…..

    2. Kujtimi says:

      Basha eshte nje palaco qe nuk ka shok. Basha ka vrar ka vjedhur dhe kerkon karigen e kryeministrit. Populli nuk ja jep kure voten. Adoleshent

    3. Kujtimi says:

      Basha eshte nje palaco qe nuk ka shok. Basha ka vrar ka vjedhur dhe kerkon karigen e kryeministrit. Populli nuk ja jep kure voten. Adoleshent………,,,,,,,ik o colomi

    4. Nn says:

      Ndersa une them te vene Saliun, meqe Basha nuk e p…dh me

    5. Cane says:

      Qasht mendoj dhe une bree.Meqe Taulanti eshte nga Librazhdi i Faros e meriton.

  2. Fieri says:

    Une jam dakort qe Luli te marre me vete ne takimet me Ramen edhe Saliun si perfaqsues ideal i pleqeve te enverit ,por edhe si sekretar i organizates e Partise per Spitalin e Universitetin Mjeksor. Te marri edhe Fari Balliun si gazetar i “Zerit te Popullit”, e ne munges te tij te marre Frrok Cupin edhe si dhender i sekretarit te pare te rrethit ( per kete kerkoi ndjes ne se jam i gabuar dhe informacioni eshte i dhene gabim)

  3. kleptofagos says:

    @Kikia
    Mire i ke thene, por kujt ja thua?

  4. Donela says:

    Rama Kryeminister,e ka vendosur populli,Basha le te plase ne cader.

  5. dalipi says:

    EDHE me respektin qe kam per mendimin tend zoti KIKIA , prap po te them qe jeni njerez qe perkedhelni kriminelet hajdutet dhe antishqiptaret qe kan 25 vjet qe e terheqin cvarr kte vend , se jan nje tuf injorant ose mostra si ata vet , qe i japin voten dhe naj kan ber sebep ne te tjerve , zoti kikia , KI KURAJON TI DHE TE TJERET NESE KENI NDER DHE E DONI VERTET KTE VEND DHE THOJAN NE SY KTI PLERE DHE MASHTRUSI LULZIM BASHES QE TI ZOTRI KE VJEDHUR 250 MILION EURO NGA TAKSAT TONA DHE I SHPETOVE DREJTESIS SE AJO ISHTE E KAPUR NGA PARTIA JOTE E ATISHQIPTARVE PDja , ti dobiç i thoni ne sy shite detin kur ishe minister i jashtem , bere tradhti komtare , ti dobiç i thoni ne sy vrave kater njerez ne bulevard dhe kriminelet i ruaje ti me kryeministrin ne kryeminstri tamam si bandit , e kupton qe je nje felliqsir i thoni dhe nuk ke te drejt te diskutosh per vjedhje dhe per moral se je shembelltyra me e shemtuar e nje shkelsi ligji , qe nese do egzistonte dretesia dhe ne kte vend nuk do ta benn drejtesin kriminelet e gangsteret , si kto 25 vjet anarshi , ti do ishe i denuam me vdekje mos me 101 vjet burg i thoni lulzimes , kte i thoni ne sy te ter Lulzim Bashes zoti KIKIA dhe mos naj perkedhelni dhe naj lini ne qaf ne si popull kta mostra.

  6. albani says:

    Z. Kikia, faleminderit per shkrimin. Po, te gjitha keto pika qe propozoni ju qenderojne, dhe fort madej, por pikerisht, keto nuk do kushte nuk do Luli, se keto jane te zbatueshme, ai kerkon ato qe jane te pa mundura per t’u realizuar nga shumica.
    Pastaj, lidhur me financat, si mkendoni ju se Luli do te jete i gatshem te deklaroje burimet e financimeve dhe sasine e financimeve? Po edhe ai parate per cadren i ka ose nga droga, ose nga ato parate e vjedhura ne Rrugen e Kombit, ose nga financimet ruso-serbo-greke! Perse si mendoni ju se ky problem i Lulit eshte thjeshte “Zgjedhje te ndershme”? Jo, eshte kundershtimi qe Shqiperia te filloje negociatat me BE, qe me kete t’i jepet mundesi qe ne Shqiperi te futete inflenca ruse. Dhe cdo gje behet per kete, dhe jo per gje tjeter. Perfundimin nxirreni vete! Por edhe nderkombetaret e dine nje gje te tille, dhe prandaj nuk i japin asnje perkrahje, sado te vogel! Si do te shkojne punet? As keto pika nuk i prano0n Z. Basha, se me keto ai del i humbur para atyre qe e kane futur ne Cader dhe e kane sponsorizuar per kete! Ata jane te gatshem ta flijojne (ta bejne kurban, sic beri Luli kurban dy qingjat para Bashkise). Qellimi perfundimtar i tyre, dhe i Sali Berishes, eshte destabilizimi i vendit, kthimi tek 1997! Kaq!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *