“Çadra e bojkoti s’i prishin dot zgjedhjet. Lidershipi i PD do likujdohet ose nga reforma në drejtësi, ose nga mospjesmarrja më 18 qershor”

19 Prill 2017, 12:10Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Asnjë rrugë nuk të çon dot në prishjen e zgjedhjeve:

as bojkotimi i procesit zgjedhor nga Partia Demokratike;

as destabilizimi i rendit shoqëror në Shqipëri nga krerët e çadrës.

Shqipëria nuk mund ta ndryshojë rrugën e saj antiruse në Ballkanin Perëndimor.

Pardje foli zv. kancelari gjerman Gabriel. Në, prima facie, ai tha se ishte kundër qëndrimit të opozitës.

Kurse Çadra hesht. Por politika e lartë perëndimore e deklaroi që “gjithçka dhe çdo akt i opozitës është frikë kundrejt Reformës në Drejtësi”.

Në fakt kjo është e vërteta, e cila ka krijuar opinionin e politikës perëndimore.Të njëjtën gjë do të thotë edhe politika e lartë amerikane këto ditë, patjetër.

Po opozita çdo të bëjë?

Në fakt opozita gjeti rrugën e gabuar të vetëlikuidimit të saj, dhe, pikerisht për këtë duhet te reformohet domosdoshmërisht

Tani nuk ka më asnjë shpresë mebkëtë rrugë, por jane shtresat e saj shoqërore që nuk duhet ta vuajnë mungesën e përfaqësimit.

Politika amerikanë dhe europiano-perëndimore është e vendosur kundër korrupsionit.

Lidërshipi i ngushtë i Partisë Demokratike nuk ka më të ardhme politike në Shqipëri. Por jo Partia Demokratike.

Atëherë, cila është Rruga?

Duhet të japin menjëherë dorëheqjen Basha dhe Berisha e sekretarët; dhe të zgjidhet menjëherë lidershipi i ri i papërlyer nga balta korruptive e pushtetit.

Kjo është e vetmja rrugë politike favorizuese.

Por a ka kohë lidërshipi i ri për përgatitjen elektorale?

Kjo duhet parë. Por në fakt, edhe nëse nuk a ka atë aftësia, sepse ka me vete forcën politike të entuziazmit të reformimit të PD që i jep mundësinë politikë të barazimit të situatës elektorale.

Çdo rrugë tjetër është falimentim tërësor politik i Partisë Demokratike, sepse reforma shqiptare është ingredienti kryesor i gjeopolitikës amerikane dhe perëndimore në përgjithësi, në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

Lidërshipi i PD-së me shenja korruptive, ose do te likuidohet ndërkombëtarisht me anë të Reformës në Drejtësi , ose me zhvillimin e zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e PD, akt ky, që për politikën perëndimore në veprim, është i barazvlefshëm me Reformën në Drejtësi.

19 komente në ““Çadra e bojkoti s’i prishin dot zgjedhjet. Lidershipi i PD do likujdohet ose nga reforma në drejtësi, ose nga mospjesmarrja më 18 qershor””

  1. thana says:

    Nuk paska brenda PD-se njerez te pakorruptuar? Pse nuk dalin Eduard Selami etj kunder Bashes e Berishes? Cdo minute eshte humbje kohe.

    1. fakti says:

      Pegj e thjeshte : Nuk ka .

      Te gjithe deputetet e PD jane te perzgjedhur nje nga nje prej Saliut .
      Jane te gjithe te kompromentuar me shkelje ligjore e akte kriminale,pasi vetem keshtu Saliu i kishte ne dore dhe mundej ti kontrollone ne çdo çast.
      Lulit mundet ti dalin “kundershtar” vetem nese Ai ( Saliu) jep OK, ndryshe s,kan shans .

    2. Kujtimi says:

      Thana ke shum te drejt. Ka njeres te mir edhe PD po eshte frika qe i ndalon. Frik kan jo nga Basha po nga BERISHA se ky i ben qe te bejn Aksident .PD DUHET TE THYEJ FRIKEN QE TE SHPETOI SHQIPERIA ,TE SHPETOI PARTIA DHE TE GJITH NJERZIT E MIR QE KA PD. KU JAN. SHEHI BREGU SELAMI JOZI ETJ
      THYENI FRIKEN SA ME PAR

  2. kozmo says:

    E gjitha trupa e PD duhet te dalin jashte loje , ata jane te gjithe te perlyer dhe idiote , Ky vend nuk ka me nevoje per ata dallkauke .
    Eshte nje nder i madh per Shqiperine ,qe kjo parti pranon te vetelargohet , si alternativa me e mire .
    Mbas wetingunt duhet te perballen me ligjin , mos te mendojne se dolen jashte loje dhe shpetuan .

  3. shpresa says:

    Bravo Ngjela! Fraza e fundit i thote te gjitha: likuidimi i Pd-se ne kete menyre eshte njesoj sikur ka vepruar reforma ne drejtesi mbi te. Duhet folur njerzeve te dalin te gjithe ne zgjedhje dhe te konfigurojne mazhorancen dhe opoziten ne keto zgjedhje. Te mos behen koalicione para zgjedhjeve per te matur potencialin e partive, pastaj pas zgjedhjeve sipas ligjeve te percaktohet mazhoranca dhe opozita se kane 26 vjet keta politkane na bluan shpirtin dhe kocken.

  4. Kuq e zi says:

    I nderuar thana
    Nuk dalin sepse pd ka kohe qe eshte uzurpuar qe nga dita e vrasjes se zef brocit me shoke…
    qe pd te mbijetoje si parti ka vetem nje rruge te zhduket kjo kupole dhe te kthehen dhjetoristet e debuar me dhune qe gezojne azil politik ne perendim per shkak te ksaj kupole mafioze

  5. kleptofagos says:

    Prit gomar, te mbije bar… se po vjen pranvera…

  6. Nora says:

    LUJ VENDIT MAJLINDA!!
    RRADHA JOTE!!ËSHTË DETYRË , JO QEF,!!
    ??????????????????????????

    1. DYPLLOMSHI says:

      ku je mer tak..ke pi sot er dreq qi paske dal tu pllit

  7. Ina says:

    AVOKAT,!
    Je ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️

    1. Lugati says:

      avokati i ka cu ment ndrejtim te paditur..yll po ca ylli

  8. Asus says:

    Basha eshte futur ne nje loje qe s’di as vete ku dhe si perfundon. Eshte thjeshte nje gur shahu qe e leviz Berisha dhe ndokush tjeter. Detyra e tij eshte: te kundershtoje me cdo cmim zhvillimin e zgjedhjeve. Kjo situate u leverdis vetem serbeve, grekve dhe rusve. Ata duhet ta kene skenarin e plote, prandaj perendimi nuk toleron. Prishet ballanca ne rajon.

  9. kodrasadikitk says:

    Opozita qyqare e mjerane e Lul Bashes ,u rreme dhe u bindem keqas per te ,mozamakeq qe opozita po tregohet destruktive ,destabilizuese e antikombetare !!!

  10. Crusader says:

    I qani hallin opozites, ne vend qe te merreni me qeverisjen. Zoti Avokat, meqenese jeni edhe Avokat, duhet ta dini se zgjedhje pa opoziten nuk njihen. Edhe ne vendet diktatoriale, perpiqen te krijojne nje far opozite sa per tu justifikuar. Prandaj avokat, leri lakrat qe shkruan te Tema si ushqim per militantet.

  11. pokeristi says:

    Spartak!E ke ndezur e ke bere flake.Fatkeqesisht nje pjese te mire intelektualesh, qe mund te ngrinin zerin, u eshte care daullja e veshit dhe si gjithmone s’i ndahen persheshit,Me shprese te zotit dhe te perendimit do vije dita e Agimit

  12. Arber Iliri says:

    Cvleresimi i lidershipit te PD ne planin nderkombetar eshte bere.Keta njerez tani po qe se qendrojne ne krye te PD, jo me pak se 5 vite jane te skartuar nga politika amerikane e europiane.E kane pothuajse te pamundur te rikuperojne gje tani, pas levizjes se cadres.Ne planin kombetar mospjesemarja ne zgjedhje i djeg perfundimisht.Rruga me idiote qe mund te ndiqej, vetem Salihu mund te ndiqte kete rruge.ka precedente, ne 97, 98, Gerdec e vrasje te bulevardit.Kjo eshte vazhdim i kesaj politike te cmendur.

  13. Opo Zita says:

    PD-ja nuk ka monopolin e opozites. Kur behen zgjedhjet, partia qe ka numrin me te madh te deputeteve dhe nuk eshte ne pushtet quhet opozite.
    Sa parti ka ne Shqiperi? Plot! Madje, nga PD-ja do ikin anetaret e do i bashkohen partive te tjera.

  14. albani says:

    Per shkruesin e ketij artikulli:
    Shkrim ky, dhe shkrimet e tjera jane mjaft te goditur juridikisht, politikisht dhe nga pikepamja e etikes.
    Cfare mendoj une, pervec te tjerave qe gjenden ne kete shkrim, eshte se Cadra u ngrit atyperaty, qe do te thote pamenduar mire, fillimin dhe aq me keq, perfundimin e saj. Tani Basha dhe Berisha, me mire Berisha dhe Basha (dhe ata qe jane mbrapa tyre), nuk e dine se cila do te jete e ardhmja e cadres se tyre. Te jete (aty ku eshte), apo te mos jete (aty ku eshte)!? Ja kjo eshte ceshtja! Por, Z. Avokat, nuk duhet harruar se dyshja BB, qellimin perfundimtar e jkane tek destabilizimi i vendit, pra ta kthejne vendin ne vitin 1997 dhe mundesisht te nise ndonje lufte civile, sepse edhe ky eshte premtimi qe ata u kane bere zoterinjve te tyre pertej kufijve te Shqiperise. Po, apo jo, kjo duhet te shtjellohet me hollesi nga ana juaj.

  15. fieraku NGA ferrasi says:

    Nga vlora
    O taku ke ik per lesh
    Lesh o taku lesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje