Deputeti i PD sulmon Ramën e Metën: E drejta e koalicionit humbi, por mos u mërzisni se…garoni tek e tek

19 Prill 2017, 11:33Politika TEMA

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka reaguar ashpër pas kërkesës së përbashkët të PS-LSI për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicionit në KQZ.

Me anë të një postimi në rrjetin social FB, ai e quan këtë një gallatë idioteske.

“Kjo eshte nje e drejte jo nje detyrim. Kaloi afati, humbet e drejta. Fundja mund te garojne tek e tek, pse merziten? Peshkun qe i qelb bishti ere mund t’ia shesin shqiptareve perseri bashke edhe pa koalicion ne zgjedhje”- shkruan ai.

Postimi i Bylykbashit ne rrjetin social:

Overdoze budallalleku juridik

Sot paskan dale PS dhe LSI e thone se do t’i kerkojne KQZ qe te shtyje afatin e regjistrimit te koalicioneve. Cfare gallate idioteske.

Eshte afat prekluziv! Nuk shtyhet! Pike! Kush ju pengon te regjistroheni si koalicion? Askush. Kjo eshte nje e drejte jo nje detyrim. Kaloi afati, humbet e drejta. Fundja mund te garojne tek e tek, pse merziten?

Peshkun qe i qelb bishti ere mund t’ia shesin shqiptareve perseri bashke edhe pa koalicion ne zgjedhje. Keta duan ta bejne Kodin Zgjedhor si ate paçavuren qe bene per “vitingun” ku nuk lane procedure e afat pa bere çorap aq sa nuk merret vesh me llumi qe kane sajuar.

Lodhu 10 vjet ne duke permiresuar Kodin me konsensus, lodhu ODIHR duke rekomanduar te qartesojme afatet. Te del Rama me Meten, e me nje shkrese me dy firma hedhin ne ere nje Kod me 84 vota. Te shohim nese KQZ do te kepuse ndonje kumbull doktrinare lapidare.

Mund t’u shkoje ne mend te nxjerrin nje akt normativ te KQZ qe kerkon 5 vota. Por KQZ nuk e ndryshon dot ligjin dhe afatet e tij edhe sikur te votoje me 7 vota unanime.

Megjithate, kur perfaqesuesit e qeverise i thane Gjykates Kushtetuese se me akt normativ ndryshohet Kushtetuta, mos u habisni qe ndokujt mund t’i shkoje ne mendje qe me akt normativ ndryshohet ligji.

Sugjerim per keta te PS-LSI: kerkoni nje shkrese mbeshtetese apo rekomandim per ndryshim afati andej nga ORMN (Oficina e Riparimit te Mjeteve te Ndertimit) se kane eksperience ne ndryshime afatesh kushtetuese e ligjore. Ia moren doren me “vitingun” kur i duhej Rames dhe ndryshuan afatet, rivendosen afatet, ndryshuan procedurat kushtetuese e ç’nuk rekomanduan.

5 komente në “Deputeti i PD sulmon Ramën e Metën: E drejta e koalicionit humbi, por mos u mërzisni se…garoni tek e tek”

  1. Ata tallin Menderet o Milet says:

    Sume e sakte , kaloi afati humbet e drejta ne pjesemarrje ne zgjedhje. Kjo eshte shkelje e ligjit kushtetutes dhe tregon edhe njehere qe SHQIPTARI nuk ka respekt per ligjin, ka alergji mund te themi. Per kete eshte pergjegjes kryesor Edvin Rama qe sipas ligjit nuk ka pse te jape doreheqje etj por qe mund te sillet me afatin e regjistrimit si ti doje menderja atij apo kukllave qe i shkojne pas.


    Po sikur edhe ne afatin tjeter nuk ndryshon pozicioni i PD? Jo vetem qe nuk respektuam te drejten ligjore por nuk zgjidhem asgje. Kjo eshte nje precedence e rrezikshme kur mendojme se tani Shqiperia do ndryshoje se do kete repsekt per ligjet dhe kushtetuten ne nje kohe qe realiteti flet ndryshe.


    Sido qe te veje kjo pune, PS nese hyn ne alenace me LSI , populi duhet ta shkkaterroje dhe shkel me kembe pushtetin e Rames.

  2. Maloku says:

    O BYylyk, sa i mencem je mer dreq,nuk e kemi ditur qe ne Durrsaket kemi ne gjirin tone nji jurist me fame boterore qe i jep men gjith…………………………… kenetes ne Durres ,Bravo djale ke me ec perpara do ta arri uren e Dajlanit.

  3. Albogenti says:

    Jam i majte por ketu mendoj se Bylykbashi ka te drejte. Parti Socialiste dhe LSI nuk duhej ta kishin nisur ate leter ne KQZ. Nese kane koqe duhet qe te shkonin ne zgjedhje. Stop budalliqeve dhe idese se PD do shkoje ne zgjedhje.

  4. kafe e hidhur says:

    te drejt ka..ligji eshte ligj e respektohet..cuditerisht bylykbashi ka te drejte.smund te detyrosh ke sdo te hyj ne zgjedhje te hyj me zor..zoterinje ka afate,respektojeni ligjin se do tua quajne zgjedhjet te pa ligjshme nga shkeljet tuaja

  5. Fatosi-kosove says:

    Me kujtohet kur para disa vitesh Namik Dokle thoshte se sa te jete sali berisha kryetar i PD-s,PD-ja do te jete tere jeten nje opozite e dobet dhe e qoroditur,se del keshtu vertet nuk e kam besuar,por tash me bindje e them se sa te jete kjo klike sikur ti kishte bere nje dose (dosa eshte nena e derrave) PdD jo vetem eshte e qoroditur por edhe e paafte te merret me veetn e elre me em shtetin,kane ngelur ne rrjetet sociale duke u marre me Ramen,ndoshta se i ka lene Lazarati,ndoshta se ka kater ite qe skan varre njeri,ndoshta se kane humbur shume biznese bashk me pushtetin,por nje gje dihet se si bylykbashi si dy kryetaret si te tjeret ne ate qader jane njerzit me te ndyre qe ka vendi dhe si te tille do ta njollosin tere jeten vendin dhe kombin,prandaj duhet reforma ne drejtesi qe para se te pllasin te mendohen mire,vetem krimineelt mendojne se jane me te miret ne bote dhe vetem ata kane te drejte te qeverisin,vrasin,dhunojne,e bylykbash po shume posht ke rene,turp per gjithe ata shqiptar qe u vijne pas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje