Fluturimet ‘low cost’, çudia me fluturimet nga Tirana

19 Prill 2017, 16:33Sociale TEMA

Nëse në çdo vend të botës fluturimet me kompani që ofrojnë shërbimin “low cost” janë të papërfillshme, Shqipëria është vendi i parë që prish logjikën e këtij shërbimi.

Jo më larg se dy javë më parë, u prezantua linja me çmime të ulëta Tiranë – Budapest – Tiranë, ku u premtua se biletat nuk do të kushtonin më shumë se 20 euro për një destinacion, ose 40 për biletat vajtje – ardhje.

Por nuk ka ndodhur kështu.

Për 30 ditët në vazhdim, një biletë Tiranë – Budapest mund ta gjesh nga 30 deri në 60 euro, por për t’u kthyer nga Hungaria në Shqipëri, nuk gjen biletë më të lirë se 60 euro, apo 18 mijë forinta.

Çmimi shkon edhe deri në 110 euro për fluturimet Budapest – Tiranë. Bileta që janë jashtë logjikës “low cost”, ofron edhe linja Transavia, e prezantuar disa ditë më parë për fulturimet Tiranë – Amsterdam.

Bileta më e lirë është 86 euro dhe në ditët e tjera çmimi rritet duke shkuar në 170, apo edhe 250 euro, raporton TV Klan.

Të njëjtat çmime ofrojnë edhe kompani të tjera, të cilat nuk janë “low cost” dhe kanë shërbime me të tjera standarde.

Linjat e Wizz Air kanë çmime për biletat vajtje – ardhje 40 deri në 60 euro për nisjet nga Shkupi dhe Prishtina.

Në Shqipëri, mësohet se shkak i çmimeve të larta janë taksat e Aerportit të Rinasit, të cilat janë më të shtrenjta se në Shkup, Prishtinë, Podgoricë apo Beograd.

Në këtë mënyrë, këto taksa kanë arritur të infektojnë brenda një kohe të shkurtër edhe logjikën e “low cost”, kompanive të krijuar posaçërisht për të konkurruar me çmime të ulëta.

12 komente në “Fluturimet ‘low cost’, çudia me fluturimet nga Tirana”

  1. Vlonjat says:

    Menyra me e mire per ti ulur keto taksa jane te mos fluturosh nga Rinasi. Po ta bojkotojne Shqiptaret Rinasin keni per te pare se si ulen taksat.

    1. albaniafirst says:

      Menyra me e mire eshte qe Qeveria te uli taksat dhe te mos beje shume llafe

      1. Enter''' says:

        Rinasi nuk është qivirija more AllvanosFirst.

    2. Emigrant says:

      Thua ti keshtu, po hajde thuaja pordhaceve qe kane bere dy leke ne Angli dhe shesin tangerllek prej katunari duke udhetuar edhe me business class.
      Emigrantet qe vijne nga Italia nuk kane cfare te bejne te shkretet se nuk do I bien anes a anes per te shkuar ne Tirane.

    3. RRUSPIJA RIPJELLJES says:

      e vetmja menyre esht..dy aeroporte ne jug. nje ne veri..dhe bohen 4..vetem kshu i capto kto grbitqaret e rinasit

  2. Kellira says:

    Duhet Enveri qe te fuse ne burg Fatos Nanon per koncensionin e aereoportit.
    Prisni te kalojne 25 vjet.
    Nese ajo kontrate nuk ka ndonje klauzole qe e zgjat deri 99 vjet…

  3. Samiu says:

    Ne fakt shqiptaret jane duke paguar akoma per Nanon … aeroporti edhte nje afer i paster korupsioni, si shume te tjera…

  4. GjergjZ says:

    po pse nuk hapin aeroportin e Kukesit keta injorantet

  5. enter"" says:

    Normale qe cmimet do jene te larta per nje linje qe nuk frekuentohet ne nivele te larta nga Shqiptaret.
    Low cost duhet bere me Italine, e gjermanine.

    1. Janullatos pisoglentis says:

      Edhe me Gërqinë vre pedo i janullkës

  6. tironsi says:

    Menyra me e mire eshte: ik pirdhu Rinas!!
    Sa te mendohet Rinasi, une dhe familja ime kemi kryer tashme mbi 7 fluturime vajtje ardhje na Podgorica dhe Shkupi.
    I shtoni edhe ndonje blerje dhe pazar andej, dhe me plot gojen del “ik pirdhu Rinas”!!

  7. Ardi Mamurrzaku says:

    Jam dakord me vlonjatin,mos te udhetojme me nga rinasi!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje